">Mundësi dhe sfida për prodhuesit kinezë të helikopterëve<IMG border=0 src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Mundësi dhe sfida për prodhuesit kinezë të helikopterëve
  2015-09-16 17:10:32

Ekspozita e madhe e helikopterëve që u mbajt në qytetin Tianjin të Kinës Lindore u pasua me thirrje për të përmirësuar prodhimin vendor të këtyre mjeteve fluturuese.

Korrespodenti i CRI-së Qi Zhi sjell më shumë hollësi.

Shumica e tyre që morën pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Helikopterëve, thanë se janë të befasuar me mundësitë tregut të brendshëm të Kinës. Midis tyre edhe Larry Roberts i kompanisë amerikane 'Bell Helicopter Textron'.

"Nëse përqendroheni tek përqindja e shpërndarjes së tregut, do të vini re se norma e Kinës është e jashtëzakonshme. Kur vjen rasti për të dhënë shërbime, për rastet e parandalimit të zjarrit, garantimit të sigurisë apo ndihmë në rastet e tërmeteve, helikopterët mund të ofrojnë shërbime të jashtëzakonshme në Kinë dhe jam i sigurtë se kjo e ardhme nuk është e largët."

Deri tani, helikopterët e prodhuar nga Airbus janë dominues në Kinës, duke zënë 40 për qind të tregut. Në krahasim me vitin e kaluar, porositë janë dyfishuar.

Airbus shpreson që të zërë 60 për qind të tregut në 5 vjetët e ardhshëm.

Norbert Ducrot, president i 'Airbus Helicopters', thotë se kompania po shikon përtej shitjeve.

"Tregu i helikopterëve i Kinës është shumë konkurrues. Tani e dimë se tregu është shumë i hapur dhe sot ne duhet të zhvillojmë rrjetin e qendrave të montimit si dhe qendrave të trajnimit. Duhet të sigurohemi se mund të trajtojmë siç duhet pilotët. Ne nuk duhet të garantojmë vetëm helikopterë për konsumatorët tanë, por njëherësh të jemi sigurojmë që operatorët t'i përdorin helikopterët dhe të bëjnë biznes me ta."

Nga ana tjetër, sundimi i helikopterëve të prodhuar jashtë Kinës, po krijon mundësi për prodhuesit vendorë.

Yu Feng e Korporatës së Industrisë së Aviacionit të Kinës, thotë se prodhimi vendas duhet përforcuar.

"Pasi qeveria po hap gradualisht hapësirën e ulët ajrore, tregu civil i fluturimeve me helikopter do të rritet ndejshëm. Por a jemi ne të gatshëm për këtë? Industria e helikopterëve e Kinës duhet të bëhet më e konkurrueshme në vitet e ardhshëm."

Xi Jiasheng, një studiues i Korporatës së Industrisë së Aviacionit të Kinës, thotë se zhvillimi i tregut vendor të helikopterëve kërkon ndihmë nga jashtë.

"Ne duhet të forcojmë rolin tonë. Por në këtë rast do të ha duhet ndihmë nga jashtë për të filluar. Modeli ynë i ri AC352 është ndërtuar pas bashkëpunimit me një korporatë franceze. Ne duhet të mësojmë nga eksperienca e prodhuesve të huaj si mbi projektimin ashtu dhe mbi menaxhimin."

Deri më sot numërohet afro 700 helokopterë jo ushtarake në pjesën kontinentale të Kinës, Hong Kong, Tajavan dhe Macao.

Kjo është vetëm 1.5 për qind e totalit botëror.