">Pse jemi te prirur ndaj thashethemeve<IMG border=0 src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Pse jemi te prirur ndaj thashethemeve
  2015-08-07 15:18:03

Sapo gjejmë pak kohë të lirë merremi me jetën private të të tjerëve.

Ato janë kaq të dashura për ne. I bëjmë çdo ditë, në ambiente të ndryshme, në kafene, e sidomos në punë.

Duam të dimë sekrete për kolegët, miqtë apo dhe vipa si aktorë, politikanë etj. Ky fenomen ndodh pothuajse në çdo vend të botës. Dështira për thashetheme është shtuar si tek gratë ashtu edhe tek burrat.

Jemi të etur të dëgjojmë dhe po ashtu të flasim, si një ushqim i përditshëm shpirtëror, ku kafeja e mëngjesit në punë nuk do na jepte efekt nëse nuk do ta merrnim dozën e thashethemit. Edhe pse mund të kemi ndjerë një brejtje të lehtë të ndërgjegjes, kemi vazhduar gjithsesi.

Po pse interesohemi kaq shumë për jetën private të tjetrit?

Ja disa arsye të fshehura në psikikën tonë:

1. Interesimi për jetën të tjerëve, fenomen i lashtësisë

Sipas psikologut amerikan Frank T. Mc Andrew, mbledhja e informacioneve për çështjet private të tjerëve nuk është aktivitet i ri në kulturën moderne dhe ka ekzistuar që në lashtësi.

Këtë karakteristikë e kemi trashëguar nga paraardhësit tanë. Teksa bisedonin mes tyre, të parët tanë mësonin të ndanin miqtë nga armiqtë, duke e bërë grupin gjithnjë e më të sigurt dhe kompakt. Kur fisi u zgjerua, nuk ishte më problem që të gjithë përgojonin njëri-tjetrin. Njerëzit filluan të flisnin për personat që ishin shumë larg rrethit të ngushtë: të këqijtë nuk identifikoheshin në mënyrë direkte, por nga fjalët që qarkullonin në komunitet. Sipas psikologut, edhe gjuha vetë lindi që t'u jepte zë muhabeteve. Te fiset e paraardhësve tanë, thashethemet ishin të lidhura në mënyrë indirekte me inteligjencën shoqërore: personat që shfaqnin më shumë kureshtje për jetën e të tjerëve, ishin më të aftë të ndikonin në sjelljet e grupit. Përzgjedhja natyrore ka favorizuar më shumë individët intrigantë, aq sa sot është e vështirë të gjesh dikë që nuk ka interes të dëgjojë një histori pikante apo shumën e të ardhurave të një të afërmi.

Arsyja e dytë: Thashethemet janë si konsumi i çokollatës

Kur jemi të mërzitur, konsumi i çokollatës mund të na rregullojë humorin, pasi çokollata stimulon sekretimin e endorphinës brenda trurit. Thashethemet për të tjerët mund të kenë të njëjtin efekt. Prandaj, ato na bëjnë mirë pasi na largojnë stresin dhe lehtësojë tensionin psikologjik dhe na përmirësojnë humorin.

Sipas studimeve të psikologëve, thashethemet për të tjerët apo lajmet e ndryshme argëtuese, bëjnë që qelizat e trurit aktivizohen për të stimuluar sekretimin e endorfinës, apo opiumi natyral i trupit, për të lehtësuar tensionin dhe dhimbjen, duke ngjallur ndjenjën e gëzimit.

Kur bëjmë thashetheme një pjesë e trurit tonë çliron dopaminë një hormon që të nxit entuziazmin

Arsyja e tretë: Konsolidimi i marrëdhënieve shoqërore

Ndarja e thashethemeve me të tjerët tregon se ke besim te tjetri dhe në këtë mënyrë konsolidohen edhe lidhjet shoqërore. Nuk është gjë e mirë të përjashtohesh nga rrethi i të besuarve. Kjo do të thotë se nuk jeni pranuar nga grupi. Të pranosh reputacionin e dikujt që qëndron më lart se ju i bën mirë edhe shëndetit. Sipas një studimi të Universitetit të Kalifornisë, në SHBA, të informosh miqtë dhe të afërmit për pandershmëritë e të tjerëve shkarkon stresin e grumbulluar gjatë ditës. Një gjë e tillë ka efekt qetësues dhe do ta bënte më pak të dhimbshëm faktin që po bëni "një mëkat".

Pse bëjmë thashetheme:

A. Për një miqësi më të ngushtë:

Disa psikologë janë të mendimit se thashethemet e rastit janë një mënyrë për të forcuar miqësinë mes njerëzve. Ka njerëz që kanë interes për tema të ngjashme dhe kështu diskutohen tema brenda një shoqërie.

B. Duke bërë thashetheme ne zbulojmë dhe njohim të tjerët më mirë. Ose njerëzit të paktën mendojnë se kjo është mënyra më e mirë për të njohur tjetrin.

Por mbi të gjitha nëse merreni me thashetheme në vendin e punës mund t'ju krijojë edhe lehtësira. Informohesh për kolegun tënd, di të mirat dhe të këqijat e tij, mëson se si të mbrohesh nga shefi apo të dëgjosh historitë e shoqes tënde më të mirë.

C. Shkëputemi nga problemet tona për një çast

Kur merremi me jetën private të tjetrit, sikur largohemi pak nga stresi i ditës. Sidomos kur jeta e tjetrit është e mbushur me halle dhe probleme me të mëdha se tona, lehtësohemi edhe më shumë. Shoqëria e sotme është e prirur drejt xhelozisë për tjetrin, por kur marrim vesh diçka jo tëmirë për një koleg apo person tjetër nuk jemi më xhelozë, madje mund të ndjejmë keqardhje.

D. shpresojmë që të tjerët të vuajnë si ne:

Sipas psikanalizës, në pavetëdijen tonë dëshirojmë që të tjerët të vuajnë si ne. Vëmendje e theksuar tek lajmet negative apo disfatat e tjetrit, bëhet pikërisht për të plotësuar këtë dëshirë. Kur merremi me thashetheme harrojmë problemet tona pasi shohim se ka njerëz që vuajnë më shumë se ne.

Femrat më të prirura drejt thashethemeve se meshkujt

Në krahësim me meshkujt, femrat janë më të prirura për thashetheme dhe kjo duket se i kënaq ato. Një femër nuk mund të mbajë një sekret më shumë se 48 orë.

Si të reduktojmë thashethemet

Thuhet se thashethemet janë një pjesë e pandashme e jetës sonë, por duhet të kufizohet brenda një nivel të përshtatshëm. Në kohën e lirë, bërja e thashethemeve mund t'na përmirësojë humorin, por duhet të keni kujdes pasi shumë informacione private të tepërta do të dëmtojnë imazhin tuaj pasi çdo individ mbron jetën e tij private dhe nuk dëshiron kurrë që sekretet e tij të dalin haptazi dhe të dihen nga të tjerët. (Xu Guang)