">Agjërimi i lehtë është i shëndetshëm apo jo?<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Agjërimi i lehtë është i shëndetshëm apo jo?
  2015-09-11 17:06:44

Sipas mjekësisë tradicionale Taoiste të Kinës së lashtë, agjërimi është një metodë për përmirësimin e shëndetit, e përdorur shpesh nga kinezët. Në librat klasike kineze, flitet për ndikimet gati magjike të agjërimit te shëndeti i njeriut. Disa priftërinj taoistë kinezë kanë arritur në një moshë tepër të thyer dhe gëzojnë shëndet të mirë. Përveç shënimeve në librat klasikë, përkrahësit e agjërimit zbulojnë efektet magjike të kësaj metode, që ndikon në jetëgjatësinë e njeriut. Nëse shpjegohet shkencërisht, agjërimi redukton ngopjen në mënyrë të përshtatshme.

Priftërinjtë taoist kinezë ngulin këmbë për agjërimin afatgjatë në mal ose pyje, duke kryer ushtrime fizike dhe duke praktikuar metodat e ndryshme të frymëmarrjes për të rregulluar gjendjen e trupit. Në kohët e sotme, nëse njerëzit konsumojnë gjysmën e sasisë të ushqimeve për çdo vakt, ata do të ndjejnë vështirësi të madhe që të mund të realizojnë një agjërim afatgjatë.

Prandaj, disa specialistë të mjekësisë propozojnë agjërimin afatshkurtër, që do të thotë të agjërosh disa ditë brenda një muaji ose brenda gjysmë muaji, si dhe agjërimin një ditë në javë. Në ditët e agjërimit, konsumohet vetëm ujë, por jo ushqime. Në fakt, shumë grupe fetare e praktikojnë agjerimin afatshkurtër për shumë vjet.

Profesori i Institutit për Studimin e Jetëgjatësisë pranë Universitetit të Kalifornisë së Jugut, Walter Longo, është studiuesi lider në këtë fushë. Ai studjon marrëdhënien mes agjërimit afatshkurtër dhe shëndetit. Sipas studimeve të tij ndaj kavieve laboratorike, agjërimi i plotë 48 orësh mund të frenojë 5 - 8 lloje kanceri tek kaviet. Nëse koha e agjërimit zgjatet, funksionet e frenimit do të jenë më të dukshme. Ai beson se ndikimet e agjërimit ndaj qelizave kanceroze janë më të dukshme se te qelizat e zakonshme. Në gjendjen e agjërimit, qelizat e kancerit nuk mund të zhvillohen.

Profesori Walter Longo që ka provuar për shumë vjet agjërimin flet dhe për disa rreziqe të agjërimit. Gjatë një interviste ai ka theksuar se jo të gjithë personat mund të kryejnë agjërimin, duke pirë vetëm ujë. Sipas tij një agjërim kaq i rreptë duhet të zhvillohet në spital, nën mbikqyrjen e mjekëve. Përndryshe agjërimi mund të dëmtojë organizmin e njeriut, shpjegon profesori Longo.

Ai nënvizon se studimet për agjërimin e rreptë mbeten teori të pazbatueshme për shumicën e njerëzve, pasi kryerja e tyre kërkon vullnet të fortë. Jo të gjithë njerëzit mund të kryejnë një agjërim të rreptë. Pikërisht kjo e shtyu profesorin Longo të studjojë metodat e zbatueshme të agjërimit të lehtë.

Agjërimi i lehtë

Agjërimi i lehtë ngjan me agjërimin afatshkurtër, por ka kërkesa edhe më të lehta. Ky agjërim kërkon vetëm pakësimin e konsumit të ushqimeve, ndaj është më i thjeshtë se agjërimi i rreptë.

Në fakt, agjërimi i lehtë është shumë i preferuar nga intelektualët kinezë, veçanërisht në metropole, ku ekzistojnë klubet e agjërimit, që organizojnë agjërimin e lehtë në ditë të caktuara. Sipas përvojës së anëtarëve të këtyre klubeve, agjërimi i lehtë ka funksione të mira shëndetësore.

