">Enver Bytyçi, Kina fuqi që garanton paqen dhe stabilitetin<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Enver Bytyçi, Kina fuqi që garanton paqen dhe stabilitetin
  2015-09-02 17:13:41

Enver Bytyçi, Kina fuqi që garanton paqen dhe stabilitetin

Në prag të festimeve për Ditën të Fitores në Kinës dhe kujtimit të 70-vjetorit të fundit të Luftës së Dytë Botërore, drejtori ekzekutiv i Institutit të Studimeve të Europës Juglindore, Enver Bytyçi, e vlerësoi Kinën si një fuqi rajone e ndërkombëtare që garanton paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar.

"Kina është sot një fuqi e madhe e padiskutueshme rajonale, anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe që ka një pozicion gjeostrategjik të shumë të rëndësishëm. Natyrisht ambiciet e saj janë ato të zgjerimit të sferës së influencës, por në historinë e saj ajo nuk ka raste agresive pushtuese ndaj një territori të një vendi tjetër dhe kjo më bën të besoj se edhe në të ardhmen nuk do të jetë rrezik për lirinë dhe pavarësinë e vendeve të tjera, edhe pse Kina është një fuqi politike ekonomike dhe ushtarake," theksoi Bytyçi.

Ai shtoi se bashkëpunimi i Kinës dhe Shqipërisë në Ballkan i shërben paqes dhe stabilitetit.