">People's Daily: Kina, Lindja e Mesme përballen me mundësi historike bashkëpunimi<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
People's Daily: Kina, Lindja e Mesme përballen me mundësi historike bashkëpunimi
  2016-01-20 17:49:14

Kina dhe Lindja e Mesme përballen me mundësi historike bashkëpunimi pasi presidenti Xi Jinping filloi vizitën e tij shtetërore në Arabinë Saudite, Egjipt dhe Iran, nënvizoi të martën një editorial i gazetës partiake kineze 'People's Daily'

Xi zgjodhi Lindjen e Mesme si destinacion për vizitën e tij të parë jashtë shtetit në vitin 2016.

Gazeta thotë se besimi politik reciprok dhe bashkëpunimi strategjik midis Kinës dhe Lindjes së Mesme janë thelluar.

Kina dhe Iraku krijuar një partneritet strategjik gjatë vizitës së kryeministrit Haider al-Abadi në Kinë në dhjetor të vitit 2015. Kinë dhe Jordania kanë krijuar një partneritet strategjik në vitin 2015. Kina dhe Egjipti e forcuan partneritetin e tyre strategjik gjithëpërfshirës shtator. Dhe lista vazhdon.

Gjatë tre viteve të fundit, presidenti Xi, në takime dypalëshe apo shumëpalëshe, ka nxitur forcimin e lidhjeve midis Kinës dhe vendeve të Lindjes së Mesme. Bashkëpunimi pragmatik dhe miqësor përballet tani me mundësinë e rinovimit historik, thuhet në editorial.

Për më tepër, Kina dhe vendet e Lindjes së Mesme bashkohen fort nëpërmjet nismës 'Brezi dhe Rruga'.

Të dy palët po nxisin bashkëpunimin për ndërtimin e infrastrukturës dhe krijimin e pikave të reja rritjes ekonomike.

Nga ana tjetër Kina kundërshton çdo përpjekjeje për ta lidhur terrorizmin me kombe apo religjione të veçanta. Disa njerëz, nën flamurin e luftës kundër terrorizmit bëjnë etiketime arbitrare ndaj disa vendeve të Lindjes së Mesme.

Kina kundërshton çdo formë të terrorizmit, si dhe dënon përdorimin e standardeve të dyfishta në luftën kundër terrorizmit nisur nga preferencat politike apo interesi vetjak, thekson editoriali i gazetës 'People's Daily'.

Presidenti Xi Jinping bëri thirrje që Kina dhe Arabia Saudite të jenë "partnerë të mirë" dhe ndajnë "zhvillimin e përbashkët." Thirrja e tij u bë në një artikull të publikuar nga e përditshmja saudite Al Riyadh.

Xi Jinping vlerëson zhvillimin marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Arabisë Saudite, duke nënvizuar zhvillimin e shpejtë të bashkëpunimit ekonomik.

Abdurakhman Morshed, një komentator politik, thotë se e ardhmja e bashkëpunimit ekonomik është e ndritur.

"Tregtia dypalëshe midis Kinës dhe Arabisë Saudite gjatë 12 vjetëve të fundit kapi një vlerë prej mbi 1.7 trilionë riyals. Është një rezultat mahnitës dhe të dy vendet duhet të vazhdojnë thellimin e bashkëpunimit në vitet në vazhdim."

Në artikullin e tij, presidenti Xi shkruan se mezi pret që të punojnë me udhëheqësit e Arabisë Saudite për t'i ngritur marrëdhëniet dypalëshe në një nivel të ri me qëllim përfitimin e të dy popujve.

Zv./ministri i Jashtëm i Kinës Zhang Bing bëri të ditur të hënën në një konferencë shtypi në Pekin se gjatë vizitës së Xi Jinping-ut, Kina do të planifikojë në mënyrë të gjithanshme zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimin në fusha të ndryshme. Siç mësohet, në Arabinë Saudite, të dy vendet do të publikojnë një deklaratë të përbashkët për krijimin e partneritetit të gjithanshëm strategjik. Në Egjipt, Xi Jinping-u do të marrë pjesë në ceremoninë inauguruese të fazës së dytë të rajonit të bashkëpunimit ekonomiko-tregtar kino-egjiptian dhe aktivitetet e organizuara me rastin e 60 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike.

