">"Nata e Kinës" në Tiranë, mbrëmje festive për Vitin e Ri Kinez<IMG border=0 src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
"Nata e Kinës" në Tiranë, mbrëmje festive për Vitin e Ri Kinez
  2016-02-04 16:50:49

"Nata e Kinës" në Tiranë

Viti i ri kinez dhe festimet me këtë rast kanë sjellë në Tiranë mbrëmjen e së martës grupin e njohur folk-rock kinez "Ajinai", i cili performoi për publikun shqiptar pjesë të muzikës tradicionale kineze. Veprimtaria "Nata e Kinës" u realizua me mbështetjen e Ambasadës së Kinës në Tiranë, Shoqatës Kulturore Shqipëri-Kinë si dhe Shoqatës Kulturore "Syri blu". Djemtë e grupit muzikor "Ajinai" me një moshë mesatare 23 vjeçare kanë përvojë në skenat e Kinës por edhe jashtë saj. Publiku i kryeqtetit shqiptar i priti me entuziasëm, djemtë nga Rajoni Autonom i Mongolisë së Brendshme, të cilët e krijuan këtë grup muzikor në vitin 2009. 4 djemtë e "Ajinai" kanë marrë pjesë në festivale ndërkombëtare në Azi, Europë dhe Amerikën e Veriut, ndërsa koncerti në Tiranë me rastin e Festivalit të Pranverës ishte pjesë e turneut të tyre ballkanik, ku pas Kroacisë, ata do të perfomojnë dhe në Bosnje-Hercegovinë.

Biografia e nobelistes kineze Tu Youyou në anglisht

Botuesit njoftojnë se biografia e Nobelistes kineze në farmakologji Tu Youyou do të botohet në gjuhën angleze. Shtëpia botuese "Alain Charles" në Britaninë e Madhe ka nisur tashmë përkthimin nga kinezishtja në anglisht të biografisë dhe planifikon botimin fillimisht të 10 mijë kopjeve të saj. Ajo bazohet në botimin e biografisë së Nobelistes Tu nga Shtëpia Botuese e Popullit në dhjetor të vitit të kaluar.

Studjuesja kineze e farmakologjisë Tu Youyou u nderua me Çmimin Nobel për zbulimin e artemisinit, i përdorur gjerësisht kundër sëmunjes së malaries. Mësohet se edhe Shtëpia Botuese franceze "You-Feng" po përgatit botimin në gjuhën frënge të biografisë së Nobelistes kineze Tu.

Kënga e Gao Xiaoseng frymëzon një film

Kur muzikanti Gao Xiaosong kompozoi këngën "Who Sleeps Mz Bro" në vitin 2010, dëshira e vetme e tij ishte të mblidhte lekët e mjaftueshëm për realizimin e videos së këngës. Tani, pas 15 vjetësh ëndrra e Gaos u realizua, madje me një arritje më të madhe. Kënga që fitoi brenda një kohe të shkurtër simpatinë e fansave, kryesisht të adoleshentëve po përshtatet për një film.

Bëhet e ditur se filmi do të shfaqë premierën më 1 prill dhe në të intepretojnë aktorët e rinj Chen Xiao, Du Tianhao, Li Ruilin dhe Li Xian në rolin e 4 miqve. Pjesa muzikore e filmit i është ngarkuar vetë kantautorit Gao kurse regjizor i tij është Zhang Qi. Një serial televiziv i përshtatur sipas vargjeve të këngës tashmë është publikuar në kanalin e videove LeTV. Zhang Zhao, drejtor ekzekutiv i LeTV film, pjesë e Kompanisë Le Vision Pictures thotë se studio e tij do të bashkëpunojë me kantautorin Gao për të përshtatur në të ardhmen më shumë nga punët e tij muzikore për filma.

Bashkëprodhimi i parë filmik kino-kuban

Në mars Kina dhe Kuba do të nisin bashkëpunimin për prodhimin e një filmi artistik, njoftoi këto ditë Agjencia kubane e lajmeve. Bashkëprodhuesit do të jenë Kompania kineze e filmit Moshan dhe RTV Comercial i Kubës, ndërsa filmi do të titullohet "Dashuri në Havana". Në qendër të filmit do të jetë një student kinez në Kubë dhe historia e tij e dashurishë, dallimet midis dy kulturave. Mësohet se xhirimet e filmit do të nisin më 10 mars, duke shënuar projektin e parë të përbashkët kinematografik kino-kuban, si dhe pritet shtimi i bashkëpunimeve në të ardhmen. Këtë e deklaroi në një konferencë për shtyp në kryeqytetin kuban, Havanë drejtori i RTV Comercial, Joel Ortega. Filmi do të ketë dhe shumë skena muzikore dhe baleti për të cilat do të kujdesen drejtori i grupit muzikor kuban "Moncada" Jorge Gomez, drejtori muzikor Roberto Perez dhe koreografi Juan Gomez. Ende nuk janë bërë të ditur emrat e aktorëve nga të dy vendet që do të interpretojnë në filmin kino-kuban "Dashuri në Havana".

"Princesha ime e drejte" tashmë film i animuar

Drama e njohur kineze e viteve 90-të "Princesha ime e drejtë" do të përshtatet për një film vizatimor. Mësohet se aktorja Zhao Wei, do të interpretojë rolin kryesor atë të princeshës që i solli asaj një fame të madhe në publikun vendës. Filmi I animuar do të prodhohet nga studio e mirënjohur Alibaba Pictures.

E shkruar nga tajvanezi Chiung Yao drama "Princesha ime e drejtë" i vendos ngjarjet në shekullin e 18-të kur në kinë sundonte dinastia Qing me perandorin Qianlong. Subjekti i dramës është shumë i ngjashëm me atë të përrallës perëndimore "Hirushja" dhe kjo shihet në personazhin e vajzës jetime të quajtur Xiaoyanzi, e cila shndërrohet rastësisht në një princeshë. Drama u shfaq në dy episode në periudhën 1998 -1999. Ajo konsiderohet si drama më e suksesshme komerciale në gjuhën kineze.Ndërsa aktorët që interpretuan në të, ndonëse atë kohë ishin të panjohur për publikun pas suksesit të pjesës arritën famën, që e ruajnë edhe sot në industrinë e filmit në Kinë. (Eda Merepeza)