">Kultura kineze gjatë një jave<IMG border=0 src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Kultura kineze gjatë një jave
  2015-09-25 10:42:32

Chengdu-Edicioni i 15-të i Trashëgimisë kulturore

Këto ditë nisi në Chengdu të provincës Sichuan të Kinës Edicioni i 5-të i Festivalit të Trashëgimisë Kulturore. Përgjatë 10 ditëve të Festivalit do të paraqiten rreth 400 objekte të trashëgimisë kulturore nga 500 pjesmarrës. Në ambjentet e festivalit do të zhvillohet dhe një Forum dyditor ndërkombëtar për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

I ndodhur në juglindje të Kinës dhe qendër e dy nga trashëgimitë më të rëndësishme kulturore botërore, që janë vendodhjet arkeologjike Jinsha dhe Sanxingdui, kryeqendra Sichuan ze një vend nderi në hartën arkeologjike të Kinës. Në ceremoninë e hapjes së Festivalit, përfaqësuesi i posaçëm i UNESCO-s, Jose Manuel Rodriguez Cuadros vlerësoi kontributin e qytetit Chengdu në ruajtjen e trashëgimisë kulturore në nivel botëror.

Gjatë festivalit nuk u vlerësuan vetëm trashëgimitë kulturore të Kinës, si vendi pritës I tij por edhe ato me vlera ndërkombëtare sit ë vendeve të Afrikës, apo veshjet tradicionale japoneze.

Trashëgimitë kulturore të Kinës si qëndisjet, porcelani, prodhimet e drurit të llakuar apo skulpturat janë vlerësuar gjerësisht gjatë festivalit nga të gjithë pjesmarrësit ndërkombëtarë. Ndërkohë në Festival janë paraqitur objekte të trashëgimisë kulturore nga provincat kineze Guizhou, Yunnan, Gansu dhe Qinghai, si dhe nga Rajoni Autonom i Tibetit, si dhe 18 lloje më të vogla të trashëgimisë kulturore.

Një seksion i veçantë i ishte kushtuar në Festival objekteve të trashëgimisë kulturore nga Tajvani që paraqiteshin për here të pare. 5 elemente të trashëgimisë kulturore tajvaneze si bambuja, çaji, punimet me llak u vlerësuan nga të pranishmit dhe publiku.

Në seksionin e rajonit të Tajvanit binte në sy gruaja e fisit aborigjen Atayal, veshjet e saj karakteristike të endura. Sipas Yuma Taru, anëtare e fisit aborigjen Atayal punimi i veshjeve të endure tradicionale u ndërpre në këtë zone gjatë pushrimit japonez të saj. Rikthimi i kësaj tradite të lashtë tajvaneze është një vlerë e madhe për trashëgiminë kulturore të rajonit të Tajvanit dhe të mbarë Kinës. Yuma është shprehur për Global Times se traditat dhe trashëgimia kulturore apo material duhet ruajtur dhe njohur nga brezi i ri, për të siguruar kalimin e saj brez pas brezi.

Në Forumin ndërkombëtar që u zhvillua në kuadër të Festivalit ishin ftuar mbi 80 ekspertë të huaj nga rreth 30 vende të botës të cilët diskutuan rreth mbrojtjes së trashëgimisë kulturore në ditët tona. Forumi trajtoi 3 tema: modernizimin dhe diversitetin kulturor, rijësitë në ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe trajnimi i restauruesve të kësaj trashëgimie. Për here të pare qysh nga fillimi i këtij festivali 5 vjetë më pare, studimet e ekspertëve do të përmblidhen në një libër që pritet të botohet në vitin 2016.

Opera kineze "Don Kishoti" në Madrid

Publiku spanjoll është mësuar tashmë me vepra artistike të përshtatura sipas romanit të njohur "Don Kishoti" me autor Servantesin. Por në nëntor ky public për here të pare do të shohë një përshtatje origjinale të veprës klasike si një opera, që do të interpretohet nga artistët kinezë.

Teatri i Operas i Jiangxi Ganju, i provincës lindore kineze Jiangxi Province,do të paraqesë në skenën e Madridit veprën e Miguel Cervantesit, si një shkëmbim kulturor midis dy vendeve. Trupa ka përgatitur dhe përkthimin në spanjisht të veprës operistike për publikun vendës. Zëvendësdrejtori i Trupës së Operas së Jiangxi, Zhang Ming, ka bërë të ditur se kjo është hera e pare që trupa vë në skenë një vepër të huaj.

Opera e Ganju-së

Opera e Ganju, e interpretuar në dialektin jugor të kinezishtes ka një histori 600 vjeçare. Trupa operistike e këtij qyteti është krijuar në vitin 1953. Me interpretimet e saj në mbarë vendin kjo trupë është nderuar me çmime në festivalet kombëtare, si Çmimi i pare "Wenhua Grand Award", çmimi i dytë për libretin në të mirë në Festivalit e Dramës. Kjo trupë ka fituar popullaritet në vendet e tjera aziatike si në Singapor etj ku ka interpretuar pjesë të ndryshme operistike. Artistët kryesorë të kësaj trupe janë Chen Li, Huang Wenxi, Liu Anqi dhe Xiong Hua.(Eda Merepeza)