"> Sa kafeinë duhet të konsumojmë gjatë ditës<IMG border=0 src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Sa kafeinë duhet të konsumojmë gjatë ditës
  2016-02-05 16:43:13

Sipas Agjencisë Britanike të Ushqimit, maksimumi i kafeinës që duhet të konsumojnë në ditë gratë shtatzëna është 200-300 mg. Nuk duhet të harroni që çokollatat përmbajnë kafeinë, pijet energjike përmbajnë kafeinë, coca-cola, kafeja, çaji etj.

Ndërsa për njerëzit e tjerë shumica thonë se sasia maksimale e kafeinës duhet të jetë 600 mg në ditë.

Një filxhan kafeje – 75-100 mg kafeinë

Një filxhan çaji – 40 mg

Një gotë cola – 40 mg

Pije energjike – 80 mg

Çokollata– deri në 50 mg

Sipas ekspertëve 1 g çaj konsumohet në 100 ml ujë.

Bustinat e çajit përmbajnë 1 mg deri në 90 gr për filxhan.

Disa studime thonë se një filxhan çaj jeshil përmban 40 mg kafeinë, ndërsa tek çaji i zi kafeina varjon nga 50 ~ 70 mg. Por kjo varet nga faktorë të tjerë si lloji i çajit, fermentimi, kushtet e tjera të përgatitjes etj.

Çaji Oolong mund të jetë një zgjidhje, pasi ai ka nivel më të ulët kafeine se çaji i zi apo ai jeshil. Disa lloje të këtij çaji ka çerekun e kafeinës që përmban çaji jeshil. Kjo bie ndesh me mitin se sa më e lartë grada e fermentimit, aq më e lartë përmbajtja e kafeinës.

Psh, në një studim të përbashkët të Universitetit të Michigan-it dhe atij të Massachusetts, një oolong nga Fujian përmban 7.4% kafeinë, krahasuar me 23 deri në 29.6% të kafeinës tek llojet e tjera të çajit.

Mite dhe fakte mbi kafeinën

Kafeina është një përbërës që gjendet në pije dhe ushqime që janë konsumuar prej mijëra vitesh.

Ajo konsiderohet si përbërësi më i përdorur sot në botë. Ajo nxit disa aspekte të performancës fizike dhe mendore.

Për kafeinën janë kryer shumë studime shkencore që u japing përgjigje shumë pyetjeve.

Mit: Kafeina nuk është e sigurt

Fakt:Në vitin 1958, kafeina u fut në listën e Administratës së Ushqimeve dhe Ilaçeve, duke u klasifikuar si e sigurt.

Në shumë publikime thuhet se doza ditore e kafeinës është deri në 400 mg në ditë. Me këtë dozë nuk do të keni probleme kardiovaskulare, problem me kockat apo me kalciumin, ndryshime në sjellje, rrezik nga shfaqja e kancerit apo fertilitet tek meshkujt.

Specialistët theksojnë se konsumi i moderuar i kafeinës është çelësi i sigurisë.

Megjithatë, persona të ndryshëm kanë efekte të ndryshme nga kafeina prandaj doza ditore vendoset edhe në bazë të disa elementeve si pasha trupore, mosha dhe shëndeti në përgjithësi.

Mit: Kafeina shkakton problem me zemrën

Fakt: Sipas një publikimi të fundit, përdorimi i kafeinës nuk shkakton probleme me zemrën.

Studimet treguan se nuk ekziston një lidhje mes konsumit të kafeinës dhe sëmundjeve kardiovaskulare. Për këtë, u arrit në përfundimin se konsumi i kafeinës nuk është një faktor për zhvillimin e problemeve me zemrën.

Nga një studim i Universitetit të Harvardit ka rezultuar se konsumi i kafeinës nuk shton problemet me zemrën." Në fakt, studimi arriti në përfundimin se konsumatorët e kafeinës kanë 43% risk më të ulët për atak në zemër.

