">A duhet të heqim dorë plotësisht nga konsumi i mishit?<IMG border=0 src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
A duhet të heqim dorë plotësisht nga konsumi i mishit?
  2016-02-05 16:43:13

Vitin e kaluar u publikuan shumë lajme negative për konsumatorët që pëlqejnë mishin. Në fund të tetorit, Agjencia Nëdrkombëtare e Studimeve mbi Kancerin (ASKN) pranë Organizatës Botërore të Shëndetësisë(OBSH) bëri një raport, ku klasifikoi proshutat dhe sallamet si shkaktaret kryesore të kancerit, duke i renditur përkrah duhanit, etj. Përveç kësaj, mishi i kuq (mish viçi, derri, qengji) është futur në listën e shkaktareve në vendin e dytë që rrezikojnë shfaqjen e kancerit. Më vonë, në Paris, OKB-ja mbajti një konferencë mbi ndryshimin e klimës, ku përmendi disa herë kafshët si një nga burimet e rëndësishme të gazit serë. Disa specialistë madje kanë arritur deri aty sa të propozojnë ngritjen e tarifave të produkteve të mishit për të frenuar konsumin e tij.

A duhet të heqim plotësisht dorë nga konsumi i mishit?

Së pari, shkenca ka publikuar disa herë teori se konsumi i produkteve të mishit mund të shtojë rreziqet e prekjes me kancer. Është analizuar shumë qartësisht arsyja e rritjes së rreziqeve të kancerit. Shpjegohet me fjalë të thjeshta, gjatë procesit të marinimit, tymosjes, fermentimit dhe të trajtimit antiseptik të mishit, lindin substanca kimike si nitrosaminë, benzopireni etj, të cilat mund të shkaktojnë reagime kimike me ADN-në e njerëzve, duke rritur rreziqet e kancerit. Për të ulur rreziqet e kancerit nga produkte të mishit, shumë vende kanë hartuar ligje dhe rregulla për parandalimin e përdorimit të kimikateve, për "zbukurimin" e prodhimeve të mishit.

Së dyti, pasi zbulojmë se shtesat kimike të produkteve të mishit janë arsyet e rreziqeve të kancerit, mund të përpiqemi për shmangien ose uljen e përdorimit të tyre. Por, ky mund të mos jetë një lajm i mirë për mishdashësit. Megjithëse ekzistojnë shumë prova të pavërtetuara të lidhjes së rrezikut të kancerit nga konsumi i mishit të kuq. Tani ekzistojnë shumë polemika për këtë teori. Disa shkencëtarë janë të mendimit se vetëm mishi i viçit rrit rrezikun e kancerit, për shkak të ndonjë kimikati në të. Por këto janë vetëm hipoteza të pakonfirmuara.

Së treti, raporti i OBSH-së nuk ka klasifikuar nivelin e dëmeve që sjell mishi i kuq apo produktet e tij. Për shembull, produktet e mishit dhe duhani janë klasifikuar në të njëjtën nivel, për shkak të konfirmimit të rreziqeve të tyre. Por ekziston diferencë e lartë tek dëmet konkrete të tyre. Afro 86% të kancerit të mushkërisë lidhet me konsumin e duhanit. 19% e të gjitha kancereve vijnë nga duhani. Por, produktet e mishit shkaktojnë vetëm 21% të kancerit të aparatit tretës dhe 3% të kancereve në përgjithësi.

E thënë më thjesht, çdo vit afro 1 milion njerëz vdesin nga kanceri i shkaktuar nga duhani, por vetëm 34 mijë persona vdesin nga kanceri që lidhet me produktet e mishit.

Së katëri, duhet të analizojmë jo vetëm dëmet e produkteve, por edhe ndikimet pozitive të tyre. Mishi i kuq është një ushqim me vlera të larta pasi ai përmben proteina, hekur etj. Një person i rritur duhet të konsumojë çdo ditë të paktën 50 gramë proteinë, që i fiton nga konsumi i 200 gramëve mish viçi me 407 kalori. Nëse plotësojmë këto proteina nga veza, duhet të konsumojmë të paktën 9 vezë me 566 kalori. Fasulet janë një ushqim i mirë proteinik për vegjetarianët. Duhet të konsumojmë 600 gramë fasulë me 762 kalori për ta plotësuar nevojën ditore për proteina.

Përveç kësaj, cilësia e proteinave tek mishi i viçit është më e lartë, pasi përmban të gjitha aminoacidetet e nevojshme të trupit dhe një shpërndarje të përshtatshme të tyre. Mishi i viçit përmban shumë elemente gjurmë si hekur e zink, si dhe dy vitamina të rëndësishme B6 dhe B12, të cilat mungojnë në shumicën e ushqimeve vegjetariane. Nëse një person nuk konsumon mish të kuq për shkak të frikës nga kanceri, ai mund të përballet me problemin e mungesës së materialeve ushqyese. Kur një person redukton konsumin e mishit, ai mund të konsumojë më shumë ushqimet e ëmbla, duke shkaktuar probleme akoma më të rënda.

Po cili është ndikimi i bagëtisë ndaj mjedisit. Sipas raportit të OKB-së, afro 1/3 e tokës së kultivuar shpërdorohet për bagëti, e cila shkakton 15% të gazit serrë. Shumica e këtij gazi vjen nga stomaku i lopës. Prodhimit të 1 kilogrami mish viçi i nevojitet 15.5 mijë litra ujë, sa sasia e një pishine të vogël. Ushqimit të derrit i nevojitet vetëm gjysma e foragjereve në krahësim me atë të lopës. Ushqimit të pulës vetëm gjysma e foragjereve që nevojiten për derrin. Nëse vlerësojmë vetëm me këndvështrimin e gazit serrë, ushqimi i shpendëve është më i mirë se ushqimi i derrit apo i lopës dhe i qengjit.

Nga ana tjetër, bagëtia ka disa elemente shumë të favorshme për mjedisin. Një tokë nuk është e përshtatshme për mbjelljen e bimëve bujqësore, por mund të përdoret për bagëti.

Përveç kësaj, mbetjet e bimëve bujqësore si kashta, krunde etj mund të shërbejnë për ushqyerjen e viçit. Derri dhe pulat mund të ushqehen nga mbetjet e ushqimit të njeriut. Prandaj, edhe kafshët kanë rëndësi për njerëzimin.

Si përfundim themi se pakësimi i konsumit të mishit mund të favorizojë mjedisin, por s'mund të heqim dorë plotësisht nga konsumi i mishit. Nëse dëshironi pakësimin e tij, është më e shëndetshme që të ulet konsumi i produkteve të mishit si sallam, proshutë etj. (Xu Guang)