">Pilotja e anijes oqeanike<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Pilotja e anijes oqeanike
  2015-09-14 16:31:31

Jiaolong është emri i një anije kineze oqeanike e njohur për veprimtarinë e saj në zhytjet deri në 7 mijë metra në thellësitë detare, thyerjen e akujve, operacionet e kërkim shpëtimit apo ekspeditat shkencore. Zhang Yi është një nga dy femrat pilote të anijes Jiaolong e cila ditët e fundit përmes një interviste në median vendëse ka rrëfyer eksperiencën e saj në ekspeditën në jugperëndim të Oqeanit Indian dhe si është përzgjedhur për të qenë pjesë e ekuipazhit të anijes oqeanike.

Jiaolong u kthye në portin kinez të Qingdaos në provincën Shandong në mars, pas një ekspedite 120 ditore me synim trajnimin e pilotëve të rinj të saj.

27 vjeçarja Zhang e lindur në Tangshan të provincës Hebei mori pjesë në një ekspeditë oqeanike në Mauritius dhjetorin e kaluar. Gjatë 6 operacioneve të zhytjes të kryera nga anija oqeanike Jiaolong, pilotja Zhang ka marrë pjesë në 2 prej tyre.

 

Ajo shprehet se është diçka e rrezikshme zhytja por edhe një sfidë për ata që kanë zgjedhur këtë profesion, i cili është konsideruar vetëm për meshkujt. Zhytja e saj e parë zgjati 11 orë në zona hidrotermale për të testuar temperaturën e ujrave. Në këtë provë të parë të saj të zhytjes Zhang shoqërohej dhe nga dy profesionistë të tjerë të anijes oqeanike, përfshirë dhe një shkencëtar. Gjatë 8 orëve të qëndrimit në thellësitë e oqeanit, anëtarët e ekuipazhit nuk patën kohë të flinin apo të ushqeheshin. Brenda kabinës së ekuipazhit gjatë kohës që anija kryen zhytjet e saj janë krijuar lehtësi për femrat pilote, kryesisht për kujdesin e tyre të higjenës personale, pasi në bord nuk ka banjo.

 

Zhang tregon se pamja nga anija e zhytur është e kufizuar dhe ata qëndrojnë në errësirë, por shpesh ajo ka dalluar nga kabina karkaleca, gaforre apo peshq të tjerë. Interesant është fakti se Zhang dëshmon se jeta brenda anijes oqeanike në mision zhytjeje nuk është aspak e mërzitëshme ashtu si besohet, pa e provuar këtë eksperiencë.

Jiaolong ka një aktivitet të ngjeshur në thellësitë oqeanike, pasi ky është funksioni i saj që nga krijimi 10 vjet më parë.

Përzgjedhje konkurruese

Kur e pyesin Zhang se si arriti të përzgjidhej së bashku me 5 vajza të tjera si pilote trajnuese ndër 100 vajzat kandidate për këtë vend pune, ajo thotë se konkurrenca ishte vërtet e fortë. Pas përfundimit të masterit në Institutin e Teknologjisë së Harbinit, e specializuar për inxhinierinë e anijeve oqeanike, Zhang iu nënshkrua testimit për te qene pilote e anijes oqeanike Jiaolong. Testimi kishte shumë kritere të rrepta përsa i përket moshës, gjatësisë trupore, peshës, rezultateve të studimeve, si dhe përmbushjen e 100 standardeve të aftësive fizike dhe mendore. Zhang tregon se nëse kandidati nuk realizon njerin nga këto kritere nuk pranohet. 4 testime në 8 ditë zhvillohen për përzgjedhjen e kandidatëve pilotë për anijet oqeanike në Kinë. Ndër të gjitha testet, Zhangut i ka bërë përshtypje të veçantë ai me karakter psikologjik.

 

Ajo tregon se gjatë testimit psikometrik, i cili kryhet për të parë se sa janë në gjendje kandidatët të përballojnë presionin ishin krijuar grupe me nga 20 kandidatë të cilëve u bëheshin 700 pyetje në gjysmë ore.

 

Para nisjes së testimit kandidatët liheshin vetëm në një dhomë të errët për afro 1 orë, për të rritur aftësinë e përqëndrimit dhe nuk u lejohej të merrnin asgjë me vete., madje as të mirrnin një sy gjumë.

Para pjesmarrjes në ekspeditën e fundit, 6 pilotet trajnuese gjatë periudhës qershor-gusht morën njohuri për anijen oqeanike Jiaolong dhe veprimtarisë së saj. Pas kësaj prove grupi i vajzave pilote iu nënshtrua 1 muaj trajnimi fizik dhe mendor si dhe veprimtarive të tjera në qendrën e trajnimit të astronautëve, ku instruktorët i dhanë leksione për menaxhimin e presionit dhe punën e ardhëshme në anijen oqeanike. Kur flet për hobet e saj Zhang fillimisht përmen notin, por i pëlqen dhe të këndojë, të kërcejë dhe të bëjë 5 km ecje sportive në ditë.(Eda Merepeza)