Fundjavën e kaluar, Irani nisi zbatimin e marrëveshjes mbi reduktimin e programit bërthamor, ndërsa u hoqën në të njëjtën kohë sanksionet ndërkombëtare.

Lidhur me qëndrimin e presidentit Xi në Iran, zv./ministri Zhang shprehu dëshirën për ngritjen e nivelit të marrëdhënieve nën gjendjen e re të krijuar pas heqjes së sanksioneve.

"Marrëdhëniet kino-iraniane ndodhen edhe para shansit të rëndësishëm të zhvillimi. Kina dhe Irani do të bëjnë përpjekje të përbashkëta me përgatitje të duhura që kjo vizitë e kreut të shtetit të Kinës të nxisë krijimin e një situate të re me zhvillim të gjithanshëm, të qëndrueshëm dhe afatgjatë të marrëdhënieve dypalëshe", tha ai.

Rajoni i Lindjes së Mesme është një pikë kyçe ku takohen Brezi Ekonomik i Rrugës së Mëndafshit dhe Rruga Detare të Mëndafshit. Sipas zotit Zhang, nisma "Një brez e një rrugë" e palës kineze është përkrahur nga vendet përkatëse. Gjatë vizitës së presidenti Xi Jinping, do të arrihen disa rezultate për vënien në jetë të kësaj nisme, duke përfshirë energjetikën, ndërtimin infrastrukturor, lehtësimin e investimeve, teknologjinë e lartë dhe të re, energjinë bërthamore, satelitët etj.

Përveç këtyre, Kina synon të arrijë një marrëveshje me të tre vendet për forcimin e shkëmbimeve në fushën arsimore, teknologjike shkencore, kulturore dhe njerëzore.

Zv./ministri Zhang, tha se gjatë qëndrimit në Kajro, presidenti Xi Jinping do të mbajë një fjalim në selinë e Lidhjes Arabe, ku do të shtjellojë propozimet dhe politikat e Kinës për paqen dhe zhvillimin e Lindjes së Mesme.

"Situata në Lindjen e Mesme mund të ndikojë mbarë botën. Nëse rendi luhatet në këtë rajon, mbarë bota do të tronditet. Kina mbështet me vendosmëri vendet e rajonit të kërkojnë rrugët e zhvillimit që përputhen me aktualitetin e vetë. Kina propozon ndërtimin e një Lindjeje të Mesme të zhvilluar dhe i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar të ndihmojë aktivisht zhvillimin ekonomik shoqëror rajonal. Gjithashtu, ne propozojmë ndërtimin e një Lindjeje të Mesme të sigurtë dhe i bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar të nxisë palët t'i zgjidhin mosmarrëveshjet nëpërmjet dialogut dhe konsultimeve në bazë të Kartës së OKB-së", tha z. Zhang.

Duke folur për krizën diplomatike midis Arabisë Saudite dhe Iranit, ky zv./ministër i Jashtëm kinez u bëri thirrje të dy vendeve të përmbahen me gjakftohtësi dhe t'i zgjidhin mosmarrëveshjet nëpërmjet bisedimeve.

"Pala kineze po ndjek me vëmendje ecurinë e gjendjes dhe ka shprehur shqetësimet për mundësinë e acarimit të konflikteve në këtë rajon. Kinezët kanë një fjalë të urtë të lashtë që thotë se 'paqja favorizon të dyja palët'. Ne shpresojmë se vendet përkatëse do të bëjnë përpjekje për ruajtjen e stabilitetit, i cili është në të mirën e interesit të të gjitha vendeve rajonale, të komunitetit ndërkombëtar dhe të Kinës," thekoi zv./ministri i Jashtëm i Kinës, Zhang Ming.