">"Java e Modës në Kinë" dhe frymëzimi nga tradita<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
"Java e Modës në Kinë" dhe frymëzimi nga tradita
  2015-11-12 16:24:30

Në shtator në Pekin u zhvillua veprimtaria e përvitshme e modës e njohur si "China Fashion Week (Java kineze e modës). Studjuesit e modës duke analizuar këtë ngjarje të re në këtë fushë kanë arritur në mendimin e përbashkët se edicioni i sivjetëm kishte shumë evokime të traditës kineze të veshjeve. Koleksioni që ra në sy të specialistëve por edhe të publikut në China Fashion Week përbëhej nga veshje në kombinimin e ngjyrës së zezë dhe ngjyrës së arit, një simbol i njohur i Kinës së lashtë. Veprimtaria vazhdoi me një tjetër paraqitje interesante të koleksionit të veshjeve me dypjesë të ndërthurura, pantallona sateni dhe fund i gjerë i qëndisur, që krijonte një siluetë vërtet moderne dhe unike. Supermoderlet kineze Sophia Kao dhe Jessey Meng, njëherësh mikesha të stilistit Liu sfikuan në finale e shfaqjes, duke merituar shumë ovacione nga të pranishmit.

Në China Fashion Week këtë vit ranë në sy qendisjet e stilit perandorak, që ishim përdorur këndshëm në koleksionet e Liut, i cili i pyetur për këtë zgjedhje ka thënë për mediat se koleksioni i tij i sivjetëm është një nderim për kulturën e lashtë kineze.

Stilisti Liu, një 30 vjeçar plot pasion kur flet për koleksionin e tij të ri të veshjeve paraqitur në "China fashion week" nënvizon se "veshjet e reja ndonëse në pamje shumë të sofistikuara dhe të frymëzuara nga tradita perandorake e Kinës, janë lehtësisht të përdorëshme edhe në jetën e përditëshme".

Në rradhën e parë të spektatorëve në sallën e spektaklit ishin të pranishëm rreth 30 yje të filmit kinez, por edhe manjatë të biznesit, të gjithë miq të stilistit të ri , por tashmë të njohur Liu.

Njihemi me stilistin Liu

Ka lindur në Xi'an dhe është rritur në Lanzhou në veriperëndim të Kinës. Liu tregon se dëshira për tu marrë me modën I ka lindur që kur nisi të njihej me veshjet e modës të sjella nga prindërit e tij nga Hong Kongu. Ka mbaruar studimet për burime njerëzore dhe psikologji por pa lënë pas dore njohuritë e tij mbi jetën dhe veprimtarinë e stilistëve të njohur botërorë Christian Dior dhe Coco Chanel.

Në vitin 2003, Liu nisi punë si specialist marketing për kompaninë kineze të internetit Sohu, ndërsa më pas ai ngjiti shkallët e karrierës si drejtor ekzekutiv i marketingut në gjigandët e internetit në Kinë Alibaba dhe Tencent.

Kur e pyesin Liun se cili është sekreti i ngjitjes së tij në karrierë ndonëse në moshë të re ai thotë "Kurrë mos u anko, kurrë mos u dorëzo!"

Duke patur njohuri të mjaftueshme në fushën e internetit Liu themeloi kompaninë e tij të promovimit të këngëtarëve dhe artistëve të fushave të ndryshme. Në vitin 2013 ai paraqiti për herë të parë linjën e parë të veshjeve me emrin E.Lau, ku mbisundonin veshjet e qendisura

Koleksioni i tij i pare ishte një kombinim bardhë e blu, duke u frymëzuar nga ngjyrat e percelanit kinez pati sukses të madh dhe u përgëzua nga figura të njohura të artit dhe biznesit në Kinë. Kjo ishte ngjitja e pare e Liut në botën e modës. Një vit më pas në 2014, Liu paraqiti markën Tongrentang, e cila krahas markave të tjera , NE.Tiger dhe Guo Pei pasqyrojnë më së miri modën e sotme kineze të veshjeve.

Lidhur me këtë arritje të punës së tij stilisti Liu thotë se qëllimi i veprimtarisë krijuese të tij në fushën e modës është krijimi i veshjeve të përshtatshme por dhe moderne në jetën e përditëshme.

Marka Tongrentang aktualisht ka 50 dyqane në 25 qytete të Kinës dhe vetë stilisti Liu thotë se pjesa më e madhe e veshjeve të tij shiten në veri të Kinës, ku kultura tradicionale i ka rrënjët më të thella. Këtë muaj marka Tongrentang do të hapë 8 dyqane të reja në Pekin dhe më vonë disa në pjesën veriore të vendit, por Liu ka ndër mend që të shesë veshjet e firmës së tij edhe online. (Eda Merepeza)