">Jeta e re e rritësve të kuajve në Mongolinë e Brendëshme<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Jeta e re e rritësve të kuajve në Mongolinë e Brendëshme
  2015-10-12 19:27:23

Këtë verë, S.Hugjilt në lokalitetin Jiiriin gol të Mongolisë së Brendshme fitoi shumë nga pritja e turistëve në kopshtin e tij "Shtëpia e Rritësve të Kuajve Tului Khan". Pas një dite të ngjeshur, ai u foli gazetarëve të Radios së Jashtme të Kinës për ndryshimet rrënjësore në jetën e tij.

Familja e bariut Hugjilt ka 120 kuaj dhe 353 hektarë kullotë. Duke shfrytëzuar pozitën e favorshme gjeografike të kullotës, që ndodhet afër autostradës, në vitin 2004, ai krijoi një kopësht kulturor për rritësit e kuajve mongolë me emrin "Shtëpia e Rritësve të Kuajve Tului Khan". Krahas shtimit të të ardhurave dhe rritjes së numrit të turistëve, ai tani ka ndërtuar 11 tenda për banim të përkohshëm për vizitorët.

Për shumë kinezë që jetojnë në qytete të mëdha në pjesën e brendshme të vendit, bukuria mahnitëse natyrore e stepës është shumë tërheqëse. Por dikur në këtë zonë mungonte infrastruktura dhe shpesh edhe energjia elektrike, ndaj në kopshtin e Hugjiltit vinin pak turistë gjatë verës, të cilët i largoheshin ditëve të nxehta të qyteteve. Kurse në periudhën e vjeshtës dhe të dimrit, turistët ishim më të rrallë.

Situata ndryshoi krejt vitin e kaluar, pasi mbaroi ndërtimi i të gjitha rrugëve, furnizimi me energji dhe jeta e Hugjiltit hapi një faqe të re.

Vjet, me anën e shitjes së qumështit të pelës, dhe të pritjes së vizitorëve, ai fitoi 280 mijë juanë(mbi 45 mijë dollarë amerikanë). Me këto fitime, S. Hugjilti ndërtoi dyshemenë e 11 tendave me sistem ngrohës. Kështu ai arriti të presë turistë edhe në dimër.

Përveç ambjentit komod për turizëm dimëror, S. Hugjilti ngriti dhe nivelin e pritjes. Ndër të tjera ai ka arritur të instalojë edhe internet në tendat e turistëve dhe pajisjet brenda tyre janë në gjendje mjaft të mirë. Këtë verë, ai priti mbi 100 turistë dhe punësoi 5 barinj vendës si ndihmës. Duke folur për sipërmarrjen e vet ai thotë :

"Në kopshtin tim mund të njihni më mirë kulturën dhe historinë e rritjes së kuajve, madje dhe karakteristikat blegtorale të zonës. Jeta tradicionale e barinjve mongolë është mjaft tërheqëse për turistët"

"Për sa i përket vizitorëve, shumica e tyre vijnë nga qytete të mëdha si Pekini, Shangai etj. Por ka edhe vendës, të cilët nuk qëndrojnë vetëm një natë por shijojnë peizazhin dhe kalërojnë. Gjatë gjithë vitit numri i turistëve arrin në mbi 10 mijë ", tha S. Hugjilti.

Sipas tij, shitja e qumështit të pelës përbën një pjesë të rëndësishme të të ardhurave.

"Kam harxhuar mbi 10 vjet për të prodhuar produktet e qumështit të pelës. Produktet që ofrojmë në kopshtin tonë janë sipas metodave tradicionale me pak përmirësim, por pa asnjë shtese", tha krenar Hugjilti.

Afro 80 pela në pronësi të familjes së Hugjiltit mund të prodhojnë mi 200 kilogramë qumësht. Megjithëse bashkëshortët Hugjilt zgjohen në orën 4 të mëngjesit, prapë nuk arrinin të mbaronin të gjitha punët. Për këtë arsye vjet ata punësuan 10 punëtorë. Ai ndjehet i gëzuar se në këtë mënyrë ndihmon dhe përmirësimin e gjendjes ekonomike të familjeve të punëtorëve të tij.

Qumështi cilësor nuk mungon asnjëherë për klientët. Çdo ditë, qumështi i pelës mbi 30 juanë për kg (5 dollarë amerikanë) shitet para orës 4 pasdite. Në sezon, blerësit duhet të bëjnë rezervim para disa ditësh, për të siguruar qumështin e dëshiruar. Sipas S. Hugjilt, klientët nuk janë vetëm vendës,por edhe nga qytete të tjera të vendit, qoftë veriore apo jugore. Një pjesë e qumështit të prodhuar nga ai do të furnizojë edhe Spitalin Ndërkombëtar të Mjekësisë Mongole, sepse qumështi i pelës ka efekt të dukshëm për mjekimin e disa sëmundjeve. S. Hugjilti planifikon të ndërtojë një tjetër stallë kuajsh për të rritur më tej aftësinë prodhuese.

Sipërmarrja e këtij banori të Mongolisë së Brendëshme është zgjeruar dhe me veshjet tradicionale mongole, që punohen nga gruaja e tij dhe janë të pëlqyera nga turistët. Qëndisjet apo dizenjimet e kostumeve prej lëkure të butë dhe çizmet e lehta, kryhen sipas metodave të lashta, të punuara me duar nga zonja Hugjilt. Disa klientë i blejnë ato për dhurata apo si dekorim për shtëpitë e tyre.

Fitime më të mëdha nevojistin punë më të rënda. Bashkëshortët Hugjilt pasi zgjohen çdo ditë në orën 4 të mëngjesit, kthejnë kuajt në stalla, ku punëtorët mbledhin qumështin. Rreth orës 6.00 të mëngjesit nis ardhja e vizitorëve. Shitja e qumështit, gatimi, pastrimi dhe rregullimi i tendave, si edhe blerja e artikujve të ndryshëm zë gjithë ditën e punës së çiftit.

Në shtëpinë e S. Hugjiltit ka një tendë ku ekspozohen sendet e punës së përditëshme të blegtorëve. Krahas modernizimit të jetës së banorëve në Mongolinë e Brendshme, shumë objekte kanë dalë jashtë përdorimit si qesja për të mbajtur qengjat, tubat prej bambuje për prodhimin e kosit, djepi për fëmijët etj. Ndërsa në kopshtin e familjes Hulgjit ato ruhen me kujdes.

"Kur vijnë fëmijët që duan të njohin jetën dhe traditat e shkuara u tregoj këto sende. Ka raste kur të vegjlit kanë shumë kureshti dhe nis u tregoj me hollësi për punët e dikurshme " tha S. Hugjilt.

Si pronar i këtij thesari kulturor, shkollat fillore të lokalitetit shpesh e ftojnë zotin Hugjilt të bisedojë me nxënësit. Ai flet me pasion për kulturën mongole, doket e zakonet dhe anekdotat e trashëguara brez pas brezi.