">Liqeni magjik Dongjiang në Hunan<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Liqeni magjik Dongjiang në Hunan
  2015-10-15 17:02:39

Liqeni Dongjiang ndodhet në Chenzhou të provincës Hunan. Ky liqen u përcaktua si atraksioni turistik i nivelit kombëtar 5A në korrik nga Administrata Shtetërore e Turzimit. Liqeni Dongjiang është destinacioni i 8-të në provincën Hunan që merr statusin e nivelit 5A.

Një zonë piktoreske përbërë nga parqet e ligatinat, liqeni Dongjiang përfshin malin Hougu , Rezervuarin Dongjiang dhe parqe kombëtare.

I njohur për bukuritë e tij natyrore madhështore, zona piktoreske përfshin 160 km2.

Zona skenike e Liqenit Dongjiang është e pasur me pyje të dendura dhe bimë të ndryshme. Turistët mund të argëtohen duke soditur lumenj, liqene, ujvara dhe aktivitete si rafting, rrëshkitje në ujë dhe peshkim.

Një nga pamjet më magjike dhe spektakolare në këtë zonë është vetë liqeni Dongjiang, ku mjegulla mbulon ujin përpara lindjes së diellit. Liqeni i qetë 12-kilometra, mes portës kryesore të zones piktoreske të Liqenit Dongjiang dhe Rezervuarit Dongjiang, vishet nga re me ngjyrë rozë.

Numri i turistëve që vizitojnë Liqenin Dongjiang është dyfishuar që pas marrjes së statusit të nivelit 5A në muajin korrik. Zixing – qyteti ku ndodhet liqeni Dongjiang –ka bërë shumë punë dhe përpjekje për të promovuar turizmin dhe përmirësuar industrinë e shërbimeve.

Ujëvarat Hougu

Ujëvarat ndodhen në jugperëndim të rezervuarit dhe janë rreth 100 metra të ndara nga njëra-tjetra. Ujëvara në perëndim është rreth 20 metra e lartë, ndërkohë ajo në jug është 200 metra

Sipas të dhënave në rajonin rreth liqenit jetojnë rreth 50 mijë banorë.

Kjo zonë spikatet për ushqimet dhe pijet

Çaji Chuyun

Çaji Chuyun është çaj i zi i cilësisë së lartë. Në vitin 2013 ky çaj i prodhuar në zonën Dongjiang fitoi çmimin special në Kupën e Çajit në Kinë.

-Çaji Xianlong

-Çaji Dongjiang Maojian

Çaji Maojian është një ndër 10 çajrat më të famshëm në Kinë për shijen e tij unike dhe aromën e mrekullueshme. Gjethet e këtij çaji rriten në zona të larta malore me tokë të pasur dhe klimë të përshtatshme.

Çaji Maojian është çaj jeshil me nivel të lartë antioksidantësh.

Në mbarë Kinën, ky çaj preferohet nga njerëzit sidomos pas një dite të lodhshme.

Ndër përfitimet më kryesore që kemi nga pirja e çajit Mao Jian, ashtu si çdo çaj jeshil, përfshihen ulja e rrezikut për problemet me zemrën, ulja e nivelit të kolesterolit të keq në gjak etj.

Ky çaj përmban një sasi të lartë antioksidantësh që zhdukin radikalet e lira nga trupi, e rrjedhimisht mbajnë larg sëmundjet e kancerit dhe rrudhat në lëkurë. Një studim i kryer nga specialistët kinezë tregoi se nëse pini këtë çaj jeshil përditë ulet me 46%-65% rreziku për hipertension dhe sëmundje zemre, në krahasim me ata të cilët nuk konsumonin çaj.

-Çaji Dongjiang Yinhao

Peshku i Dongjiang-ut

Peshku në këtë zonë është një nga 4 specialitetet në Chenzhou. Ka cilësi të lartë falë ujit të Liqenit Dongjiang. Temperatura e ujit varjon nga 8-12 °C. Peshqit që rriten në këtë zonë përmbajnë më shumë proteina dhe amino acide.

Përsa i përket frutave në këtë zonë rriten mandarina, portokalli dhe shumë fruta të tjera.

Nga 20- 22 gusht, qyteti Zixing organizon Festën e Peshkut ku shfaqen disa lloje peshqish lokale dhe ushqime të tjera të gatuara me metoda tradicionale.

Përveç Festë së Kulinarisë, qyteti organizon gjithashtu aktivitete të artit popullor ku nuk mungojnë performancat e ndryshme.

Përpara Festës së Mes-vjeshtës dhe Ditës Kombëtare, liqeni vizitohet nga shumë turistë.

Provinca Hunan ka 264 destinacione turistike të nivelit A, 555 htele dhe 848 agjenci turistike, thotë Gao Yang, zv.drejtori i Zyrës së Turizmit në Hunan. Në vitin 2014, numri i turistëve kinezë dhe të huaj në Hunan kaloi 400 milionët dhe të ardhurat nga turizmi arritën në mbi 300 miliardë juanë.