"> Samsung Electronics zbulon modelin Galaxy S7<IMG border=0 src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Samsung Electronics zbulon modelin Galaxy S7
  2016-02-24 16:50:34

Gjiganti i teknologjisë Samsung Electronics zbuloi të dielën e kaluar në Barcelona telefonin celular të fundit të serisë Galaxy S.

Edhe këtë herë, Samsung-u prezantoi dy versione, atë Galaxy S7 me ekran 5.1-inç dhe Galaxy S7 edge me ekran 5.5-inç, ku përfaqësuesit më në zë të industrisë së pajisjeve elektronike janë mbledhur për Kongresin Botëror të Lëvizshmërisë (Mobile World Congress).

Kreu i divizionit të celularëve i Samsung-ut, Koh Diong Jin, prezantoi modelin e ri dhe foli për vlerën e gjigantit të teknologjisë: "Sfiduese, bashkëpunuese dhe duke u përmirësuar."

"Është një nder i veçantë të jem pjesë e kësaj ceremonie, ndërsa ne hedhin këtë hap të madh përpara dhe përfshihemi në një përvojë të re," shtoi ai.

Kompania gjithashtu prezantoi kamerën e parë me rreze 360 gradë, modelin Gear 360. Kjo kamera mund të shkrepë fotografi apo të regjistrojë video në një rreze prej 360 gradësh dhe t'i ngarkojë ato menjëherë në platformën Facebook dhe YouTube.

Nga ana tjetër, themeluesi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, lajmëroi një marrëveshje bashkëpunimi me Samsung-un për të përmirësuar siç tha ai, përvojën e përdoruesve: "Sot, falë bashkëpunimit midis Samsung-ut dhe Facebook-ut, kjo gjë është tani e mundur, kjo ditë ka arritur dhe asgjë nuk do të ishte e mundur për të arritur rezultate të kësaj shkalle pa përvojën e Samsung-ut për ndërtimin e pajisjeve dhe sistemeve të tyre dhe bashkuar kësaj eksperiencën e Facebook-ut dhe padyshim teknologjinë e Oculus-it," tha ai.

Drejtori ekzekutiv i kompanisë Jean-Daniel Ayme i tregoi agjencisë Reuters të rejat e modelit të ri të serisë S7.

"Në ketë telefon kemi vendosur një teknikë e cila ishte e pamundur për t'u vendosur në modelin S6 që lidhet me rezistencën ndaj ujit, ndaj ky model i reziston ujit dhe kjo vjen falë investimeve të mëdha në fushën e kërkimit dhe të zhvillimit dhe ne ia arritëm qëllimit pa e dëmtuar projektimin e pamjes së jashtme."

Më herët analistët thanë në prag të aktivitetit në Barcelona se shumica e financimeve në fushën e kërkimit dhe zhvillimit kishin shkuar për pajiset e tjera dhe jo për celularët, pasi këta të fundit ishin bërë të padallueshëm nga njëri tjetri.

"Ashtu si çdo herë që sjellim një telefon të ri në treg ne i dëgjojmë dëshirat e konsumatorëve, sjellim atë që njerëzit duan në të vërtetë. Për shembull modeli S6 ka kamerën më të mirë në botë, por ne menduam se mund të bënim më mirë se kaq ndaj dhe në modelin e ri kemi shtuar cilësinë si në rastin e përdorimit të ndriçimit gjatë ditë ashtu dhe të përdorimit të ndriçimit gjatë natës, ndaj kamera e këtij telefoni mundëson fotografi me të njëjtën cilësi gjatë natës si ato të ditës dhe ky është një përparim shumë i madh dhe një arrije, të cilën ne mund tua japin përdoruesve tanë," shtoi Ayme.

Modeli Galaxy S7 nuk ka ndonjë funksion të ri, ndaj analistët dhe investuesit presin që rritja e të ardhurave të ngadalësohet në tregun e celularëve. Gjatë Kongresit Botërore të Lëvizshmërisë vetëm prodhuesit kinezë, Huawei dhe Xiaomi njoftuan rritje të vazhdueshme të të ardhurave.

"Të gjithë ne besojmë se konkurrenca është e mirë, konkurrenca është e shkëlqyer, është pikërisht ajo që na shtyn ne të shkojmë drejt përmirësimit për t'ju ofruar përdoruesve celularë më të mirë, më shumë mundësi zgjedhjeje, ndaj ne nuk i trembeni konkurrencës, ne e dashurojmë atë pasi na ndihmon të shkëlqejmë, të krijojmë dhe t'i zgjerojmë kufijtë tanë," tha Ayme.

Në të tjera zhvillime nga Kongresi Botëror i Lëvizshmërisë:

Kompania Ericsson, e njohur si prodhues botëror i pajisjeve të telekomunikacionit, tha në Kongresin Botëror të Lëvizshmërisë të hënën se brenda pesë viteve të ardhshme plot 150 milionë konsumatorë do të kenë qasje në internetin e gjeneratës së pestë, 5G.

Nokia nga ana tjetër tha se kjo gjë mund të ndodhë që vitin e ardhshëm, shumë përpara formalizmit të standardeve 5G.

"5G-ja do të bëhet realitet shumë shpejt. Kjo mund të jetë surprizë për shumë prej jush," u shpreh shefi ekzekutiv i Nokias, Rajeev Suri gjatë Kongresit.

Ky ndryshim objektivash mes dy kompanive ngjall dyshime mbi atë se çfarë kompanitë konsiderojnë si 5G.

"Gjenerata e pestë e rrjeteve të transmetimit nuk do të ketë ndonjë ndikim për konsumatorët të paktën në pesë vitet e ardhshme," u shpreh një analist i Forrester, Thomas Husson. "Historia e rrjeteve 3G dhe 4G dëshmon se shërbimet e para tregtare të rrjeteve 5G nuk i përkasin kësaj dekade."

Objektivat e Ericsson-it janë më të prekshëm. "Shpresojmë se në 2021 do të jenë të paktën 150 milionë përdorues të shërbimeve 5G," tha shefi ekzekutiv i kompanisë Hans Vestberg. Rrjetet aktuale 4G janë në gjendje të ofrojnë komunikim me video HD por që askush nuk mund të përcaktojë atë çfarë do të thotë 5G në realitet.

Sipas tij rrjetet e gjeneratës së katërt do të kenë hapësirë të mjaftueshme edhe për disa vite dhe aktualisht numërohen 1 miliard përdoruesve të shërbimeve 4G.