"> Ekspertët: "Vizita e Xi Jinping-ut në ShBA do të shtojë besimin"<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Ekspertët: "Vizita e Xi Jinping-ut në ShBA do të shtojë besimin"
  2015-09-23 21:09:41

Besimi është elementi kryesor që mund të përmirësojë marrëdhëniet kino-amerikane këtë javë gjatë vizitës së presidentit kinez Xi Jinping në Shtetet e Bashkuara.

Korrespodenti i CRI-së Luo Wen sjell më shumë hollësi mbi atë çka mendojnë ekspertët e të dy vendeve për këtë çështje.

Mosmarrëveshjet në Detin e Kinës Jugore do të diskutohen këtë javë në Shtetet e Bashkuara, ku presidenti kinez Xi Jinping ka filluar vizitën e tij shtetërore.

Duke nënvizuar divergjencat mbi këtë çështje midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, profesor Wang Gengëu i Universitetit Kombëtar të Singaporit thotë se ai beson se Kinë nuk po përpiqet të krijojë hegjemoni detare.

"Kinezët janë të shqetësuar të ndërtojnë një flotë detare në kontekstin e ekonomisë globale, pasi Kina është pjesë e saj. Nuk mund të mendohet që Kina të mos ketë asnjë lloj sigurie detare në një kohë kur zhvillimi ekonomik i vendit është i varur nga zhvillimi i tregtisë detare. Nuk po them se Kina po sfidon, po ajo që kinezët po thonë tani është se po hasin probleme për të mbrojtur interesat e tyre të lundrimit dhe interesat detare. Dhe këtu nuk kemi një mosmarrëveshje midis të barabartëve. A mund të ketë drejtpeshim midis dy fuqive botërore, mendoj se kjo duhet kuptuar nga të dy palët."

Qartësimi i keqkuptimeve do të jetë një nga synimet kryesore të vizitës së presidentit kinez Xi Jinping në Shtetet e Bashkuara.

Profesor Robert Keohane i Universitetit Princeton thotë se ai beson se nëse të dy palët mund t'i tejkalojnë mosmarrëveshjet e së shkuarës dhe të punojnë së bashku, bashkëpunimi do të punojnë e jetë në interes të të dy palëve.

"Bashkëpunimi vjen pas mosmarrëveshjeve dhe jo pas harmonisë. Rritja e Kinës shkakton mosmarrëveshje dhe e sfidon bashkëpunimin, ndaj mendoj se ka shumë mënyra për të nxjerrë bashkëpunim nga mosmarrëveshjet. Nëse do të këtë bashkëpunim padyshim ai do të jetë shumë më i gjerë, më global e gjithëpërfshirës se kurrë më parë."

Profesor Xia Liping, kreu i Fakultetit të Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare pranë Universitetit Tongji, nënvizon se të dy vendet janë të ndërlidhur ekonomikisht.

"Ndërvarësia mes dy ekonomive më të mëdha botërore e ka bërë Kinën dhe ShBA-në "të pandashme". Në qoftë se të dy palët përballen me njëri-tjetrin, të dy do t'i vuajnë pasojat. Dhe unë mendoj se Kina do të vuajnë më shumë duke pasur parasysh gjendjen e saj aktuale. Në një gjendje të konflikti, Kina nuk do të realizojë kurrë një rritje të qetë, zhvillim paqësor dhe ribashkim paqësor. Për ShBA-në, bashkëpunimi me Kinën është gjithashtu në interes të saj."

Profesor Robert Keohane mbron gjithashtu idenë se një konflikt do t'i dëmtojë të dy vendet.

"Në një botë plot me armë të shkatërrimit në masë, e vetmja mënyrë për të ecur përpara është ndërtimi i një situate të favorshme ku të gjitha fuqitë e mëdha mund të fitojnë nga marrëveshje me interes të përbashkët. Nuk ka harmoni sepse ka interesa të ndryshme. Pra, nga këndvështrimi im, gjëja më e rëndësishme është se si palët ndo të pranojnë realitetin e përçarjes dhe do të punojnë së bashku për të zgjidhur çështjet më të rëndësishme për secilën palë dhe për të arritur marrëveshje bashkëpunuese që i japin çdo ane pjesën më të rëndësishme në kontekstin e një përgjigjeje të përgjithshme dhe duke hequr dorë nga gjërat e parëndësishme."

Presidenti kinez Xi Jinping e nisi vizitën e tij të martën nga qyteti i Seattle-it. Prej aty ai do t'i drejtohet Uashingtonit për të takuar presidentin Barack Obama dhe më pas do të shkojë në Nju Jork.