"> Zonja e parë Peng Liyuan-simbol i Kinës moderne<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Zonja e parë Peng Liyuan-simbol i Kinës moderne
  2015-11-10 16:58:46

Zonja e parë e Kinës Peng Liyuan është e njohur në mbarë botën për stilin e saj të veshjes dhe elegancës. Ndaj ka lindur dhe termi "Stili Liyuan", që përdoret për të përshkruar veshjen dhe mbi të gjitha paraqitjen e jashtme të zonjës së parë kineze, e cila është një simbol i Kinës moderne.

Stili i veshjeve të zonjës Peng dallohet për elementet kineze, nga "qipao" tradicionale deri te veshjet më moderne. Lidhja e ngushtë e zonjës së parë me Kinën është e dallueshme në çdo detaj të veshjeve apo aksesorëve si perlat, shajet, veshjet e qendisura. Por në zgjedhjene veshjeve ceremoniale të zonjës së parë Peng nuk mungon as stili perëndimor. Në pritje të ndryshme zyrtare brenda dhe jashtë vendit çifti presidencial i Kinës pasqyron harmoni në veshje. Shpesh veshja e presidentit Xi Jinping dhe e bashkëshortes Peng Liyuan dallohen për harmoninë e stilit dhe ngjyrave. Vihet re se në stilin e zonjës së parë të Kinës ka shumë hijeshi dhe në modelimin e flokëve, të grimit që gjithmonë paraqesin një zonjë me elegancë të veçantë. Një finesë të veçantë i jep zonjës së parë të Kinës dhe mënyra e të ecurit, të të komunikuarit, qëndrimi i saj në ceremonitë e nivelit të lartë në krah të të shoqit, presidentit të Kinës.

E cilësuar nga revista e njohur "Forbes" si një nga gratë me më shumë ndikim në botë, Peng Liyuan ka një biografi të pasur jetësore, që ka ndikuar në formimin e saj intelektual për të përfaqësuar denjësisht, zonjën e parë të Kinës.

Zonja e parë e Kinës dhe jeta e saj

Peng Liyuan u lind në 20 nëntor të vitit 1962 Yuncheng të provincës Shandong. Në moshën 18 vjeçare iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Popullit Kinez, ku dalloi talenti i saj vokal. Në mbrëmjen Gala të Vitit të Ri kinez 1982 transmetuar nga CCTV ajo interpretoi me sukses këngën "Në fushat e Shpresës". Ajo ka studjuar në Konservatorin e Muzikës dhe ka qenë një këngëtare mjaft e famshme e muzikës tradicionale kineze.

Kjo periudhë ishte tepër e rëndësishme për karrierën e saj si dhe për jetën e saj private. Në vitet 80-të ajo u njoh me bashkëshortin e saj të ardhshëm, Xi Jinping dhe çifti u martua më 1 shtator 1987 në Xiamen, të provincës Fujian. Katër ditë më vonë, Peng Liyuan u kthye në Pekin për të marrë pjesë në Festivalin Kombëtar të Artit, duke vazhduar karrierën e saj. Çifti presidencial ka një vajzë të lindur në vitin 1992, e cila quhet Xi Mingze.

Zonja Peng është përfshirë aktivisht në jetën politike të Kinës, si anëtare e Komitetit të 11-të Kombëtar të Konferencës Konsultative Politike të Popullit kinez. Ajo është dhe kryetare e Akademisë së Arteve të Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës. E emëruar si Ambasadore e Vullnetit të Mirë e Organizatës Botërore të SHëndetësisë për luftën kundër tuberkulozit dhe HIV / AIDS që nga viti 2011, zonja e parë e Kinës ku jep një ndihmesë të shquar në veprimtaritë e organizuara në këtë drejtim.

Një soprano, e adhuruar nga dhjetëra miliona kineze, ajo është e njohur edhe si "Mama Peng" nga fëmijët në nevojë. Shpesh gjatë vizitave zyrtare të presidentit të Kinës Xi Jinping zonja e parë Peng ka vizituar spitale në Moskë, San Jose apo Meksikë. Ajo u ka dhënë dhurata fëmijëve të sëmurë, apo pjesë e programeve të ndihmës së këtyre vendeve. Fotot e saj në mediat e ndryshme marrin miliona klikime pasi hijeshia e paraqitjes tërheq vëmendjen e personaliteteve, por dhe njerëzve të thjeshtë brenda dhe jashtë Kinës.

Sipas studjuesit të Institutit kinez të marrëdhënieve ndërkombëtare bashkëkohore, Feng Yujun, paraqitja e zonjës së parë të Kinës Peng Liyuan në krah të bashkëshortit të saj, presidentit Xi luan një rol të rëndësishëm në vizitat e tij shtetërore jashtë vendit. Studjuesi nënvizon se "ndërsa gjatë vizitave shtetërore presidenti Xi dhe homologët bisedojnë për çeshtje të politikës, ekonomisë ndërkombëtare, zonja e parë viziton spitale, shkolla, qendra të personave në nevojë, duke i dhënë vizitës në tërësi një aspekt human, tepër të rëndësishëm nga pikpamja diplomatike."

Një artikull i gazetës singaporase "Zaobao" të vitit 2013 titullohej "Peng Liyuan: kartvizita e Kinës", duke e cilësuar atë si zonjën e pare të Kinës së një epoke të re. Më 20 nëntor 2014, Universiteti Massey në Zelandën e Re i akordoi zonjës së parë të Kinës Peng Liyuan titullin "Doktor nderi" për kontributin ndërkombëtar në fushën e arteve, shëndetësisë dhe arsimit. (Eda Merepeza)