">Liderët kinezë dhe pasioni për artin<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Liderët kinezë dhe pasioni për artin
  2015-10-08 16:26:43

Liderët kinezë përmes zbatimit të politikave i kushtojnë një vëmendje të veçantë zhvillimit të artit dhe kulturës, krijimit të institucioneve artistike në mbarë vendin, nxitjen e talenteve të reja apo krijimin e kushteve sa më të favorshme për artistët dhe vlerësimin e tyre.

Por sa të lidhur janë vetë drejtuesit politikë me artin?

Presidenti Xi Jinping, pasioni për këngën dhe filmin

Le të nisim me presidentin e Kinës, Xi Jinping i cili shquhet për pasionin e tij për muzikën. Liang Yujing, banor i fshatit Yan an në provincën veriperëndimore Shaanxi, ku presidenti Xi ka punuar në vitet 1969-1975, kujton se ai shpesh këndonte në shoqërinë e miqve. Si një simpatizues i këngëtares Teresa Teng, Xi dëgjonte shpesh në një kasetë albumin e saj "Histori e qytetit të vogël".

Krahas muzikës kineze presidenti Xi pëlqen dhe këngët ruse, madje gjatë një bisede me homologun rus Putin ai i ka thënë se këngët ruse si "Katjusha" u pëlqejnë dhe kinezëve dhe njihen pothuajse nga të gjithë.

Por gjatë vizitës së tij të ditëve të fundit në ShBA presidenti Xi Jinping nëpërmjet komunikimit të tij me mediat apo në pritje të ndryshme ka shprehur dhe pasionin e tij për filmat hollivudianë. Në darkën e mirëseardhjes shtruar për nder të tij nga qeverisja vendore në Seattle, kreu i shtetit i Kinës tha se filmi "I pagjumë në Seattle" është një ndër të preferuarit e tij por dhe të shumë kinezëve. Në këtë mënyrë presidenti Xi shprehu afërsi për qytetin mikpritës amerikan të Seattle-t. Ndërsa duke komentuar luftën e Kinës kundër korrupsionit, Xi tha se kjo fushatë nuk ka aspak lidhje me atë çfarë keni parë në "House of Cards", duke iu referuar sërish një prodhimi hollivudian.Gjithashtu mësohet se lideri kinez ka pëlqyer dhe realizime të tjera të Hollivudit si "The Deer Hunter" dhe "The Godfather".

Kryeparlamentari Zhang Dejiang drejton një orkestër simfonike

Gjatë një mbrëmjeje gala me rastin e Ditës së Gruas, më 8 mars të vitit 2006, Zhang Dejiang, atëkohë sekretar i partisë i provincës Guangdong luajti dy pjesë me flautin e njohur si Hulusi, që është një instrument muzikor i grupeve etnike të Yunnanit. Koncerti jepej gjatë dy sesioneve plenare.

Por kryeparlamentari Zhang ka drejtuar dhe orkestrën simfonike të provincës Guangdong në sallën e koncerteve më 30 gusht të vitit 2004.

Yu Zhengsheng luan në instrumentin Rawap

Anëtari i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të KQ të PKK-së dhe kryetar i Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez Yu Zhengsheng ka luajtur me instrumentin Rawap, një vegël popullore e grupeve etnike ujgure dhe uzbeke, gjatë një turneu të tij në Rajonin Autonom të Xinjiang Ujgurit në mars të vitit 2014.

Ish presidenti Jian Zemin një muzikant i vërtetë

Ish presidenti kinez Jian Zemin është gjithashtu një muzikant i talentuar. Ai ka mësuar të luajë në instrumentin tradicional muzikor kinez erhu dhe në flaut që në fëmijëri. Ai ka luajtur me këto instrumente pjesë të ndryshme klasike të muzikës kineze. Jian është një adhurues i Operas së Pekinit, të Operas tradicionale Yue (që i përket provincës Zhejiang) si dhe të Kun Operas ( me origjinë nga Suzhou, i provincës Jiangsu). Madje ka kënduar dhe pjesë të operas kineze si "Kapja dhe lirimi i gjeneralit Cao". Pasioni për muzikën i ish presidentit kinez lidhet dhe me pianon organon ukelele dhe kitarën havajane. Në vitin 1982 Jian këndoi dhe vallzoi vals me kryebashkiaken e San Franciskos në atëkohë Dianne Feinstein. Ka dhe lajme të tjera që lidhen me pasionin e ish presidentit Jian me muzikën.

Në vitin 1993 ai i dhuroi ish presidentit amerikan Clinton një saksofon të punuar me dorë gjatë vizitës në Shangai, ndërsa në turet e tij në Finlandë dhe Hollandë ai luajti në organot e kishave që vizitoi.

Ish presidenti Hu Jintao një kërcimtar dhe këngëtar i mire

Në 60 vjetorin e themelimit të Republikës Popullore të Kinës dhe në 15 vjetorin e rikthimit të Hong Kongut ish presidenti kinez Hu Jintao këndoi në skenë këngën "Ode për Vendlindjen". Ai gjithashtu ka kënduar një këngë të njohur ruse me titull "Natë në periferi në Moskës" gjatë Edicionit të 8-të të Federatës Kombëtare të Letërsisë dhe Arteve si dhe të Kongresit të 7-të Kombëtar të Shoqatës së Artistëve të Kinës.

Ish presidenti ka qenë dhe ish kërcimtar i grupit të Universitetit Tsinghua. Bashkëstudenti i tij Ju Hongfu tregon se Hu ka qenë një kërcimtar mjaft i mirë gjatë studimeve në kolegj.

Ish kryeministri Zhu Rongji dhe pasioni për Operan e Pekinit

Që në fëmijëri ish kryeministri kinez Zhu Rongji u edukua me dashurinë për operan tradicionale të Pekinit nga xhaxhai i tij.

Kur studjonte në Shkollën e Mesme Changsha Nr.1 ai kreu disa kurse të Operas së Pekinit, i drejtuar nga mësuesi i tij dhe ka interpretuar në skenë një pjesë operistike tradicionale. Ai tregon se përveç interpretimit të Operas së Pekinit ai luan dhe në instrumentin muzikor popullor Jinghu. (Eda Merepeza)