">11 nëntor, festa e shopping-ut<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
11 nëntor, festa e shopping-ut
  2015-11-17 17:35:22

11 nëntor, festa e shopping-ut

Sa kohë duhen për shitje në vlerën 1 miliard juanë(162 mln dollarë amerikanë) në internet? Përgjigja është 1 minutë e 12 sekonda. Ky ishte rekordi që përdoruesit kinezë të platformës elektronike të Tmall-it shënuan më 11 nëntor.

Sipas të dhënave këtë ditë, konsumatorët kinezë shpenzuan në përgjithësi mbi 14.7 miliardë dollarë amerikanë. "Në kulmin e blerjeve, mbi 45 milionë përdorues bëjnë shopping online në të njëjtën kohë. Blerjet u kryen me një shpejtësi që tejkaloi dhe parashikimin tone", tha z. Zhang Jianfeng, presidenti i sektorit të shitjes me pakicë të Alibaba-së, koorporata mëmë e Tmallit.

11 nëntori ka qenë një ditë e zakonshme si gjithë të tjerat dhe pa ndonjë domethënie të veçantë. Në vitet 90' të shekullit të kaluar, studentë të shkollave të larta nisën ta quanin këtë ditë si "Dita e Beqarëve" sepse shifrat teke 11.11 ngjajnë me shkopinjtë e vetmuar, madje në kinezisht beqaria lidhet me kuptimin e shprehjes "shkopinj tek".

Në të kaluarën, dita e beqarëve u përkiste vetëm të rinjve që nuk kishin partner. Ndryshimi ndodhi në vitin 2009, kur ajo u zgjodh nga Taobao, një tjetër platformë elektronike pranë "Alibaba-së" si një rast provomimi shitjesh online me synim që beqarët ta shfrytëzonin këtë "festë" për të kënaqur veten me blerje të artikujve të tyre të preferuar. Qysh atëhere kjo veprimtari e blerjeve online pati një sukses të jashtëzakonshëm, duke tërhequr gjithnjë e më shumë shitës në internet të merrnin pjesë në të .

Bumi i shitjeve në internet ka ndryshuar jetën e shumë kinezëve. Disa pasurohen brenda një kohe të shkurtër me hapjen e dyqaneve online. Shumë të tjerë përfitojnë artikuj me çmime të favorshme gjatë blerjeve në internet. Më 11 nëntor të këtij viti përdoruesit e Tmallit nga më shumë se 200 vende e rajone të botës u bënë pjesë e festës së shoppingut të produkteve nga mbi 5000 marka të njohura botërisht. Blerja në internet, po ndryshon traditën e konsumatorëve kinezë, por dhe strukturën e zhvillimit ekonomik të vendit.

Kinë, bie miti i cigareve të holla

Si vendi me numrin më të madh të duhanpirësve në botë, Kina është edhe një ndër vendet që preket më shumë nga pasojat negative të pirjes së duhanit. Tani, cigaret të holla përbëjnë një mode të re që është përhapur me shpejtësi në vend. Për duhanpirësit cugaret e hollat dëmtojnë më pak shëndetin, kurse për prodhuesit e cigareve ato sjellin fitime të mëdha. Sipas ekspertëve të sekrorit të kontrollit të pirjes së duhanit, ky është një "kurth I bukur".

Cigarja me perimetër nën 2.4 centimetra quhet cigare e hollë. 50 vjeçari Zhang Qingyu nga qyteti Nankin i Kinës Jugore që hoqi dorë nga pirja e cigareve standard para 3 vjetësh, me justifikimin se cigaret e holla përmbajnë më pak lëndë të dëmshme për shëndetin. Cigaret e holla preferohen shumë dhe nga të rinjtë dhe femrat duhanpirëse.

Sipas një artikulli të publikuar kohët e fundit në uebsajtin e kompanisë së cigareve "China Tobacco", gjatë 7 vjetëve të fundit, vëllimi i shitjes së cigareve të holla në tregun kinez u trefishua deri në 300 mijë kuti. Në artikull, cigaret e holla vlerësohen si produkte me "perspektivë të ndritur dhe mundësi të madhe ekonomike".

