Kina nxit integrimin e teknologjisë dhe të ekonomisë
  2016-02-24 16:53:21

Qeveria kineze ka përkrahur gjithmonë krijimin e risive tekniko-shkencore, por rezultatet nuk kanë qenë shumë të spikatura. Për këtë arsye, në një mbledhje të vet të zhvilluar të martën, Këshilli i Shtetit ka përcaktuar politikat mbështetëse për arritjen e rezultateve në fushën teknologjike dhe për nxitjen e integrimit të teknologjisë dhe të ekonomisë. Mbledhja vendosi që të nxitet krijimi i institucioneve tekniko-shkencor dhe që universitetet t'ua transferojnë arritjet e tyre teknologjike kompanive ose organizatave të tjera, nëpërmjet shitjes, dhënies së lejes ose investimit, duke përcaktuar një sërë politikash për të rritur interesin për inovacion. Kështu, transferimi i arritjeve teknologjike nuk do të ketë nevojë të marrë miratimin e qeverisë. Po ashtu, të gjitha të ardhurat nga transferimi i teknologjisë do t'i përkasin institucionit tekniko-shkencor dhe stafit të tij, për të inkurajuar punën kërkimore-shkencore. Përveç kësaj, transferimi i arritjeve teknologjike do të përfshihet në vlerësimin e performancës së universiteteve dhe të institucioneve kërkimore-shkencore. (Fang Xiaoyu/Artan Goga)