">Makina automatike e Toyota-s kalon provën e sigurisë në autostradat e Tokios<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Makina automatike e Toyota-s kalon provën e sigurisë në autostradat e Tokios
  2015-10-29 16:19:22

Prodhuesi japonez i makinave Toyota ka kryer prova me një makinë papilot në rrugët plot trafik të Tokios. Mjeti në fjalë mund t'i kalojë në siguri të plotë autostradat dhe njëherësh të ndërrojë koristë automatikisht pa ndërveprimin e njeriut.

Korrespodenti i CRI-së Luo Laiming sjell më shumë hollësi.

Makina e Toyota-s gjatë provave për drejtim automatik në rrugët plot trafikut të Tokios shfaqi gjithë zotësinë e sofistikuar për të qarkulluar me lehtësi dhe siguri, madje dhe të ndërronte koristë.

Prodhuesi japonez i makina ka kryer prova për disa vjet me mjetin e quajtur "Highway Teammate", por kjo është hera e parë që mjeti hynë në autostradë dhe del më pas pa ndërhyrjen e njeriut.

Gjatë provës makina udhëtoi për afro 8 km në autostradë. Shoferi ishte në gjendje gatishmërie për të ndërhyrë në rast se do të ishte e nevojshme, por pasi e shtypi butonin e aktivizimit të pilotit automatik, duart e tij qëndruar larg timonit.

Makina në fjalë është një model i ndryshuar i Lexus GS dhe përbëhet nga elemente shtesë, siç janë kamerat një sërë ndijesorësh dhe harta rrugësh shumë të sakta të cilat ofrojnë analiza të rrugës dhe kushtet e trafikut, duke i lejuar pilotit automatik të marrë vendime dhe të ndërhyjë sa herë është e nevojshme.

Makina mund të qëndrojë në të njëjtën korsi, ta ndryshojë atë dhe të ruajë largësinë nga mjeti që ka përpara edhe në rast se bëhet fjalë për trafik të dendur, e gjitha falë një sistemi të ndërlikuar ndijesorësh.

Moritaka Yoshida është Zyrtari i lartë i Menaxhimit të Toyota-s.

"Kjo makinë mund të përballojë të gjitha situatat që një pilot automatik duhet t'i përballojë në rrugë pa ndërhyrje njerëzore. Ne presim që kjo teknologji të përhapet në masë deri në kohën e zhvillimit të Lojërave Olimpike Tokio 2020."

Toyota nuk është kompania e vetme që ka punuar mbi teknologjitë e vetëdrejtimit të mjeteve. Kompani të tjera si Honda dhe Google kanë treguar së fundi prova për sistemet e tyre të drejtimit automatik.

Yoshida thotë se makinat e reja të Toyota-s do të kenë të gjithë teknologjinë e nevojshme që pritet të luajë një rol kyç në produktet e së ardhmes.

"Kjo teknologji pritet për të përmirësuar sigurinë në rrugë dhe të krijojë një mjedis të përshtatshëm për drejtimin e mjetit, mbrojtjen e mjedisit dhe reduktimin e trafikut në rrugë. Makina synon t'u japë liri të gjithë njerëzve, përfshirë të moshuarit dhe invalidët."

Makina me pilot automatik është një realitet i afërt, megjithatë Yoshida pranon se shumë gjëra mbeten ende të pazgjidhura.

Deri tani makina të tilla mund të jenë të pavarura vetëm në vende të caktuar, siç janë autostradat e Tokios, dhe ku nuk mund të ndodhin gjëra të papritura.

"Modelet që kemi zhvilluar deri më sot tregojnë se piloti automatik mund të kapërcejë të gjitha situatat që mund të shfaqen në një autostradë. Por është gjithashtu fakt se nuk mund të funksionojë në disa rrethana të caktuara. Ndaj tani ne duhet të përgatitemi për këtë lloj situatash. Ndaj kemi ende punë në pesë vitet e ardhshëm."

Për funksionimin e sistemeve të tillë papilot një faktor i rëndësishëm është dhe harta e rrugëve dhe teknologjitë clound computing.

Në këtë drejtim është duke punuar dhe kompania Toyota.