Megjithatë, kafeina mund të jetë e rrezikshme për ata që kanë problem me zemrë, sidomos për ata që nuk e dinë.

Mit: Kafeina shkakton kancer

Fakte: Shumë studime kanë pare lidhjen mes kafeinës dhe shtimit të rrezikut për disa lloje kanceri, por ende nuk është arritur në përfundimin se kafeina e tepërt shkakton kancer.

Disa studime të tjera kanë treguar se kafeina arrin të parandalojë kancerin. Kjo falë antioksidantëve tek kokrrat e kafesë.

Kafeja ul me rreth 50% rrezikun e prekjes nga kanceri i gojës dhe i fytit.

Kafeja ndihmon në parandalimin e diabetit: 4 filxhanë kafeje në ditë ulin me 25% riskun, thonë shkencëtarët.

Studimet kanë arritur në përfundimin se kafeja nuk shton riskun e prekjes me kancer apo goditjet në tru.

Studimi ka arritur në përfundimin se konsumi i kafesë në kohën e drekës është koha më e mirë e konsumit të kafesë me qëllim frenimin e diabetit.

Instituti për Studime Shkencore për Kafenë in Zvicër, në raportin në Ditën Ndërkombëtare të Diabetit theksoi rëndësinë që ka kafeina për shëndetin.

Në një prej studimeve thuhej se 3-4 filxhanë kafeje mund të reduktojnë me 25% rrezikun e prekjes nga diabeti, krahasuar me ato që konsumojnë më pak se 2 filxhanë në ditë.

Raporti theksoi se ekzistojnë shumë benefite si përmirësimi i nivelit të sheqerit, dhe djegia e kalorive.

Gjithashtu, kur zgjedhim kafenë në vend të pijeve me gaz apo lëngje të tjera kemi prirje për më pak kalori.

Në raport thuhej gjithashtu se rreziku nga prekja e diabetit të Tipit 2 u ul me 12 për qind për çdo 2 filxhanë kafeje shtesë.

Një studim tjetër tregoi se rritja e konsumit të kafesë me një filxhan në ditë për një periudhë 4 vjeçare ul me 11% rrezikun e prekjes nga diabeti i tipit 2.

Ata të cilët ulën konsumin e kafesë me një filxhan në ditë rrezikoheshin 17 për qind më shumë për diabet.

Studimet kanë treguar gjithashtu se koha e konsumit të kafesë ka rëndësi në metabolizmin e glukozës.

Sipas një studimi me rreth 70 mijë franceze u zbulua se konsumi i kafesë, kryesisht gjatë kohës së drekës, reduktoi rrezikun e prekjes me diabet.

Më shumë se 380 milionë persona vuajnë sot në botë nga diabeti, përfshi mbi 3 milionë në Britaninë e Madhe. Diabeti shihet sot si një nga kërcënimet më të mëdha të njerëzimit.

'Studimet arritën gjithashtu në përfundimin se rritja e konsumit të kafesë nuk shton rrezikun për kancer dhe nuk shkakton sëmundje kardiovaskulare apo hipertension.

Instituti për Studime Shkencore për Kafenë in Zvicër (ISIC) u krijua në vitin 1990 dhe merret me studimet që lidhen me 'kafen dhe shëndetin"

Të mirat shëndetësore të kafesë

Antioksiduesit: Kafeja është e mbushur me antioksidues të cilët ndihmojnë në pengimin e oksidimit, proces ky që shkakton dëmtimin e qelizave dhe kontribuon në plakje.

Sëmundja e Parkinsonit: Konsumimi i rregullt i kafesë zvogëlon rrezikun e sëmundjes së Parkinsonit.

Gurët në Veshkë: Konsumimi i kafesë ul rrezikun e formimit të gurëve në veshkë

Përmirësim të performancës mendore: Kafeina të cilën e përmban kafeja është stimulues i njohur i trurit ku rrit vigjilencën, shton vëmendjen dhe zgjuarsinë.