">Të trashëgohen qentë!<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Të trashëgohen qentë!
  2015-11-10 16:58:46

Një jetë në shkollë

Zonja Tang Ling është një 82 vjeçare kineze e cila prej 28 vjetësh ka ndjekur kolegjin, raporton media vendëse Huaxi Metropolis e qytetit Chengdu. Aktualisht ajo shpenzon 50 minuta për të marrë 2 autobusë për të shkuar çdo të hënë në kolegj. Kurset që zonja Tang ndjek janë letërsi, histori, muzikë, kopshtari etj. Ajo tregon se ka nisur frekuentimin e këtyre kurseve në vitin 1987, kur sapo kishte dalë në pension dhe që nga ajo kohë nuk është ndalur së mësuari. Sapo përfundon një kurs zonja Tang regjistrohet për një kurs tjetër, që i intereson.

Tashmë ajo ka 8 diploma, të marra deri në vitin 2008. Ajo tregon se në fillim ndiqte kurset çdo ditë por me kalimin e viteve frekuentimi i kurseve u reduktua në 3 ditë në javë, pasi zonja Tang kujdesej dhe për familjen e saj. Mësimet e marra nuk i kanë shërbyer thjesht si një kulturë personale, pasi ndër vite kjo zonjë me vullnet të hekurt ka dhënë mësime apo këshillime në shkollat fillore, me dëshirën e vetme për të kontribuar në arsimimin e brezit të ri.

Kopjimi në provimin e nëpunësit civil, dënim deri në 7 vite burg

Autoritetet e Administratës së Shërbimit Civil të Kinës kanë njoftuar ditët e fundit se sipas një rregulloreje të re do të dënohen ashpër aplikuesit për provimin e nëpunësit civil. Në rregullore është përcaktuar qartë se shkelësit e disiplinës gjatë provimit kombëtar do të dënohem me më shumë se 3 vjet heqje lirie, madje në raste të rënda të shkeljes së ligjit, dënimi mund të shkojë deri në 7 vjet burg. Agjencitë qeveritare në nivel kombëtar, institucionet publike dhe degët e tyre kanë planifikuar të rekrutojnë 27 mijë punonjës të shërbimit civil këtë vit, duke e rritur me 3 mijë numrin e tyre, krahasuar me një vit më parë, raporton agjencia kineze e lajmeve Xinhua. Ky do të jetë numri më i madh i shënuar gjatë 10 viteve të fundit në sektorin e administratës publike, informon Beijing News.

Në agjencitë qeveritare pranohen nëpunës që kanë të paktën një eksperiencë 2 vjeçare pune dhe 10 për qind e vendeve vakante i përkasin të diplomuarve. Sipas njoftimit të Ministrisë së Burimeve Njerëzore dhe Çeshtjeve Sociale regjistrimi për provimin kombëtar të nëpunësit civil do ka nisur nga 15 deri më 24 tetor, ndërsa provimi do të zhvillohet më 29 nëntor.

Kinë-Takim ndërkombëtar për personat me aftësi të kufizuar

Rreth 500 ekspertë nga Azia dhe Europa u mblodhën të enjten e kaluar në Pekin në një konferencë ndërkombëtare kushtuar personave me aftësi të kufizuara. Takimi me temë "Bashkëpunim për personat me aftësi të kufizuara" zhvillohet në kuadër të Takimeve Azi-Europë (ASEM), organizuar në kujdesin e Federatës Kineze të Personave me Aftësi të Kufizuara, Ministrisë së jashtme të Kinës dhe bashkisë së Pekinit. Tema e mbledhjes është " thyerja e pengesave të përjashtimit të personave me aftësi të kufizuara". Ndër veprimtaritë kryesore që do të zhvillohen me këtë rast janë forume të nivelit të lartë për çeshtje të personave me aftësi të kufizuara, një panair me prodhime për personat me aftësi të kufizuara, si dhe një takim profesional për teknikat e bashkëpunimit në ndihmë të personave me aftësi të kufizuar. Li Xiaomei, zëvendësdrejtor i departamentit ndërkombëtar të Federatës Kineze të personave me aftësi të kufizuara tha se " është një çeshtje globale rritja e mirëqenies së personave me aftësi të kufizuara. Ndërsa sipas zëvendëspresidentit të kësaj Federate Jia Yong bashkëpunimi në këtë fushë është propozuar nga kryeministri kinez Li Keqiang, i cili ka bërë thirrje për përfshirjen e bashkëpunimit Azi-Europë lidhur me personat me aftësi të kufizuar në kornizën e bashkëpunimit të përgjithshëm. Qëllimi i kësaj veprimtarie është rritja e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e personave me aftësi të kufizuara.

Në Kinë jetojnë 85 milion persona me aftësi të kufizuara.

Të trashëgohen qentë!

Qentë janë anëtarë të shumë familjeve kineze ashtu si në mbarë botën. Kujdesi ndaj tyre është i madh në aspektin shpirtëror, ekonomik por të zotët e tyre kujdesen edhe për jetën intime të miqve me 4 këmbë. Bëhet fjalë për ceremoni dasme për qentë që është organizuar të dielën e fundit të muajit tetor në qytetin Nanjing të provincës lindore kineze Jiangsu.

Organizatorët u kujdesën që ceremonia e martesës së qenve të ishte një të dielë paradite në një nga parqet e shumtë të qytetit. U kurorëzuan me martesë 15 çifte qensh, për veshjet e të cilëve ishin kujdesur vetë pronarët. Qenushet më së shumti ishin veshur me fustan nusërie të bardhë të kombinuar me fjongo dhe aksesorë të tjerë, ndërsa dhëndurët qen ishin më klasikë në veshjen e tyre me kostum por nuk mungonin as kapelet dhe aksesorë të tjerë. Me një atmosferë shumë të këndëshme çiftet e qenve dhe familjarët e tyre kaluan çaste plot publicitet nga të pranishmit.(Eda Merepeza)