Për të përcaktuar funksionet shëndetësore duhen kryereksperimente shkencore. Profesori Walter Longo merr parasysh seriozisht projektimin e eksperimenteve në 3 faza, ku përdoren përkatësisht tharm, kavie dhe vullnetarë si subjekte të eksperimentit. Tharm është organizmi njëqelizor dhe eksperimenti ndaj tij mund të studiojë rolin e agjërimit në molekulë. Kavie është një kafshë gjitare, e ngjashme me njeriun, por me një moshë mesatare prej vetëm dy vjetësh. Tek kaviet studjohet jetëgjatësia.

Studimi i fazës së parë mbi tharmet ka përfunduar me një rezultat të shkëlqyeshëm eksperimental që provon se agjërimi i lehtë jo vetëm zgjat moshën e tharmit, por edhe rrit aftësinë e këtij organizmi.

Në revistën shkencore "Cell Metabolism" të 18 qershor të këtij viti është publikuar teza e dytë e profesorit, ku prezantohen rezultatet e provës ndaj kavies. Sipas eksperimentit, kaviet provojnë agjërimin e lehtë vetëm në 4 ditë në muaj, kur ato konsumojnë ushqime me 1/3-1/2 kalori mesatare çdo ditë. Elementet përbërëse të ushqimeve nuk ndryshojnë aspak.

Sipas rezultateve eksperimentale, nëse kaviet fillojnë agjërimin e lehtë qysh nga mosha e mesme, jo vetëm do të shtohet moshat e tyre mesatare, por do të përmirësohet dhe shëndeti i tyre. Për shembull, u pakësuan yndyrnat në zonën e barkut të kavies, si dhe u ul përqindja e kancerit. Nëse kaviet fillojnë agjërimin e lehtë në moshë të vonë shtohet sekretimi i qelizave cerebrale, duke rritur inteligjencën e tyre.

Më në fund, vijmë te problemi kryesor: agjërimi i lehtë është i shëndetshëm apo jo për njerëzit?

Profesori Walter Longo e kreu eksperimentin e tij te 19 vullnetarë, të cilët konsumuan ushqime pa asnjë kufizim në ditët e zakonshme. Ndërkohë ata duhet të kryenin agjërim të lehtë 5 ditë në muaj, ku duhet të konsumonin gjysmën e sasisë normale të ushqimeve, përfshirë elemente të ndryshme ushqyese. Rezultatet fillestare të eksperimentit janë të ngjashme me ato ndaj kavies, por vërehet se treguesit e shëndetit janë përmirësuar dukshëm.

Walter Longo e vlerëson agjërimin e lehtë si riprojektim të programeve të trupit, i cili ka hyrë në një model të venitjes së ngadaltë. Agjërimi i lehtë nuk kërkon ndalimin e plotë të konsumit të ushqimeve, por vetëm konsumin e paktë të ushqimeve. Sipas provës, agjërimi i lehtë ka funksione të ngjashme shëndetësore me agjërimin e rreptë.

Agjërimi i lehtë është më i sigurtë se agjërimi i rreptë. Shumica e njerëzve mund ta provojnë atë në shtëpi, përveç atyre që vuajnë nga diabeti apo anemia.

Profesori Walter Longo sugjeron se njerëzit e shenëdetshëm mund të kryejnë një agjërim të lehtë brenda 3-6 muajve. Personat mbipeshë mund të provojnë një ditë agjërimi të lehtë për 1 muaj ose gjysmë muaji.

Duhet të theksohet se eksperimentet e Walter Longos ndaj trupit të njeriut nuk kanë përfunduar. Ai tashmë ka marrë vetëm rezultatet fillestare të provave me disa vullnetarë që kryen agjërim të lehtë. Tani po zhvillohen eksperimente ndaj një numri më të madh njerëzish vullnetarë dhe pritet që në të ardhmen të mësojmë të reja më të hollësishme për dobinë e agjërimit. (Xu Guang)