"> Fshati Dacan dhe 7 statujat e Budës<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Fshati Dacan dhe 7 statujat e Budës
  2016-02-18 16:47:57

Fshati Dacan dhe 7 statujat e Budës

Fshati Dacan në kontenë Yu të provincës Shanxi njihet edhe si "Pallati Potala i Shanxisë", për shkak se me një histori 500 vjeçare është ndër fshatrat me ndërtesa unike tradicionale. Aktualisht në Dacan jetojnë 17 familje, ku banori më i vjetër është një 86 vjeçar, ndërsa më i riu një 50 vjeçar. Në dinamikën e urbanizimit të Kinës edhe banorët e këtushëm janë shpërngulur drejt qyteteve të mëdha, ndërsa ata që kanë mbetur jetojnë thjeshtë, duke u marrë me punët e ditës kryesisht në blegtori.

Fshati Dacan shtrihet në prehërin e maleve ndaj vendësit e quajnë " Pallati Potala në male", ku dallohen shtëpitë dykatëshe të ndërtuara me gurë. Për shkak të kësaj strukture ndërtimi shtëpitë e këtushme janë të ngrohta në dimër dhe të freskëta gjatë verës.

Historia e fshatit Dacan

Të dhënat zyrtare thonë se fshati ka një moshë 500 vjeçare, por banorët e tij pretendojnë se ai ka ekzistuar qysh në sundimin e perandorisë Wei të Veriut, pra 1480 vjet më pare. Në fakt këtë moshë datojnë shpellat Datong Yungang të fshatit.

Trashëgimia kulturore e fshatit, bazuar në të dhënat e zbuluara dëshmon ekzistencën e një tempulli të madh me 7 statuja të gurta të Buddhave, ku njera prej tyre ka qenë e gdhendur me një datë që i përket 810 vjetëve më pare.

Ndërsa një statujë tjetër e Buddhës ka të gdhendur "Viti I 2-të i Weit të Veriut", që i përket njëperiudhe 1500 vjet më pare. Ekspertët janë të mendimit se fshati Dacan ka ekzistuar qysh në atë periudhë.

Ka shumë legjenda për fshatin Dacan dhe të parët banorë të tij. Thuhet se për të shmangur një fatkeqësi këtu është strehuar familja e një zyrtari me emrin Ma, që i ka shërbyer perandorisë. Legjenda thotë se pikërisht kjo familje ndërtoi shtëpitë e para të fshatit. Më pas fshati u shkretua. Ndërsa gjatë sundimit të dinastisë Ming, 3 vëllezër Han së bashku me familjet e tyre mbërritën në kontenë Yu. Për shkak të mosmarrëveshjeve mes tyre vëllezërit vendosën të ndaheshin dhe njeri u ngjit të jetonte në mal, ndërsa më i riu gjeti rastësisht këtë fshat ku dhe u vendos me familjen e tij.

Shtëpitë karakteristike të fshatit Dacan

Ato janë ndërtuar pranë malit dhe pjesa më e madhe me gurë. Përveç pjesës së bodrumit shtëpitë ngrihen në dyapo tri kate. Ky është një fshat i gurtë, ndërtimi i të cilit është bazuar sipas rregullave të "Feng Shui". Edhe rrugët e brendëshme të fshatit janë të shtruara me pllaka guri. Në brendësi të fshatit, për shkak të terrenit të thyer malor nuk mund të rriten pemë, por në hyrje të tij ndodhet një pemë gjigande 500 vjeçare, e rritur në gur. Në fshatin Dacan si mbrojtës të tij janë 7 statuja të Buddhës, të madhësive të ndryshme.

Lajm kulturor

Duke e çuar në rreth 3.03 miliardë juan (461,2 milionë dollarë) arkëtimin e të ardhurave gjatë pushimeve të Festivalit të Pranverës, industria kineze e filmit ka shënuar një rekord të ri. Mjafton tu referohemi statistikave të vitit të kaluar dhe shohim rritjen, pasi në 2015 këto të ardhura ishin 1.88 miliardë juan,raporton China Business News.

3 filma kanë dominuar rritjen e të ardhurave nga arkëtimet nga 7 deri më 13 shkurt të këtij viti dhe ata janë komedia e Stephen Chow "The Mermaid" me arëtim prej 1.47miliard yuan, filmi "From Vegas to Macau III " me 688.66 milion yuan dhe "The Monkey King 2" me të ardhura prej 657.79 milion yuan.

Sipas listimit të China Business News në vend të katërt për sa i përket arkëtimeve të këtij viti të ri kinez renditet filmi i animuar, bashkëprodhimi kino-amerikan "Kung Fu Panda 3" me 147.69 milion yuan, i ndjekur në vend të pestë nga një film tjetër i animuar "Mr. Nian " me 31.22 milion yuan. Tashmë është një traditë në Kinë që gjatë Festivalit të Pranverës sallat moderne të kinemave të tërheqin një publik të moshave të ndryshme, të cilët përveç gëzimit familjar kalojnë pushimet edhe duke ndjekur filma të rinj të kinemasë kineze dhe të huaj. (Eda Merepeza)