">Agjërimi i lehtë, një prirje e re në botë<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Agjërimi i lehtë, një prirje e re në botë
  2016-02-19 17:36:50

Agjërimi i lehtë po bëhet gjithnjë e më i preferuar në botë, veçanërisht pas shfaqjes së dokumentarit të BBC-së me titull "Agjërimi dhe jetëgjatësia".

Por çfarë është në të vërtetë agjërimi i lehtë?

Përgjegjësi i departmentit të ushqyerjes pranë Qendrës Spitalore të Pekinit " Union College", Chen Wei na flet për agjërimin e lehtë.

Koncepti i agjërimit të lehtë nuk duhet të lidhet me agjërimin e rreptë dhe atë të plotë. Kjo metodë agjërimi është tepër e veçantë dhe në të përfshihen dy forma të preferuara:

"Agjërimi 5 me 2"

Së pari, humbja e peshës nëpërmjet agjërimit "5 me 2", e propozuar nga profesori Mark Mattson. Ai këshillon se dy ditë në javë duhet të zbatohet agjërimi i lehtë. Kjo kryhet nëpërmjet konsumimit të ushqimeve me pak kalori dhe në sasi të vogla, kryesisht fruta dhe perime. Ndërsa në 5 ditët e tjera të javës ju mund të konsumoni ushqimin e zakonshëm.

"Agjërimi i alternuar"

Humbja e peshës trupore nëpërmjet agjërimit të alternuar është propozuar nga dietologia Krista Varady. Sipas saj një ditë ju mbani agjërim të lehtë, ndërsa ditën pasuese rikthehen në dietën e zakonshme.

Përse agjërimi i lehtë pati aq shumë jehonë në publik pas dokumentarit të BBC-së?

Profesori Chen Wei tha se në kohët e sotme shumë njerëz kanë provuar dieta ekstreme për rënien nga pesha, si agjërimi i rreptë për një periudhë të gjatë. Në librat e lashta të mjekësisë kineze flitet për agjërimin e rreptë dhe rezultatet gati magjike të tij. Por këto metoda duhet të zbatohen në ambjente të posaçme dhe kur njeriu izolohet nga ambjenti rrethues dhe e kombinon agjërimin me ushtrimet e frymëmarrjes.

Në shoqërinë e sotme, njerëzit në përgjithsëi përjetojnë stresin e punës, të studimit, të kërkesave të shumta shoqërore dhe familjare, ndaj kryerja me sukses e agjërimit të rreptë është pothuajse e pamundur. Por nga ana tjetër, agjërimi i lehtë është më i zbatueshëm. Pas dy ditëve me dietë normale, mund të pasojë një ditë agjërim i lehtë ushqimor. Gjatë ditës së agjërimit të lehtë, mjeku këshillon konsumimin e ushqimeve me 600 kalori për meshkujt dhe 500 kalori për femrat. Ju mund ta përballoni me sukses urinë gjatë ditës së agjërimit të lehtë, por dita që pason do të jetë me ushqim të zakonshëm. Agjërimi i alternuar ndikon në zvogëlimin e sinjaleve të urisë në drejtim të trurit, të cilat ndodhin në jetën e përditëshme.

Si shpjegohet shkencërisht agjërimi i lehtë ? A mund të garantohet siguria e agjërimit të lehtë?

Profesori Chen Wei thotë se mbipesha është bërë një problem publik global. Kontrolli i peshës duhet të realizohet nëpërmjet ndërhyrjeve. Në kohët e sotme, ndërhyrjet më të efektshme janë ato që realizohen nga shumica e atyre që i zbatojnë ato. Prandaj, agjërimi i lehtë është më i zbatueshëm dhe ka efekte të dukshme. Për këtë arsye shkencëtarët nisën studimin e teorisë së agjërimit të lehtë. Sipas eksperimenteve laboratorike ndaj kafshëve ata zbuluan se agjërimi i alternuar ose agjërimi i lehtë mund të kryhet për një periudhë të gjatë. Janë publikuar qindra teza mbi teorinë, efektet dhe bazat shkencore të agjërimit.

Sipas studimeve shkencore, agjërimi i lehtë ndikon në rënien nga pesha, përmirëson nivelin e sheqerit dhe të yndyrës në gjak, etj. Madje disa studjues janë të mendimit se agjërimi i lehtë mund të pakësojë rreziqet e tumorit. Për këtë arsye agjërimi i lehtë konsiderohet një dietë e shëndetshme.

Një tjetër problem është ai i sigurisë së agjërimit të lehtë. Si ndikon ai në organizmin tonë ? Gjatë agjërimit të lehtë ju mund të konsumoni 3 vakte ushqim por të pakësoni masën e ushqimeve. Kjo mënyrë të ushqyeri nuk shkakton dëme në organizëm siç ndodh në rastet e agjërimit të rreptë dhe të pandërprerë. Brenda trurit lëshohen sinjalet e urisë dhe të ngopjes. Për këtë arsye shumë njerëz nuk janë në gjendje të mbajnë agjërim të rreptë për një periudhë të gjatë, për shkak të stimulimeve të sinjaleve të urisë. Ndërsa agjërimi i lehtë mund të shmangë sinjalet e urisë, ndaj dhe shumë vetë mund ta përballojnë me sukses këtë sfidë të vogël urie.

A mund ta mbajë çdo njeri agjërimin e lehtë?

Sipas profesorit Chen Wei, agjërimi i lehtë mund të provohet nga shumica e personave që dëshirojnë të bien nga pesha. Ai thekson se njerëz që vuajnë nga sëmundje të rënda të veshkave, diabeti etj duhet të këshillohen me mjekun para mbajtjes së agjërimit të lehtë. Edhe personave shumë mbipeshë u këshillohet të jenë të kujdesshëm gjatë mbajtjes së agjërimit të lehtë.

Mjeku Chen Wei thekson se fëmijët, të moshuarit mbi 70 vjeç, gratë shtatzëna dhe nënat që ushqejnë fëmijët me gji duhet të këshillohen me mjekun para se të nisin agjërimin e lehtë.

Profesori Chen Wei tregon se e ka mbajtur edhe vetë agjërimin e lehtë për një periudhë shumë të gjatë. Kur nisi të vuante nga mbipesha ai mbante agjërim të alternuar për një periudhë 2-3 javore. Në ditët me dietën e agjërimit të lehtë, ai ndiqte këtë dietë

Mëngjesi- një vezë dhe një gotë qumësht pa yndyrë

Dreka- perime, arra, 50 gr mish pa yndyrë.

Darka- 250 gr perime, 50 gr oriz ose bukë.

Profesori Chen këshillon se nëse ndjeni uri mund të pini ujë. Kjo dietë mbahet një ditë dhe të nesërmen i riktheheni ushqimit normal. Por kujdes ! Në ditën e agjërimit të lehtë duhet të hiqni dorë nga ëmbëlsirat, pijet alkoolike, të gazuara si dhe nga të ushqyerit në restorante.

Profesori Chen Wei tregon se pas zbatimit të agjërimit të lehtë ai humbi 1-2 kg për 2-3 javë. Sipas tij sfida më e madhe është ndjenja e urisë, veçanërisht në javën e parë të agjërimit. (Xu Guang)