">Bangkok, sulmi me bombë thyen stabilitetin politik e shoqëror<IMG border=0 src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Bangkok, sulmi me bombë thyen stabilitetin politik e shoqëror
  2015-08-21 16:36:58

Tempull i populluar hindusit Erawan në Bangkok u trondit nga një shpërthim me tritol të hënën, duke lënë deri tani të paktën 20 të vdekur dhe mbi 125 të tjerë të plagosur, në orën vendore 19:00.

Tempulli Erawan, në qendër të Bangkok-ut, ku ndodhi shpërthimi të hënën në mbrëmje, është një pikë e rëndësishme turistike.

"Dëgjova një shpërthim. Zemra po më rrihte fort por nuk u tremba dhe erdha për të parë së ç'po ndodhte. Pashë njerëz të plagosur me krahun e shkëputur nga trupi, një tjetri këmba. I ndihmova ata që të shkonin në spital."

Shumica e viktimave janë turistë të huaj.

Sipas ambasadës kineze në Tajlandë, është konfirmuar vdekja e gjashtë shtetasve kinezë, katër nga pjesa kontinentale dhe dy nga Rajoni i Posaçëm Administrativ i Hong Kong-ut, ndërsa mbi 25 të tjerë u plagosën.

Bilanci i përfundimtar i viktimave mund të ndryshojë sërish. Të martën herët në mëngjes zyra e zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme të Kinës njoftoi aktivizimin e një mekanizmi për të ndihmuar shtetasit e prekur dhe familjarët e tyre. Ministria njoftoi gjithashtu se i kërkoi ambasadës të hetojë situatën dhe të bëjë çdo përpjekje për të shpëtuar të plagosurit. Të afërmit e kinezëve të plagosur mund t'i telefonojnë në çdo kohë ambasadës.

Tempulli Erawan është një nga objektet më të rëndësishme fetare të Tajlandës dhe ndodhet në qendër të Bangkokut. Përveçse një objekt kulti, tempulli tërheq një numër të madh turistësh. Ora 19:00 kur ndodhi dhe shpërthimi i tritolit gjen shumë besimtarë dhe turistë në tempull.

Policia njoftoi se ajo mundi të çaktivizonte një tjetër bombë ndërsa 30 metra larg vendngjarjes gjeti ndezësin e eksplozivit. Autoritetet kanë rrethuar zonën, ndërkohë mësimi u pezullua në shollat e kryeqytetit të martën.

Drejtori i përgjithshëm i policisë i Tajlandës tha se ndër të tjerë mbetën të vrarë dhe shtetas të huaj, tre prej të cilëve kinezë dhe një filipinas.

"Rrezja e shpërthimit ka qenë afërsisht 100 metra. Ekspertët e xhenios thonë se bomba peshonte 3 kg."

Sipas shefit të policisë, objektiv i sulmit kanë qenë turistët e huaj.

"Përgatitjet dhe qëllimet kanë qenë të pashpirt pasi synonin të merrnin jetë njerëzish. Të gjithë e ditë se tempulli është plot me njerëz në orën 19:00, si tajlandez ashtu dhe të huaj, ndaj dhe bomba ishte vendosur aty për të pasur numër të lartë viktimash."

Hetimet treguan se bomba u aktivizua në mënyrë elektronike me një ndezës i cili u gjet 30 metra larg vendngjarjes.

Sansern Kaewkamserd i qeverisë tajlandeze tha se autoritetet po ngrinin "një dhomë lufte" për t'ju përgjigjur sulmit.

"Qeveria këmbëngul se do të bëhet çdo gjë për të hetuar dhe gjetjen e përgjegjësve për këtë sulm."

Bangkok-u ka qenë i qetë që pas marrjes së pushtetit nga junta ushtarake e cila rrëzoi qeverinë demokratike të zgjedhur nga kryeministrja Yingluck Shinawatra në maj të vitit të kaluar.

Bangkok-u është një destinacion i famshëm botëror turistik.

"Kur lamë Gjermaninë, ne nuk menduam se diçka e tillë do të ndodhte këtu. Ne vendosëm të mos shkonim në Egjipt, Marok, Tunizi apo Siri, por të shkonim në Bangkok për muajin tonë të mjaltit. Pushimi ynë do të vazhdojë, por do të kemi një ndiejnë pasisurie."

Të gjitha shkollat në bashkinë e Bangkokut do të jenë të mbyllura të martën. Deri tani në qytet nuk është vendosur ndalimqarkullimi.

Hetuesit tajlandezë janë në kërkim të provave për të sqaruar nëse në të është përfshirë ndonjë grup ndërkombëtar terrorist.

Shpërthimet në Tajlandë shpesh janë të lidhura me trazirat politike apo kryengritjen myslimane në rajonet jugore të vendit, por ato rrallëherë kanë përfshirë të huajt.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon, reagoi ndaj sulmit në Bangkok. Në një deklaratë nëpërmjet zëdhënësit të tij, Ban u shprehu ngushëllime të thella të afërmve të viktimave, ndërsa shtoi se shpreson që përgjegjësit të nxirren para drejtësisë sa më shpejt.

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry shprehu gjithashtu ngushëllime për viktimat. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit u shpreh se aktualisht nuk mund të konfirmohet ende lidhja e shpërthimit me terrorizmin.

Të martën në mëngjes, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Tajlandës, gjenerali Werachon Sukondhapatipak, i bëri thirrje publikut për të ruajë gjakftohtësinë dhe mos të bëjë konkluzione të nxituara. "Qeveria po kërkon me të gjitha mundësitë, provat dhe fajtorët," theksoi gjenerali.

Shpërthimi që tronditi Bangkok-un ka dëmtuar stabilitetin politik dhe shoqëror të vendit. Vitin e kaluar ushtria përmes një grushti shteti hoqi nga pushteti qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike, pas protestave të vazhdueshme.