">Delegacioni i politikanëve të rinj nga Europa Qendrore e Lindore vizitoi CRI-në<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Delegacioni i politikanëve të rinj nga Europa Qendrore e Lindore vizitoi CRI-në
  2015-11-04 16:55:29

Një delegacioni i politikanëve të rinj nga Europa Qendrore e Lindore vizitoi Radion e Jashtme të Kinës (CRI). Ky delegacion përbëhet nga 16 anëtarë duke përfshirë sekretarin ndërkombëtar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ralf Gjoni.

Zv./redaktori i përgjithshëm i Radios së Jashtme të Kinës Ma Bohui pasi uroi u mirëseardhjen politikanëve të rinj prezantoi zhvillimin e tanishëm të radios. Sekretari ndërkombëtar i LSI-së Ralf Gjoni vlerësoi faktin që Kina vazhdon transmetimet e programeve në shqip, ndërsa kujtoi se radio të njohura ndërkombëtare, përfshirë BBC-në, i mbyllën programet në shqip.

Zv./redaktori i përgjithshëm, Mao Bohui, tha se pavarësisht madhësisë së vendit, nëse ka dëgjues, do të vazhdojë transmetimi i programeve.

Më vonë, Gjoni vizitoi redaksinë e gjuhës shqipe të Radios së Jashtme të Kinës. Drejtorja Qu Ning prezantoi gjendjen e zhvillimit të redaksisë. Gjoni tha se shpreson se më shumë shqiptarë do të mund të ndjekin programet e gjuhës shqipe të CRI-së.

Në fund, Ralf Gjoni dha një intervistë të posaçme me CRI-SHQIP. Gjatë bisedës në studio, ai tha se Kina dhe Shqipëria ruajnë miqësinë tradicionale, por nënvizoi se shumë të rinj kinezë nuk e njohin Shqipërinë.

Shkëmbimet midis Shqipërisë dhe Kinës zhvillohen në jo vetëm në planin ekonomik, por edhe atë njerëzor dhe të rinjtë janë një pikë kyçe. Për këtë zoti Gjoni tha se duhet të forcohen shkëmbimet midis të rinjve të të dy vendeve.

Lidhur me sistemin e bashkëpunimit midis Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore e Lindore, Gjoni tha se pozita gjeografike e këtij rajoni është e rëndësishme dhe mund të shërbejë si një urë midis Kinës dhe Europës Perëndimore.

"Forcimi i bashkëpunimit midis Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore e Lindore është i favorshëm për nxitjen e shkëmbimeve dypalëshe," tha ai.

Vitin e kaluar, Kina propozoi nismën "Një brez, një rrugë". Lidhur me këtë, Gjoni tha se Shqipëria dëshiron më shumë investues kinezë të marrin pjesë në projektet e infrastrukturës, të energjisë, të turizmit etj.

"Këto bashkëpunime do të jenë pozitive për të dy vendet," tha ai. (Çang Çuo)