">Ushqimet që parandalojnë disa sëmundje<IMG border=0 src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Ushqimet që parandalojnë disa sëmundje
  2015-08-07 15:18:03

Hudhra parandalon kancerin në fyt

Kërpudhat parandalojnë kancerin në mëlçi

Lulelakra parandalon kancerin në pankreas

Spinaqi parandalon kancerin në mushkri

Shpargu parandalon kancerin e lëkurës

Soja parandalon kancerin e qafës së mitrës

1. Hudhra është e njohur nga grekët dhe egjiptianët e lashtë si ushqimi më i mirë kurues.

Hudhra mund të luftojë një sërë infeksionesh bakteriale, virale, etj. Shumë studime konfirmojnë gjithashtu se hudhra ul nivelin e kolesterolit në gjak. Ngrënia e 1-2 thelpinjve hudhër në ditë ul kolesterolin 10%. Gjithashtu studime të ndryshme tregojnë se hudhra ndihmon hapjen, zgjerimin e enëve të gjakut dhe ul rrezikun e formimit të mpikjes së gjakut, që mund të çojë në atak zemre. Hudhra ul gjithashtu tensionin e lartë të gjakut.

Studimet kineze tregojnë se përgjysmohet rreziku i kancerit tek ata që përdorin hudhrën.

2. Kërpudha lingzhi ose kërpudha e pavdekshmërisë është legjendare në mjekësinë kineze dhe njihet për forcimin e sistemit imunitar, ngadalëson procesin e plakjes dhe shkatërron tumoret.

Me shtimin e rasteve të të prekurve me kancer çdo ditë, kërpudha Lingzhi vjen si rreze shprese. Sipas një studimi kryer tek minjtë me injektimin e Lingzhi tek minjtë me kancer u zbulua se 50% e qelizave kanceroze u zvogëluan brenda 10 ditësh. Studimet e mëtejshme kanë arritur në përfundimin se Lingzhi minimizon efektet anësore të terapisë me rrezatim. Në fakt, ekstrakti i Linzhi përdoret tashmë nga kompanitë farmaceutike për parandalimin e rritjes së qelizave kanceroze.

3. Të gjithë e dimë që sa më shumë ngjyrë të ketë një perime, aq më e shëndetshme është. Në fund të fundit, ngjyra është treguese e pranisë së karotenoideve, që janë antioksidantë dhe këta të fundit janë përbërës që u japin vlerat ushqyese perimeve. Shumë prej nesh mendojnë se perimet e bardha, mes të cilave dhe lulelakra, "mbeten në klasë" për sasinë e antioksidantëve.

Është e vërtetë që lulelakrës i mungojnë disa komponentë si klorofila, që është prezente tek pjesa më e madhe e perimeve. Në fakt, Nëse gatuhet mire lulelakra (psh, e zierë apo në avull), ajo përmban shumë elementë ushqyese, madje ndonjëherë më shumë se perimet e tjera.

4 Vlera ushqyese të lulelakrës

Lulelakra lufton kancerin, pasi përban sasi të lartë sulforaphane dhe indole-3-carbinol (I3C), dy elementë që kanë veti anti-kancerogjene.

4. Shpargu

Asparagu është një bimë që ka veti të mëdha për shëndetin. Prania e lartë e vlerave ushqyese si vitamina K, A B, C folate, po ashtu edhe flavonoide, kuercetinë, rutin, etj, e bëjnë këtë bimë një thesar për shëndetin.

Gjithashtu ai përmban shumë antioksidantë përfshi vitaminën C, beta-carotene, vitaminën E, dhe minderalet si zink, selenium etj .

Vetitë që i gjejmë tek kjo bimë janë më të mirat për të gjithë ata që vuajnë nga diabeti i tipit 2 dhe problemet me zemrën.

Një nga perimet "top" për tretjen

Asparagu ka veti tepër të mëdha për tretjen pasi ai përmban inulinë, e cila përdoret për të përmirësuar tretjen dhe është e përshtatshme për reduktimin e gazrave në zorrë. Gjithashtu inulina ndihmon për diabetikët, pasi prodhon shumë karbohidrate në mënyrë të pavarur nga insulina.

Këtë përmbajtje e gjejmë edhe tek karçofi.

Asparagu është i pasur edhe me fibra dhe proteina, të cilat ndihmojnë për stabilizimin e tretjes.

I mirë për shëndetin e zemrës dhe rregullimin e sheqerit në gjak

Nga studimet ka rezultuar se asparagusi redukton rrezikun e prekjes nga sëmundjet koronare si dhe parandalon diabetin e tipit 2.

Përmbajtja e vitaminës B e bën këtë perime një burim të shkëlqyer të acidit folik, vitaminës B1, B2, B3 dhe B6. Ai përmabn gjithashtu biotinë, dhe acid pantothenic. Grupi i vitaminave B luan një rol të rëndësishëm në metabolizmine sheqerit dhe brumërave, të cilat janë të rrezikshme për diabetin.

Perime anti-kanceroze

Për shkak të përmbajtjes së fortë anti- inflamatore dhe antioksidante asparagu redukton rrezikun e prekjes nga kanceri. Janë kryer shumë studime tek minjtë dhe ka rezultuar se asparagu sjell përfitime kundër-kancerit. Për këtë organizatat shëndetësore e rekomandojnë asparagun si një perime që duhet të konsumohet çdo ditë.

Këshilla si ta përgatisim:

Asparagu nuk ka nevojë që t'i hiqet lëkura, sidomos kur është i hollë. Lajeni me ujë të bollshëm për të larguar të gjitha papastërtitë. Më pas priteni pjesën fundore të panevojshme të asparagut dhe vendoseni në avull. Mirë është ta gatuani atë si një të tërë dhe nëse dëshironi ta prisni në pjesë më të vogla bëjeni këtë pas gatimit.

Vetitë që i gjejmë tek kjo bimë janë më të mirat për të gjithë ata që vuajnë nga diabeti i tipit 2 dhe problemet me zemrën.

Shkencëtarët në Azi theksojnë se rastet e kancerit të gjirit dhe të prostatës janë në nivele tejet të ulëta në vendet aziatike në krahasim me vendet perëndimore, dhe ata ia atribuojnë këtë fakt dietës. Një tjetër studim tregoi se femrat në SHBA që konsumojnë ushqime me bazë soje kanë 50% më pak shance për t'u prekur nga kanceri i gjirit. Për këtë shumë shkencëtarë në perëndim vendosën se ka ardhur momenti ta studiojnë këtë fenomen.

Deri tani, është arritur në përfundime se fasulet e sojës përmbajnë të paktën 5 substanca të njohura kundërkanceroze. Për më tepër, kokrrat e sojës përmbajnë më shumë vitaminë B se çdo ushqim tjetër bimor - më shumë sesa duhet për nevojat e përditshme dhe janë të pasura me vitamina A dhe D.