">Musaraj: "Një brez, një rrugë," lëvizje strategjike në ekonominë diplomatike"<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Musaraj: "Një brez, një rrugë," lëvizje strategjike në ekonominë diplomatike"
  2015-10-28 17:27:51

Shqipëria e konsideron nismën e Kinës "Një brez, një rrugë" si një lëvizje strategjike në ekonominë diplomatike që do të mundësojë rritjen e bashkëpunimeve tregtare mes vendeve pjesëmarrëse.

Sipas Dr. Adanela Musaraj, këshilltare pranë kabinetit të ministrit shqiptar të Bujqësisë, ky hap i Kinës do të nxitë jo vetëm politikën e eksporteve të prodhimit vendas, por edhe investime të tjera të qeverisë së Kinës në zhvillimin e industrisë ushqimore.

"Ne duhet të bashkëpunojmë me Institutin Konfuci në Tiranë dhe ente të tjera kineze në Shqipëri jo vetëm për përkthimin e informacionit bujqësor të produkteve tona në kinezisht, por dhe të zhvillojmë një marketing të fuqishëm për tregun kinez në bashkëpunim dhe me dhomat e tregtisë shqiptaro kineze," tha Musaraj, gjatë një interviste për CRI Shqip.

Më 26 qershor 2015, ministri i Bujqësisë i Shqipërisë Edmond Panariti dhe zv./ministri i Bujqësisë i Kinës Zeng Yi Chun, u takuan Sofje. Të dy zyrtarët biseduan nxitjen e bashkëpunimit në fushën e bujqësisë nën këtë ombrellë strategjike "Një brez, një rrugë.".