">Sëmundja e udhëtimit, ç'duhet të bëjmë<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Sëmundja e udhëtimit, ç'duhet të bëjmë
  2015-10-31 14:09:15

Udhëtimet e gjata mund të jenë një makth i vërtetë për personat që vuajnë nga sëmundja e udhëtimit, pra kur i zë makina, avioni ose trageti.

A jeni ndeshur me fenomene të tilla gjatë udhëtimeve me makinë?

-Marramendja, të përziera.

-Zbehje fytyre dhe djersë të ftohta.

-Shtimi i pështymës apo mungesë energjie.

-Rënie e tensionit të gjakut dhe lodhje e madhe.

Këto simptoma ndodhin kur vuani nga sëmundja e udhëtimit.

Përse na zë makina?

Kjo lidhet me lëvizjet e forta dhe shpejtësinë e lartë gjatë udhëtimit, në këtë moment edhe trupi ynë lëviz. Ky problem i cili shfaqet si sëmundja e lëvizjes ndodh atëherë kur prishet presioni i ajrit dhe ekuilibri i veshit të brendshëm.

Përveç kësaj, aromat e pakëndhsme, lëvizja e madhe e organeve të brendshme etj., mund të shkaktojnë marramendje, dhimbje koke, të përziera etj, të cilat janë simptomat e sëmundjes së lëvizjes apo të udhëtimit. Ka njerëz që durojnë gjatësi të caktuara rruge, ndërkohë disa të tjerë nuk e përballojnë dot. Ka raste kur kjo varet nga trashëgimia, gjendja shëndetësore, shpirtërore personale dhe cilësia e ajrit.

Prandaj mbilodhja, uria, mbingopja, dobësimi i trupit, presioni shpirtëror, lagështia e ambientit, ndotja e ajrit etj mund të përkeqësojnë këtë sëmundje.

Si të veprojmë në këtë rast?

1. Bëni kompresa të ftohta me peshqir mbi gjoks dhe fytyrë për të lehtësuar simptomat.

2. Konsumoni ushqime të tharta, si limon, uthull etj. Mund të mbani në dorë lëkurë portokalli apo limoni dhe xhenxhefil dhe t'i mbani erë, kjo gjë do t'ju largojë të përzierat.

3. Shtypni pikën e akupunkturës "Nei Guan", e cila është shumë e efektshme ndaj "sëmundjes së lëvizjes". Pozicioni i pikës së akupunkturës "Nei Guan": vendosni 3 gishta(gishti i unazës, gishti i mesëm dhe gishti tregues) të dorës së djathtë mbi dorën e majtë, me gishtin e unazës në kyçin e dorës së majtë, pika ku vendoset gishti tregues është pika e akupunkturës "Nei Guan".

4. Nëse nuk e mbani dot të vjellën, atëherë është mirë ta bëni këtë gjë. Pas kësaj do ndiheni më mirë.

5. Rregulloni pozicionin e uljes dhe të shtrirjes. Kur lëzivni me traget, duhet të rregulloni pozicionin e shtrirjes. Nëse trageti lëviz majtas dhe djathtas, duhet të shtriheni tek drejtimi i përparimit të anijes. Nëse ai lëviz në drejtimet e përparme dhe të pasme, duhet të shtriheni në drejtimin majtas e djathtas. Më pas mbyllni sytë dhe merreni frymë thellë. Nëse lëvizni me makinë, mund të uleni në sediljen e parë të makinës, për të pakësuar lëvizjen e trupit. Hapni dritaren e makinës për të lejuar ajrin e freskët, i cili mund të lehtësojë të përzierat. Nëse udhëtoni me avion merrni frymë me gojë.

6. Mund të merrni ilaçe kundër zënies së makinës avionit apo tragetit, por zakonisht këto ilace e bëjnë efektin pas gjysmë ore.

Si të parandalojmë simptomat e "sëmundjes së udhëtimit"?

1. Konsumimi i ilaçeve për parandalimin e "sëmundjes së lëvizjes. Në përgjithësi, këto ilaçe kanë efekte për 4 orë. Prandaj, duhet të konsumoni një ilaç për çdo 4 orë. Por personat me glaukomë, fëmijët dhe gratë shtatzëna duhet të kenë kujdes nga përdorimi i këtyre ilaçeve. Personat me hipertension, hypertiroide, astmë, sëmundje veshkash etj., dhe të moshuarit duhet të konsultohen me mjekun para përdorimit të ilaçeve.

2. Para udhëtimit të gjatë duhet të keni fjetur mirë dhe të jeni të relaksuar, meqenëse lodhja mund ta përkeqësojë gjendjen.

3. Konsumoni ushqime që stimulojnë oreksin dhe treten shpejt. Udhëtimi i gjatë mund të shkaktojë lodhjen dhe uri. Prandaj, mund të konsumoni pak ushqime si vezë, mollë, murriz etj.

4. Mos hani tepër para hipjes në makinë, traget dhe avion. Mos hani ushqime shumë të yndyrshme. Nga ana tjetër, nuk duhet të hipni në makinë me stomak bosh.

5. Merreni me vet një qesë plastmasi, në rast se keni të përziera.

6. Gjeni një pozitë pranë0 dritares në makinë, ku mund të kenë më shumë ajër të freskët dhe hidheni shikimin sa më larg pamjes jashtë makinës.

7. Vendosni kufjet për të dëgjuar muzikë.

8. Bëni stërvitje për të kalitur trupin.