">Shoqata kulturore Shqipëri-Kinë, një platformë e re bashkëpunimi dhe miqësie<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Shoqata kulturore Shqipëri-Kinë, një platformë e re bashkëpunimi dhe miqësie
  2015-10-08 16:37:15

Shoqata Kulturore Shqipëri-Kinë e krijuar para dy muajsh me nismën e një grupi dashamirësish të Kinës synon promovimin e kulturave të të dy vendeve, nxitjen e shkëmbimeve kulturore dhe të komunikimit mes njerëzve.

Kjo platformë synon dhe nxitjen e bashkëpunimit ekonomik si dhe në fushën e turizmit. Me një vlerësim të veçantë për ndihmesën e dhënë nga ambasadorja e Kinës në Shqipëri, Jiang Yu në veprimtarinë e saponisur të shoqatës, kryetari i saj, sinologu i njohur Iljaz Spahiu flet gjerësisht për këtë vlerë të shtuar në marrëdhëniet shqiptaro-kineze, në bashkëbisedim me gazetaren Eda Merepeza.