">Forum kulturor Kinë-EQL në Sofje<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Forum kulturor Kinë-EQL në Sofje
  2015-11-27 21:22:54

Forum kulturor Kinë-EQL në Sofje

Në kryeqytetin bullgar Sofje u zhvillua Forumi i Dytë i Bashkëpunimit Kulturor midis Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore. I pranishëm në këtë takim ishte një delegacion kinez i kryesuar nga ministri kinez i kulturës Luo Shugang si dhe përfaqësues të tjerë të qeverisë. Në fjalën e mbajtur në Forum ministri Luo u ndal në arritjet e shkëmbimeve të deritanishme kulturore midis Kinës dhe EQL si dhe analizoi mundësitë dhe sfidat që e presin këtë bashkëpunim. Ministri kinez i kulturës propozoi hartimin e politikave të reja kulturore në fushën e komunikimit, shtimin e forcave shoqërore në këtë bashkëpunim si dhe promovimin e sa më shumë projekteve krijuese në kërkimet në fushën e traditës kulturore dhe zhvillimin aktual kulturor të vendeve të përfshira në këtë strategji.

Ai e vuri theksin dhe te promovimi i një komunikimi të drejtpërdrejtë midis institucioneve kulturore të Kinës dhe vendeve të EQL, rritjen e bashkëpunimit në fushën e industrisë krijuese, nxitjen e balancuar të këtij bashkëpunimi.

Lidhur me ruajtjen e trashëgimisë kulturore, ministri kinez Luo e cilësoi atë si një çeshtje mbarëbotërore. Ai bëri thirrje për respekt të ndërsjellë për trashëgiminë e çdo vendi, historinë apo traditat, mbajtjen gjallë të kësaj trashëgimie. Luo propozoi rritjen e bashkëpunimit ndërkombëtar kulturor dhe të industrisë kulturore, përmes kontakteve të institucioneve kulturore. Forumi mbylli punimet me publikimin e Komunikatës së Sofjes për Bashkëpunimin Kulturor midis Kinës dhe vendeve të EQL në periudhën 2016-2017.

Festivali aziatik i arteve në Quanzhou

Quanzhou, një qytet në juglindje të provincës kineze Fujian nga 8-15 nëntor ishte mikpritës i Festivalit Aziatik të Arteve. Si pikënisja e Rrugës së Lashtë Detare të Mëndafshit, Quanzhou është dhe vendlindja e kulturës Minnan, e cila festohet nga miliona kinezë jashtë vendit. Festivali i sivjetëm u zhvillua për të dytin vit rradhazi si pjesë e Festivalit Ndërkombëtar Artistik të Rrugës së Mëndafshit, që është në fokus të nismës së presidentit kinez Xi Jinping "Një brez, një rrugë". Si pjesë e festivalit, artistë nga mbi 50 vende dhe rajone, përfshirë Vietnamin, Tajlandën, Malajzinë, Korenë e Jugut dhe Japoninë sollën artin e tyre në skenën e festivalit.

Pas debutimit të këtij festivali vitin e kaluar, Ministria e Kulturës dhe qeverisja vendore e Fujianit vendosi zhvillimin e kësaj veprimtarie çdo dy vjet në qytetin Quanzhou. Festivali u hap me një ceremoni gala që përcolli për publikun këngë dhe valle nga trupat e 11 kombeve. Gjatë zhvillimit të tij përvep shfaqjeve të artistëve nga vendet e ndryshme aziatike pjesmarrëse u zhvilluan dhe forume me temë kulturore, ekspozita arti, performanca, pa munguar veprimtaritë online. Ndërthurja e traditës së kulturës Minan me artin modern për here të pare trajtoi temën e Rrugës Detare të Mëndafshit.

I pranishëm në forumin kulturor në kuadër të Festivalit nobelisti kinez i letërsisë Mo Yan theksoi se kuktura tradicionale në Azi përbën një thesar të çmuar që duhet të ruhet dhe të zhvillohet më tej, nëpërmjet shkëmbimeve kulturore midis vendeve. Ai ka vlerësuar trashëgiminë kulturore të vendeve aziatike, duke theksuar se në kohët moderne popujt duhet të përfitojnë sa më shumë nga kjo trashëgimi.

Quanzhouështë një port i rëndësishëm detar në Rrugën Detare të Mëndafshit, nga i cili që në kohët e lashta Kina zhvillonte shkëmbime me vendet e tjera aziatike. Sipas nobelistit Mo promovimi i nismës kineze "Një brez, një rrugë" do të ndikojë në forcimin e shkëmbimeve kulturore midis këtyre vendeve. Forumi Kulturor Aziatik u zhvillua në Quanzhou në kuadër të Festivalit të 14-të Aziatik të Arteve dhe Festivalit të Dytë Ndërkombëtar të Arteve të Rrugës Detare të Mëndafshit

Opera për fëmijë nga përralla e Pushkinit

Nga 10 deri më 20 nëntor u shfaq në skenën e Teatrit Kombëtar të Kinës një opera e përshtatur sipas fabulës së njohur të poetit rus Alexander Pushkin, "Peshkatari dhe peshku i artë". Kjo vepër është trajtuar nga organizatorët si një gjetje për të tërhequr sa më shumë publikun në moshë të re në Teatër. Kompozitori i njohur kinez Mo Fan ka shkruar skenarin dhe muzikën e operas. Në një intervistë kompozitori Mo theksoi se opera ka fituar duartrokitjet e fëmijëve dhe është krijuar bazuar në karakteristikat kineze. Fabula e njohur e përrallës së Pushkinit, sipas të cilës një peshkatar zuri një peshk të artë, por e shoqja e tij nuk kënaqej me dëshirat që i plotësoheshin, ka argëtuar pa masë fëmijët në skenën e Teatrit Kombëtar të Kinës.

Regjizori i pjesës Shen Liang është shprehur se ky eksperiment i ekipit realizues së operas ishte i suksesshëm. Kompozitori Mo ka bërë të ditur se opera për fëmijë dhe të rinj e vendoste fabulën e përrallës në një vend europian si dhe në një fshat të vogël bregdetar të provincës lindore kineze, Fujian, gjë që ka ndihmuar spektatorët e vegjël të kuptojnë më qartë motivin e kësaj fabule. Veprat e letërsisë klasike perëndimore shpesh kanë shërbyer si subjekte të krijimtarisë artistike në Kinë, në gjini të ndryshme.

Një meteorit me vlerë 100 milion yuan

Një pjesë meteoriti i vlerësuar me 100 milion yuan ose 15.7 milion dollarë amerikanë gjendet në pronësi të një banori nga konteja Huize, në jugperëndim të provincës kineze Yunnan, raporton Chuncheng Evening News.

Në pamje të parë meteoriti duket si një gur i zakonshëm, me përjashtim të ndriçimit të tij në errësirë. Sipas pronarit të meteroritit Peng nëse i drejton një llampë meteoritit ai menjëherë lëshon një dritë të gjelbër në errësirë dhe nëse thith për disa minuta rrezet e diellit ai ndriçon për tre ditë e netë. Gurin e rrallë të meteoritit Pengu e ka trashëguar nga të parët e tij dhe sipas ekspertëve ai vlen 100 milion yuan. Mësohet se një koleksionist britaniko-kinez ka ofruar për blerjen e meteroritit 56 milion yuan por pronari Peng nuk ka pranuar ta shesë atë. (Eda Merepeza)