">Horoskopi Kinez 2016- Shenjat zodiakale të Dragoit, Gjarprit dhe Kalit<IMG border=0 src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Horoskopi Kinez 2016- Shenjat zodiakale të Dragoit, Gjarprit dhe Kalit
  2016-01-14 15:53:57

DRAGOI në 2016

I përkasin shenjës së Dragoit të lindurit në vitet (1928, 1940, 1952, 1964, 1972, 1988, 2000,2012)

Për Dragoin viti 2016 do të jetë si një prove në të gjitha drejtimet, në dashuri, punë ,familje. Kujdes mos përfshini gjendjen emocioanle nëse do të duhet të merrni vendime. Ju këshillojmë të qëndroni dhe të mendoheni para se të vendosni për ndonjë ndryshim.

Karriera Personat e vetëpunëasuar të shenjës së Dragoit do të kenë fat në vitin 2016 përsa i përket rritjes së të ardhurave. Dragoi duhet të fokusohet në planet e tij për karrierën dhe të mos ndikohet nga opinionet e të tjerëve. Me përpjekje të mëdha disa nga personat që i përkasin kësaj shenje do të arrijnë suksesin e ëndërruar.

Dashuria Dragoi beqar në vitin 2016 do të ketë shtim të romances, që do të krijojë mundësinë të gjejë partnerin e duhur. Ndërsa ata që janë çift duhet të bëjnë përpjekje për të qëndruar sa më pranë partnerit dhe çdo gjë do të jetë në harmoni. Ju këshillojmë të mos komunikoni me të tjerët për çeshtjet tuaja private.

Shëndeti- Astrologjia kineze parashikon në 2016 rritje të stresit te personat e lindur në shenjën e Dragoit.Kujdesuni për ushqimin tuaj dhe mos abuzoni me gjumin. Merruni me gjëra që ju bëjnë të lumtur.

Pasuria- Do të jeni mes dilemash të mëdha gjatë vitit 2016 përsa i përket të ardhurave. Gjatë gjithë vitit do të vëreni ulje dhe ngritje të tyre. Bëni kujdes me shpenzimet e tepërta. Këshilla e astrologjisë kineze është të mos shpenzini më shumë se sa fitoni.

Persona të famshëm të shenjës së Dragoit: Charles Darwin, Russel Crowe, Bruce Lee, Vladimir Putin, Christian Dior dhe Sandra Bullock.

Tipare pozitive të Dragoit: I shëndetshëm, I zgjuar, I ndershëm dhe energjik .

Tipare negative të Dragoit: Mëndjemadh, I pabesë dhe eksetrik.

Dragoi përputhet me: Gjelin, Majmunin, Miun dhe Gjarpërin

GJARPRI në 2016

I përkasin shenjës së Gjarprit të lindurit në vitet ( 1929, 1941, 1953, 1965, 1977, 1989, 2001,2013)

Energjitë dhe përpjekjet tuaja do të shpërblehen në 2016 me rritje të të ardhurave.Përpiquni të kontrolloni ndjenjat dhe do të arrini ato çfarë keni planifikuar.Përqëndrohuni te qëllimet tuaja dhe do të shihni rezultate të mira.

Karriera Për të lindurit në shenjën e Gjarpërit priten ndryshime në fushën e karrierës. Përpiquni të jeni i qetë për çdo propozim që ju bëhet nga eprorët tuaj.

Dashuria Përpiquni të kaloni më shumë kohë me partnerin. Kjo është një këshillë për çiftet e martuar dhe të dashuruarit. Ata që janë beqarë ka ardhur koha që një person që keni filluar ta njihni ta bëni të ndjehet mirë. Ndoshta mund ti propozoni për një lidhje afatgjatë.

Shëndeti- Të lindurit në këtë shenjë duhet të jenë të kujdesshëm ndaj sëmundjeve të tensionit të gjakut dhe të zemrës. Punët e shumta do tju shkaktojnë shumë stress gjatë vitit. Ju këshillojmë të merreni me joga apo veprimtari fizike në natyrë për të rimarrë forcat pas një dite të lodhëshme.

Pasuria- Për ata që kanë kursime të mbledhura 2016 nuk është viti i duhur për investime. Ju këshillojmë të mbani mënjanë kursimet për ditë të vështira dhe të mos i shpenzoni ato pa ndonjë arsye të madhe. Mos bëni lëvizje të mëdha të parave tuaja.

Persona të famshëm të shenjës së Gjarpërit: Pierce Brosnan, Casanova, Stephen Hawking, Mahatma Gandhi, Tony Blair, Fyodor Dostoevsky dhe Gong Li.

Tipare pozitive të Gjarprit: I vendosur, Romantik, Mendimtar.

Tipare negative të Gjarprit:,I pavendosur, Dembel dhe Kapriçioz

Gjarpëri përputhet me: Demin dhe Gjelin

KALI në 2016

I përkasin shenjës së Kalit të lindurit të vitet : ( 1930, 1942, 1954, 1964, 1978, 1990,2002,2014)

Viti 2016 për të lindurit në shenjën e Kalit rezervon shumë ndryshime të cilat do të kërkojnë energji dhe kohë.Nëse do të veproni me këmbëngulje dhe ambicje do të arrini të realizoni planet tuaja.Këshilla e astrologjisë kineze është që të shtoni besimin në veten tuaj.

Karriera- Kali pritet të përballet me sfida të shumta në punë. Një projekt i ri në vendin e punës do tju bëjë të mendoni dhe ndryshimin e vendit të punës, por mos u nxitoni. Mendoni mirë para se të merrni një vendim. Këshilla e astrologjisë kineze është të përshtateni me situatën e re që do të krijohet.

Dashuria- Do të mësoheni të vlerësoni njerëzit tuaj të dashur. Nëse jeni në çift gjatë vitit 2016 partneri do tju ndihmojë për të kaluar një situate të vështirë dhe për këtë do të jeni shumë mirënjohës ndaj tij. Të pamartuarit e kësaj shenje mund të nisin një lidhje afatgjatë dashurie.

Shëndeti- Të lindurit në shenjën e Kalit do të përballen me një vit plot stress por familjarët do tju ndihmojnë ta kaloni pa vështirësi. Do të kaloni periudhe ankthi dhe depresioni, ndaj përpiquni të fokusoheni në gjërat që vërtet janë të rëndësishme për ju. Mos u merrni me thashethemet që dëgjoni nga të tjerët dhe përpiquni të meditoni sa më shumë.

Pasuria- Astrologjia kineze këshillon që Kali gjatë këtij viti të mos kryejë investime të mëdha, pasi mund të përballet me rreziqe të ndryshme. Çdo. sipërmarrje në fushën e financave duhet ta planifikoni mirë më pare. Për Kalin parashikohen rritje të ardhurash gjatë 2016.

Persona të famshëm në shenjën e Kalit: Neil Armstrong, Lee Ang, Jackie Chan, Kevin Costner, James Dean, Samuel Beckett, Ray Charles, Choplin, dhe Sean Connery.

Tipare pozitive të Kalit: Miqësor, Punëtor, I këndshëm në shoqëri .

Tipare negative të Kalit: Egoist, I paduruar, I paqëndrueshëm.

Kali përputhet me: Tigrin, Gjelin dhe Qenin.

(Eda Merepeza)