Mirëpo, të dhënat tregojnë se ndër më shumë se 300 milionë duhanpirës kinezë, çdo vit 1 milion e 360 mijë vdesin nga sëmundjet, e shkaktuara nga pirja e duhanit. Ekspertët e kontrollit të pirjes së duhanit nuk e dinë opinionin e konsumatorëve se cigaret e holla dëmtojnë më pak shëndetin. Ndaj ndonëse çdo cigare ka përmbajtje më të ulët nikotine, duhanpirësit janë të varur prej saj. Prandaj, megjithë nivelin e ulët të nikotinës duhanpirësit rritin numrin e cigareve që konsumojnë për të realizuar varësinë ndaj nikotinës.

Lidhur me këtë, Xu Guihua, zv.drejtore e Shoqatës së Kontrollit të Pirjes së Duhanit të Kinës, tha se disa prodhuesit e duhanit vendosin fjalët "nivel i ulët i katranit" për të çorientuar konsumatorët. Sipas saj shumë eksperimente shkencore kanë vërtetuar se ulja e katranit nuk mund të pakësojë dëmet që shkakton duhani në shëndetin e njeriut. "Pavarësisht sa të holla janë cigaret, nuk ka cigare të shëndetshme ", shton ajo.

Agjencia Xinhua punëson gazetarë robotë

Në kohët moderne, gjithnjë e më shumë robotë po zëvendësojnë njerëzit në profesionet e rënda. Në prag të 84 vjetorit të krijimit të Xinhua-së, kjo agjenci shtetërore lajmesh nisi të eksperimentojë "punësimin " e gazetarëve robotë.

Sipas Hu Jinfang, drejtore e Qendrës së Burimeve Njerëzore të Agjencisë Xinhua, tani, robotët punojnë në sektorin e lajmeve sportive, ekonomike dhe në gazetën "Letra me Vlerë". Ata mund të shkruajnë artikuj në gjuhën kineze dhe angleze për sportet si dhe ekonominë e financat.

"Në provën që zgjati gjashtë muaj robotët dhanë rezultate të shkëlqyera në punë. Ata nxorrën rezultatet e Superligës së Futbollit të Kinës. Menjëherë pas përfundimit të ndeshjeve gazetarët robotë hartuan lajmin me rezultatet, pikët dhe renditjet e çdo ekipi. Redaktorët tanë e vlerësuan shumë efektivitetin e tyre", tha Zhou Jie, përgjejgës i Qendrës së Lajmeve Sportive të Xinhua-së.

Ndërsa, zv.drejtori i Qendrës së Lajmeve Ekonomike të Xinhua-së, Wen Xiqiang tha se gazetarët robotë mund të ndihmojnë në mënyrë të jashtëzakonshme punën e qendrës së tij. Sipas tij, për lajmet e shkurtra apo analizat e shifrave të luhatjes së kursit të valutës, ata janë më të shpejtë se gazetarët njerëz.

Sipas këtyre dy drejtorëve, gjatë eksprimenteve prej disa muajsh, gazetarët robotë po bëhen gjithnjë e "më të zgjuar" dhe tani janë në gjendje të shkruajnë artikuj më profesionalë. Ata thanë se në të kaluarën, gazetarët duhet të qëndronin në orët e vona të natës në redaksi për të shkruar lajmet mbi rezultatet e superligës së futbollit dhe raportet e kompanive të listuara në bursë. Tani u duhet vetëm një redaktor për të rishikuar artikujt e gazetarëve robotë para publikimit.

Por, si punojnë konkretisht gazetarët robotë?

Inxhinieri Xiong Libo, anëtar i grupit studimor të sistemit të njoftimeve me robotë shpjegon: "Tërër procesi i njoftimit me robotë ndahet në katër hapa që përkatësisht janë mbledhja e të dhënave, përpunim i shifrave, shkrimi automatik dhe redaktim përfundimtar. Çdo qendër lajmesh mund të vendosë në sistem modelin e artikujve dhe pasi varianti i shkruar nga robotët përcillet në sistem, redaktorët e rishikojnë dhe e publikojnë në uebsajt".

"Një gazetar duhet të harxhojë të paktën 10 minuta për të shkruar një lajm të tillë. Kur ka shumë shifra mund të ndodhin gabime gjatë përkthimit. Kurse, me ndihmës robotë, shumë lajme mund të shkruhen brenda një minute, pa gabime shifrore. Kështu korrespondentët tanë mund lirohen nga detyra të tilla dhe të kryejnë më shumë reportazhe me analiza të mëtejshme", tha Zhou.