">Arti i qëndisjes në Guangdong<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Arti i qëndisjes në Guangdong
  2015-09-10 15:10:12

Jeta pas burgut e Jaycee Chan

Jaycee Chan, i biri i super yllit të filmave me kung fu Jackie Chan, ka folur për here të pare në publik për vuajtjen e dënimit në Pekin, pas arrestimit gushtin e kaluar për mbajtje dhe përdorim droge. Në një intervistë për një media tajvaneze Chan i Riu, 172 ditë pas daljes nga burgu rrëfen për këtë eksperiencë të keqe të jetës së tij.

Jaycee ka treguar se nuk i është dhënë asnjë privilegj në vendin e vuajtjes së dënimit, si i biri i yllit kinez të Hollivudit. Ashtu si të dënuarit e tjerë ai ka ngrënë të njejtin ushqim dhe ka fjetur në të njejtat kushte me të burgosurit e tjerë . Ai ka treguar se gjëja më e vështirë gjatë vuajtjes së dënimit ishte mungesa e dritës për arsye sigurie përgjatë 184 ditëve të qëndrimit të tij në burg. Jaycee ka treguar se ai dilte për të bërë ushtrime fizike në një sipërfaqe të vogël por gjithësesi ai e ka vuajtur psikologjikisht qëndrimin në burg dhe tashmë jashtë tij i duket gjithçka e mrekullueshme. Megjithatë në intervistë Jaycee tregon se e ka përballuar periudhën e burgimit me guxim dhe nuk ka qarë asnjëherë.

Pas lirimit Jaycee Chan ka qëndruar për 6 muaj në Taipei së bashku me të ëmën. Kjo periudhë ka qenë krijuese për këtë actor dhe këngëtar të ri, pasi ka kompozuar, ka kënduar dhe është argëtuar duke luajtur video games. Jaycee tregon se gjatë kësaj periudhe miqtë i kanë qëndruar pranë ndër ta aktori tajvanez Kai Ko, i cili u arrestua bashkë me të për çeshtje droge.

Kur e pyesin për të atin e famshëm Jackie, Jaycee thotë se ai e ka vizituar tre here dhe se ai është i kënaqur për këtë, pasi e di që i ati Jackie është shumë i zënë me bizneset e tij. Në të kaluarën, Jaycee është ankuar shpesh se i ati e takonte vetëm një here në vit dhe se ky qëndrim i dukej mospërfillës ndaj tij. Ndërsa i pyetur se si u soll I ati Jacke pas lirimit të tij nga burgu, Jaycee thotë se ai u gëzua dhe e përqafoi fort.

Jaycee Chan i njohur si aktor dhe këngëtar tashmë është përfshirë në xhirimet e një filmi artistik dhe ka shumë plane artistike në fushën e filmit dhe të muzikës, duke lënë pas atë moment të vështirë të jetës së tij.

Arti i qëndisjes në Guangdong

Arti I qëndisjes në Guangdong ka një moshë mbi 1 mijë vjeçare dhe së bashku me atë të provincave Jiangsu, Hunan dhe Sichuan përbëjnë 4 shkollat e qëndistarisë kineze. Ndërsa ky art popullor kantonez duhet të ringjallet, pasi kohët e fundit e ka humbur lavdinë e dikurshme. Xu Chiguang sot është 84 vjeçar dhe ka lindur në një familje qëndistarësh në qytetin Guangzhou. Ai nisi të mësonte artin popullor të qëndrisjes që në moshën 6 vjeçare, kur nisi të ndihmonte në këtë zejtari të atin dhe gjyshin.

Ky art popullor i kthyer në zanat u bë pjesë e rëndësishme e jetës së tij dhe familjes dhe e ndihmoi të mbijetonte në kohë të vështira. Edhe pas daljes në pension rreth 10 vjet mjeshtri Xu ka punuar si instructor në një punishte qëndistarie.

Ai kujton se në vitin 2003 ai së bashku me 6 mjeshtra të tjerë u ftuan nga një atelie për të dhënë ndihmesën e tyre për ruajtjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të artit popullor të qëndisjes. Sipas mjeshtrit Xu që nga ajo kohë në qytetin e tij nisi rilindja e artit të qëndisjes, pas disa dekadash të lënë në harrese.

Qëndisjet e Guangdongut janë trashëgimia e pare kulturore e Kinës e listuar në vitin 2006. Subjektet më të përdorura në artin popullor të qëndisjes janë lulet dhe zogjtë. Për realizimin e qëndisjeve mjeshtrave qëndistarë ju duhet disa muaj por ka raste edhe një vit.

Procesi i vështirë i qëndisjes ka përfshirë dhe pjesën e udhëzimeve që mjeshtrat e këtij arti popullor u japing brezave më të rinj. Drejtori i fabrikës ku ka punuar mjeshtri Xu është i mendimit se kontributi i zejtarëve të vjetër përcillet tek punonjësit e fabrikës në formën e leksioneve. Kjo lloj zeje ka vështirësi të mëdha në realizim pasi punohet e gjitha me dore pa përdorur makineritë. Për sipërmarrësit në këtë lloj biznesi një problem përbëjnë taksat.

Lidhur me këtë drejtori i Fabrikës së Qëndisjeve të Guangdongut, Zhang Baohong thotë se çmimet në dukje të larta të prodhimeve artizanale të biznesit të tij shoqërohen me taksa të larta, pasi krijojnë idenë e fitimeve të mëdha. Por në të vërtetë sipas Zhangut përgatitja me dorë e qëndisjeve kërkon shumë kohë dhe nuk mund të jetë një artikull i lire në treg. Një tjetër problem i këtij biznesi është numri i pakët i punonjësve, pasi janë të paktë artizanët qëndistarë.

Pavarësisht vështirësive fabrika e qëndisjes vazhdon veprimtarinë e saj dhe madje duke kërkuar risi në zhvillimin e mëtejshëm të këtij arti të lashtë popullor. Edhe piktorëve profesionistë të zones u është kërkuar nga drejtuesit e punishteve të qendistarisë që të ofrojnë pikturat e tyre si modele për qëndisjet, me shpresë shtimin e blerjeve. (Eda Merepeza)