">Nga migrant në biznesmen në vendlindje<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Nga migrant në biznesmen në vendlindje
  2015-10-19 17:26:05

Nga migrant në biznesmen në vendlindje

Një numër i konsiderueshëm punëtorësh migrantë kinezë po rikthehen në vendlindje për të nisur një biznes. Njihet tashmë lëvizja demografike e banorëve të zonave rurale drejt metropoleve dhe qyteteve të tjera të vendit për punë dhe një jetë më të mirë. Por me kalimin e viteve disa prej këtyre punëtorëve migrantë po u rikthehen vatrave të tyre familjeve me planin për një sipërmarrje të re.

Kthim në vendlindje për biznes o punëtorëve migrantë

Në janar të këtij viti Zhang Genfan la punën e tij si korrier në qytetin Guangzhou, kryeqendër e provincës kineze Guangdong për tu kthyer në vendlindje, në fshatin e vogël Maoming, të të njejtës province.

"Puna si korrier më mësoi logjistikën dhe kështu arrita të mësoj vendet ku tregtoheshin ushqimet e freskëta, madje zbulova se sa popullore ishin në këtë qytet frutat e prodhuara në fshatin tim të lindjes" thotë Zhang.

Nisur nga kjo përvojë Zhang krijoi një kompani për shitjen e frutave të fermerëve të fshatit të tij online. Aktualisht kompania e tij ka 20 punonjës, pjesa më e madhe e të cilëve të lindur pas viteve 80-të të shekullit të kaluar, pothuajse në të njejtën moshë me Zhang.

Turizmi rural është gjithashtu në focus të sipërmarrësve kinezë. Deng Xianji ka punuar në sektorin e reklamave dhe të medias së shkruar në Guangdong, por ai tashmë është kthyer në fshatin e lindjes Qingyuan ku ka ndërtuar një hotel të vogël.

Deng i ka tërhequr klientët për hotelin e tij nëpërmjet botimit të fotove nga peizazhet tërheqëse të fshatit në internet.

Duke nisur nga viti 1980 shumë fermerë kinezë lane shtëpitë e tyre kryesisht në zonat rurale për tu bërë pjesë e ndërtuesve dhe e zhvillimit të qyteteve të mëdha të vendit. Por vitet e fundit vihet re një prirje e kundërt e transferimit të industrive nga zonat urbane në ato rurale si dhe urbanizimi i zonave rurale ka kthyer në vendlindje punëtorët migrantë për të gjetur mundësi sipërmarrjeje.

Të dhënat

Sipas Zyrës Kombëtare të Statistikave të Kinës, rritja e nivelit të punëtorëve migrantë që kthehen në vendlindje ka nisur të ndodhë që pas vitit 2010.

Sipas kërkimeve në sektorin e punësimit të 500 fshatrave në 10 provinca, të kryera nga Ministria e Burimeve njerëzore dhe e sigurisë publike, numri i personave që kanë ngritur biznesin e vet në zonat rurale në 6 mujorin e pare të vitit 2015 është rritur 3.1%, krahasuar me të njejtën periudhë të vitzit të kaluar. Ndërsa në provincën Guizhou kjo përqindje ishte 58. Kohët e fundit në Kinë 2 milion punëtorë migrantë janë rikthyer në vendlindje dhe kanë hapur një biznes.

Sfidat e ndryshimit

Një problem i madh me të cilin përballen shumë sipërmarës të rinj në zonat rurale është mungesa e kapitalit dhe e përvojës.

Vitin e kaluar punëtori migrant Liu Dong ukthye në vendlindjen e tij në provincën Hunan ku krijoi një farmë pulash. Ai nuk arriti të merrte një kredi bankare pasi nuk kishte kolateral dhe për këtë ai bleu 300 mijë pula gjë që i kushtoi shumë.

"Në fillim të këtij viti biznesi nuk eci mirë. Firma ishte në prag të falimentimit. Por ja arritëm ta ruanim pas rritjes së prodhimit në korrik", thotë Liu.

Deng thotë se fshati i tij ka nevojë për infrastrukturë dhe përmirësim të industrisë së turizmit.

"Po zhvillojmë bisedime me kompani profesioniste të turizmit që të mund të bashkëpunojmë. Unë kam pal eksperiencë në çeshtje si struktura e kapitalit, e shpërndarjes etj.", thotë ai.

Wang Wen, i cili ka punuar në një kompani për vegla bujqësore në Guangzhou, po planifikon të ndërtojnë një kompani të tregtimit online të prodhimeve bujqësore.

Sipas tij shumica e biznesmenëve të rinj nuk kanë ide të qarta për tregun dhe ndjekin prirjet e kohës verbërisht kur nisin biznesin e tyre. Ai mendon se atyre ju duhet më shumë përvojë dhe informim në lidhje me funksionimin e biznesit. Shumë prej këtyre biznesmenëve kanë ndjekur kurse trajnimi.

Sipas Deng qeveria duhet të nxitë të diplomuarit në shkollat e larta të japin përvojën e tyre në shkollat me profil bujqësor. Gjithashtu ai mendon se në zonat rurale duhet përmirësuar infrastruktura. Ai shton se këtë kusht e kërkon kryesisht industria e turizmit dhe e tregtisë online. Wang Wen shpreson që qeveria do të ofrojë kredi apo grante për sipërmarrjen rurale, ndërsa bankat do të lehtësojnë dhënien e kredive bankare për sipërmarësit nga këto zona.

Deng Yujun, profesor i Universitetit të Kinës Jugore, Universiteti Normal i Guangzhou, sugjeron se zonat rurale duhet të hartojnë planin e tyre të zhvillimit industrial dhe të ofrojnë udhëzues për investitorët e zonave rurale. (Eda Merepeza)