">Horoskopi kinez 2016- Shenja e Miut dhe e Demit<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Horoskopi kinez 2016- Shenja e Miut dhe e Demit
  2016-01-07 16:46:06

MIU 2016

I përkasin kësaj shenje të lindurit në vitet (1912, 1924, 1936, 1948, 1960, 1972, 1984, 1996,2008,2020)

Ndiqni intuitën tuaj, që të shmangni keqkuptimet dhe dështimet!

Do të shënoni përparim në zgjerimin e rrethit miqësor dhe shoqëror. Përpiquni të fokusoheni te planet që i keni nisur prej 2-3 vjetësh dhe ti përfundoni ato. Në fund të vitit 2016 pritet të keni më shumë miq dhe mirëkuptim me ta.

Karriera Në 2016 parashikohet që Miu të ketë ndryshime në jetën profesionale. Duhet të jeni sa më shumë I përqëndruar në punën që bëni, që të mund të mos dështoni në karrierë. Nuk ju mungon vendosmëria për ti çuar gjërat deri në realizim, prandaj kërkoni ndihmën e miqve dhe përvishni mëngët. Parashikohet që në 2016 të përmirësoni të ardhurat tuaja

Dashuria Lidhja që keni ndërtuar vitin e fundit pritet që në 2016 të bëhet më e rëndësishme për ju. Të martuarit do të kenë një marrëdhënie të forte dhe plot dashuri. Ky vit do të jetë i shkëlqyer për të parashikuar lindjen e një fëmije. Kujdes në mes të vitit se çiftet mund të kenë dhe debate për çeshtje të ndryshme.

Beqarët në tremujorin e pare të vitit 2016 do të kenë shanse për njohje të reja, kryesisht ata që kanë kaluar një periudhë relativisht të gjatë vetmie.

Shëndeti Horoskopi kinez parashikon që në 2016 personat e shenjës së Miut në muajt e pare të vitit do të kenë shqetësime nga virozat e stinës, por shëndeti në muajin maj do të përmirësohet ndjeshëm. Fokusohuni në ushtrimet fizike të përditëshme që do të ndihmojnë mbarëvajtjen e shëndetit tuaj.

Pasuria Viti 2016 parashikon për Miun rritje të të ardhurave, çka i sjell personave të kësaj shenje një jetë më të begatë dhe të lumtur. Është një vit i mbarë për Miun pork a ardhur koha të ndërtoni buxhetin tuaj, për të mos lënë asgjë të ndodhë rastësisht.

Persona të famshëm të shenjës së Miut: Hugh Grant, Cameron Diaz, Louis Armstrong, Sammi Cheng, Zinedine Zidane dhe Ursula Andress.

Tipare pozitive të Miut: Bujar, ambicioz, njeri me imagjinatë dhe këmbëngulës

Tipare negative të Miut: Kritikues i pandreqshëm, Dyshues, me sedër të sëmurë dhe nevrik.

Miu përputhet me: Demin, Dragoin dhe Majmunin

Demi 2016

I përkasin kësaj shenje të lindurit në vitet (1901, 1913, 1925, 1937, 1949, 1961, 1973, 1985, 1997, 2009, 2021)

Viti 2016 sjell ndryshime të mëdha në jetën tuaj. Mbështetja e familjes dhe miqve do të jetë e rëndësishme për ju.Ju këshillohet që në muajin qershor të mos kryeni asnjë veprim ligjor, pasi nuk do të keni fat.Kujdesuni për marrëdhënien në çift kryesisht nga maji deri në tetor.Parashikohet që në nëntor dhe dhjetor të vitit 2016 të korrni suksese për ato përpjekje që keni bërë.

Karriera Sipas horoskopit kinez Demi gjatë vitit 2016 nëse është në kërkim të një pune të re duhet ta ndërmarrë këtë veprim nga qershori deri në shtator. Përqëndrohuni në fitimet tuaja dhe mos u merrni me shumë gjëra në të njejtën kohë. Një person i moshës së mesme do tju ndihmojë shumë të realizoni planet tuaja për ngritje në karrierë.

Dashuria Të martuarit nga muaji maj deri në gusht të 2016 do të kenë disa mosmarrëveshje në çift, por në fund të vitit gjithcka do të shkojë mbarë. Për të shmangur keqkuptimet në çift nga gushti deri në tetor mund të niseni për një udhëtim disaditor me njeriun e zemrës. Nëse dëshironi të keni një fëmijë ky vit është i duhuri. Për beqarët horoskopi kinez i vitit 2016 parashikon lindjen e një romance dashurie. Ndërsa ata që kanë një lidhje do të bëjnë plane për martesë.

Shëndeti Viti 2016 do të sjellë shëndet të mirë për Demin, por gjatë periudhës shtator-nëntor do të keni nevojë për shtim të aktivitetit fizik. Kushtojini më shumë vëmendje jetës suaj shoqërore të cilën e keni lënë disi pas dore për shkak të punës. Më mes të vitit do të kaloni një periudhë stresi por duhet të gjeni mundësi për një pushim të shkurtër.

Pasuria Për Demin parashikohet që në muajin gusht 2016 të ketë rritje të të ardhurave. Kujdes mos e teproni me shpenzimet dhe mendoni për të vënë kursime mënjanë. Këshillohet që Demi të jetë sa më i ndershëm dhe korrekt në marrëdhëniet e biznesit dhe të shmangë gjykimet e nxituara.

Persona të Famshëm të shenjës së Demit: Jim Carrey, Wayne Rooney, Richard Gere, Charlie Chaplin, Johann Sebastian Bach, Napoleon Bonaparte, Andy Lau.

Tipare pozitive të Demit: Personalitet i forte, njeri frymëzues, me talent drejtuesi dhe i matur.

Tipare negative të Demit: Konservator, gjaknxehtë, me mungesa emocionale.

Demi përputhet me: Gjelin, Gjarpërin dhe Miun.

(Eda Merepeza)