">Protagonistët e dokumentarit "Jam në Kinë" urojnë për Vitin e ri<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Protagonistët e dokumentarit "Jam në Kinë" urojnë për Vitin e ri
  2015-12-30 17:20:06

Në dhjetor të këtij viti redaksia e gjuhës shqipe në Radion e Jashtme të Kinës CRI, transmetoi premierën e dokumentarit televiziv në tre episode "Jam në Kinë", i cili është mirëpritur nga publiku edhe përmes mesazheve që na kanë ardhur.

Vitet e fundit me nisjen e formës së re të bashkëpunimit midis Kinës dhe Evropës Qendrore e Lindore, gjithnjë e më shumë të rinj shqiptarë zgjedhin Kinën për studime universitare dhe pasuniversitare.

Duke marrë shkas nga kjo "Ejani" Video pranë CRI-Shqip realizoi dokumentarin "Jam në Kinë", në shqip dhe kinezisht. Përgjatë një viti gazetarët e CRI shqip fokusuan në kamera jetën e 7 studentëve shqiptarë në Kinë, duke i bërë protagonistë të dokumentarit.

Dokumentari prej afro 60 minutash është realizuar si një triptik. Në pjesën e parë me titull "Jeta" ai na njeh me jetën e çiftit Konda, të dy studentë pasuniversitarë në Kinë. Pjesa e dytë titullohet "Kultura" dhe rrëfen përvojën e shqiptares Nertila Sinameta në kontaktet me kulturën dhe miqtë kinezë, duke mbetur e befasuar nga kjo pasuri e njerëzimit. Ndërsa pjesa e fundit e dokumentarit trajton ëndrrën e studentëve shqiptarë pas diplomimit në universitetet kineze dhe planet e tyre për të ardhmen.

Në nëntorin e këtij viti, kryeministri Edi Rama vizitoi Kinën. Gjatë intervistës ekskluzive për CRI shqip ai vlerësoi dokumentarin "Jam në Kinë".

Me rastin e Vitit të ri studentë shqiptarë, protagonistë të dokumentarit kanë përcjellë mesazhet e dhe përshtypjet e tyre për këtë dokumentar.Në fund ata uruan dhe dëgjuesit e CRI shqip.(Çang Çuo)