">Traditat e kombësisë Hui<IMG border=0 src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Traditat e kombësisë Hui
  2015-08-06 16:34:27

Kina është një vend me shumë grupe etnike, gjithsej 56 kombësi. Në historinë e gjatë të Kinës, ashtu si kombësia Hane, kombësia më e madhe në Kinë, edhe pakicat kombëtare që jetojnë në rajonet e gjera kufitare, kanë zhvilluar ekonomin, historinë dhe kulturën e tyre si dhe kanë ndikuar në zhvillimin e Kinës.

Sipas të dhënave, kombësia Hane ka një popullsi prej rreth 910 milionë banorësh ose rreth 94% të popullsisë së përgjithshme të vendit, ndërsa 55 pakicat e tjera kombëtare kanë një popullsi prej rreth 6% të popullsisë së përgjithshme të vendit.

Rajonet ku jetojnë pakicat kombëtare janë në zona malore ose pyjore. Rajonet, ku jetojnë pakicat kombëtare kanë toka të gjera e pjellore, në të cilat rriten kultura varietetesh të ndryshme. Rajoni Autonom i Mongolisë së Brendshme dhe Rajoni Autonom Ninsia i Kombësisë Hui janë dy rajonet kryesore të prodhimit të grurit dhe të misrit. Rajoni Autonom Guansi i Kombësisë Zhuange prodhon oriz, misër dhe patate të ëmbla. Në provincën Yunnan dhe në ishullin Hainan kultivohet kafe dhe agrume. Rajonet kufitare, ku jetojnë pakicat kombëtare, kanë zona të gjerë pyjore me një sipërfaqe prej 45 milionë hektarësh, ose 37% të zonave pyjore të mbarë vendit.

Myslimanët e Kinës

Në Kinë numërohen rreth 20 milionë myslimanë nga 10 grupe etnike te ndryshme si Hui, Ujgur, Kazak dhe Dongxian. Kryesisht ata jetojnë ne Xinjiang, Ningxia, Gansu, Qinghai, Yunnan, Shaanxi, në Rajonin Autonom të Mongolisë së Brendshme dhe Henan.

Kombësia Hui ka mbi 10 milionë banorë dhe është përqëndruar kryesisht në Rajonin Autonom të Ningxia-Hui të Kinës veri-perëndimore. Në krahina të tjera të Kinës banojnë të përqëndruar ose të shpërndarë edhe shumë banorë të tjerë Hui, dhe në Pekin, të cilët jetojnë në lagjen Niu Jie.

Për arsye të banimit së bashku dhe për një kohë të gjatë me banorët Han, shumica e banorëve Hui përdorin gjuhën Hane. Kurse ata, që jetojnë së bashku me banorët e kombësive të tjera, dinë të përdorin edhe gjuhët e tyre. Disa banorë Hui zotërojnë mire gjuhën arabe dhe persiane. Në shekullin e 7-të të erës sonë, tregtarët arabë dhe persianë erdhën në Kinë për tregti dhe mbetën në Guanzhou në zonën bregdetare të Kinës jug-lindore dhe pas disa qindra vjetëve evolucioni ata ishin bërë një pjesë e kombësisë kineze Hui.

Banorët Hui janë myslimanë dhe në qytetet, qytezat e lokalitetet, ku janë të përqëndruar, kanë ndërtuar xhami dhe kanë përshtatur rregullat e fesë me vendin ku jetojnë. Ata kanë zakonet e tyre të posaçme të ushqimit, kudo në restorante, dyqane ushqimore etj. shihen tabela myslimane, që u shërbejnë posaçërisht banorëve Hui. Niveli ekonomiko-kulturor i kombësisë Hui ka qenë dhe është relativisht i lartë, dhe ka luajtur rol të madh për zhvillimin historik të Kinës.

Kombësia Hui është një nga pakicat kombëtare me popullsinë më të madhe në Kinë dhe është e përhapur në shumë krahina. Për shkak të jetesës së përzier me kombësitë e tjera për një kohë të gjatë, dallimi i kësaj kombësi nga të tjerat në veçoritë e veshjeve është bërë gjithnjë e më pak i dukshëm. Veshjet janë një tregues i qartë i dallimit të një kombësie nga kombësitë e tjera, çdo kombësi krenohet me veshjet e veta. Veshjet pasqyrojnë veçoritë karakteristike të kombësisë Hui sa u përket ngjyrave, zbukurimeve

Kombësia Hui, që beson në islam, i sheh praktikat fetare si një pjesë të rëndësishme të jetesës. Banorët e kësaj kombësie falen 5 herë në ditë, mblidhen çdo të premte në xhaminë më të afërt dhe mbajnë Ramazan.

Zakonisht, para se të shkojnë në xhami, banorët e kombësisë Hui bëjnë banjë, për të pastruar trupin. Rrobat, me të cilat vishen banorët e kombësisë Hui para festës së Bajramit, kanë ngjyrë jeshile si ngjyrën kryesore dhe kanë të qëndisura yje dhe hënë, të cilat tregojnë se, pas një muaji të ramazanit, ata shpresojnë se, sa të ngrihet hëna, dëshirat e tyre do të bëhen realitet.

Mjekësia e kombësisë Hui

Mjekësia e kombësisë Hui është formuar duke kombinuar mjekësinë tradicionale kineze me atë arabe. Në periudhën e dinastive Gjin dhe Yuan, mjekësia e kombësisë Hui mori një zhvillim shumë të madh dhe u shkrua libri i rëndësishëm "Hui Hui Yao Fang" me karakteristika të kombësisë Hui. Në këtë libër shënohet se barnat përpunohen në formë kokrrash, shurupi dhe pomadash, duke ruajtur barnat aromatike arabe.

Gjatë historisë së zhvillimit shumëvjeçar, në mjekësinë e kombësisë Hui janë krijuar një sërë kurash popullore. Recetat popullore të kombësisë Hui karakterizohen nga mjekimi njëkohësisht me barna dhe ushqime. P.sh. vaji i susamit i përzier me pluhur të sodës mjekon kapsllëkun, inflamacionin në fyt, kancerin e fazës së hershme në fyt etj.