">Kina propozon nismën 16+1 për shkëmbime midis të rinjve<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Kina propozon nismën 16+1 për shkëmbime midis të rinjve
  2015-11-04 16:55:29

Kina propozoi një program shkëmbimi për rreth 1,000 të rinj nga Kina dhe 16 vendet e Europës Qendrore dhe Lindore gjatë pesë viteve të ardhshëm për të shtuar komunikimin midis njerëzve.

Nënkryetar i Konferencës Konsultative Politike të Kinës, Qi Xuchun, drejtoi Forumin e udhëheqësve të rinj politikë që u mbajt javën e kaluar në Pekin.

"Shkëmbimet e gjera dhe të thella midis njerëzve do të shërbejë si bazë për zhvillimin e komunikimit politik, vendosjes besimit të ndërsjellë dhe nxitjes së bashkëpunimit ekonomik dhe shoqëror," tha Qi.

Ai shtoi se politikanët e rinj duhet të ndihmojnë vendet e tyre për të zhvilluar bashkëpunim pragmatik me Kinën dhe për të nxitur bashkëpunimin nën ombrellën "16+1" dhe atë 'Një brez, një rrugë'.

Ai gjithashtu i inkurajoi politikanët e rinj të nxitin bashkëpunimin dhe bashkërendimin me Kinën në marrëdhëniet ndërkombëtare, "sidomos në fusha që shqetësojnë të dy palët, siç janë ndryshimi i klimës, energjitë e reja, siguria dhe mospërhapja e armëve."

Në vitin 2012 në Varshavë të Polonisë, kryeministri i atëhershëm i Kinës, Wen Jiabao, propozoi 12 masa për të realizuar bashkëpunimin midis Kinës dhe 16 vendeve, Shqipërisë, Bosnjë Hercegovinës, Bulgarisë, Kroacisë, Republikës Ceke, Estonisë, Hungarisë, Letonisë, Lituanisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Polonisë, Rumanisë, Serbisë, Slovakisë dhe Sllovenisë.

Një prej masave është dhe mbajtja e Forumit të Politikanëve të Rinj.

Forumi zhvillohet 2 herë në vit. I pari u zhvillua në vitin 2013, në Pekin. Këtë vit ky organizëm mblodhi së bashku mbi 50 politikanë të rinj nga 16 vendet e Europës Qendore e Lindore.

Para hapjes së Forumit, pjesëmarrësit vizituan disa prej zonave të posaçme ekonomike të Kinës, si atë të qytetit Lang Fang, në provincën veriore Hebei apo zonën e zhvillimit të teknologjisë së lartë në distriktin Zhongguancun. Të rinjtë gjithashtu morën pjesë në aktivitete që treguan kulturën e Kinës, si kaligafinë dhe përgatitjen e çajit.

Shqipëria përfaqësohej në këtë aktivitet nga Sekretari Ndërkobëtar i LSI-së, Ralf Gjoni dhe kryetarja e Forumit Rinor Eurosocialist, Joleza Koka. Drejtorja e CRI Shqip Qu Ning bisedoi me të dhe fillimisht e pyeti shkëmbimet midis të rinjve të Shqipërisë dhe Kinës.