"> Sfidat e fëmijës së dytë dhe kapacitetet spitalore<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Sfidat e fëmijës së dytë dhe kapacitetet spitalore
  2016-02-23 16:48:32

Qendrat spitalore kudo në Kinë presin rritjen e numrit të lindjeve, pas miratimit të politikës së 2 fëmijëve. Por sipas ekspertëve të shëndetit një numër të madh të shtatzënave pritet ta zenë gra të moshës 35 vjeçare. Pas hyrjes në fuqi të politikës së re të planifikimit familjar prej 2 fëmijësh rreth 90 milion gra në Kinë, gati sa e gjithë popullsia e Gjermanisë, bëjnë pjesë në grupin e nënave që mund të kenë fëmijën e dytë. Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë dhe Planifikimit Familjar ka njoftuar se 60% të numrit të 90 milion grave do ta përbëjnë ato që i përkasin grupmoshës 35 vjeç. Por kjo moshë e nënës parashikon një shtatzani që ka nevojë për më shumë kujdes shëndetësor përsa i përket jetës së nënës dhe të foshnjes.

Komisioni bën të ditur gjithashtu se po hartohet një udhëzues për grate shtatzëna që të drejtohen edhe në spitale të tjera, pasi ato të nivelit të lartë tashmë e kanë realizuar numrin e pritshëm, të rezervuar.

Autoritetet spitalore në mbarë Kinën po planifikojnë përmirësimin e trajtimit të urgjencës, të reparteve të lindjes, apo dhe të rasteve të lindjeve me komplikacione, si dhe bashkëpunimin mes qendrave spitalore të specializuara për lindjet.

Punonjësi i sektorit të shërbimit pranë Spitalit Obstetrik-Gjinekologjik të Pekinit, Chao Wei, duke folur për median vendëse ka theksuar se qysh nga janari në spital funksionon shërbimi i mbrëmjes për vizita dhe takime mjekësore nga ora 17.00-20.00 dhe kjo masë është marrë për përballimin e fluksit të grave shtatzëna. Chao shton se drejtoria e spitalit ka planifikuar shtimin e numrit të mjekëve obstetër, gjinekologë dhe pediatër këtë vit, si dhe të numrit të shtretërve për të porsalindurit nga 30 në 60.

Ndërsa Liu Wenjing, menaxhere e marketingut pranë Spitalit "Familja e bashkuar" të Pekinit thotë se qysh nga nëntori i vitit të kaluar është rritur ndjeshëm numri i grave shtatzëna që kryejnë vizita apo shtrohen në spital. Për këtë qëllim janë shtuar oraret e vizitave, shtretërit dhe dhomat e vizitave.

Jo vetëm në kryeqytetin Pekin por edhe në Shijiazhuang, të provincës Hebei, apo në provincat Guangzhou e Guangdong qendrat spitalore po përgatiten për shtim të numrit të lindjeve dhe të traktimeve mjekësore të nënave dhe foshsnjeve.

Komisioni i Shëndetësisë dhe Planifikimit Familjar i Bashkisë së Pekinit raporton se numri i grave që pritet të lindin fëmijën e dytë, pas vendimit për politikën e dy fëmijëve është rritur 2.36 milion dhe kjo kurbë do të jetë në rritje deri në vitin 2021. Numri i përgjithshëm i shtretërve në spialet obstetrike të Pekinit vitin e kaluar ishte 5,000.Në disa qendra të tjera spitalore përdorimi i sektorit obstetrik është rritur me 108%, që do të thotë se shtretërit në departamentin obstetrik të tyre çdo ditë janë të zenë dhe madje shtohen shtretër për tiu përgjigjur kërkesave në rritje. Komisioni ka planifikuar dhe udhëzime për grate shtatzëna që të zgjedhin spitalet e vogla për lindjen e fëmijës apo dhe trajtimin gjatë shtatzanisë për të përballuar fluksin e madh në spitalet e mëdha. Për ti paraprirë rasteve të rënda të lindjeve apo atyre emergjente edhe spitalet me kapacitet më të vogël po marrin masa për shërbime të tilla shtesë. Në vitin 2014, niveli i vdekshmërisë të grave shtatzëna ishte më pak se 22 në 100,000, krahasuar me 30 per 100,000, që ishte në vitin 2010, si dhe në 2014 është shënuar një rënie e vdekshmërisë së foshnjave në më pak se 9- në 1,000. Këto nivele janë të krahasueshme me ato të vendeve me të ardhura të mesme dhe të larta, deklaron specialist i Komisioni Kombëtar të Shëndetësisë dhe Planifikimit Familjar Yang Wenzhuang.(Eda Merepeza)