">Pekini pret të organizojë Lojërat Olimpike Dimërore 2022<IMG border=0 src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Pekini pret të organizojë Lojërat Olimpike Dimërore 2022
  2015-07-29 15:27:27

Vetëm disa ditë përpara se Komiteti Olimpik Ndërkombëtar të zgjedhë qytetin organizator të Lojërave Olimpike Dimërore 2022, komiteti kandidues i Pekinit tha përpara medieve në Kula Lumpur ku dhe do të përzgjidhet fituesi se dëbora artificiale dhe organizimi i garave në vende të ndryshe nuk përben ndonjë dobësi. Ndërkohë zyrtarët shprehën gatishmërinë e qytetit për të zhvilluar lojëra të suksesshme.

Korrespodenti i CRI-së Huang Shan sjell më shumë hollësi

Organizatorët kinezë e quajtën dëshirën e vendit për të organizuar lojërat dimërore si "të qëndrueshme" dhe "ekonomike" që mund të lënë një "trashëgimi të fuqishme" për Kinën dhe Azinë Lindore, duke përmirësuar sportet dimërore.

Për të zvogëluar shpenzimet, Pekini ka njoftuar tashmë përdorimin e infrastrukturës së ndërtuar në vitin 2008 për Lojërat Olimpike verore, duke përfshirë pistat e patinazhit dhe hokejt.

Megjithatë, garat e rrëshqitjes dhe skive do të mbahen në dy vende malore në Yanqing dhe Zhangjiakou, 70 dhe 180 kilometra larg nga Pekini, respektivisht.

Duke folur në një konferencë shtypi në Kuala Lumpur, zëdhënësi i komitetit kandidues të Pekinit, Wang Hui, tha se organizimi i lojërave në tre vende të ndryshme nuk përbën dobësi.

"Pyetja e duhur është se a përbën avantazh apo disavantazh organizimi i lojërave në tre vende të ndryshme? Shumë njerëz mendojnë se kjo është një dobësi për Pekinin, por unë them se ky është një mendim i gabuar, pasi ne duhet të marrim në konsideratë qëndrueshmërinë e vendeve të organizimit garave. Ne nuk mendojmë se organizimi i garave në një vend do t'u sjellë ndonjë avantazh lojërave."

Në kushtet e mungesës së dëborës, zëdhënësi tregon se aftësia e qytetit organizator do të jetë një faktor shumë i rëndësishëm për mbajtjen e lojërave.

"Nuk mund të kesh lojëra të suksesshme vetëm sepse ke shumë dëborë, pasi lojërat dimërore gjithashtu kërkojnë kapacitete pritëse për vizitorët, organizimin e lojërave dhe punën e njerëzve, vullnetarëve dhe sigurisë. Pekini ka treguar se mund t'i ofrojë të gjitha këto ashtu sic bëri në olimpiadën e vitit 2008."

Kina do të varet tërësisht ka makinat e prodhimit të dëborës për të garantuar sasinë e nevojshme. Ndërkohë tani kryeqyteti kinez mezi pret të jetë i pari që ka organizuar si lojërat verore ashtu dhe ato dimërore.

Një zyrtar i komitetit kandidues të Pekinit, Wei Zhizhong, thotë se nëse fitohet e drejta e organizimit të Lojërave Olimpike, sportet dimërore do të marrin një zhvillim të vrullshëm.

"Nëse ne do të kemi sukses dhe do të jemi qyteti organizues i Lojërave Olimpike Dimërore të vitit 2022, kjo do të krijojë kjo një rritje të madhe në drejtim të zhvillimit të sporteve dimërore në vendin tonë. Përveç përmirësimit të infrastrukturës së sporteve dimërore, ne jemi duke kërkuar rritjen e pjesëmarrjes së publikut në këto sporte."

Për shkak se Pekini dhe Almaty i Kazakistanit janë të vetmit konkurrentë në garë, rezultati përfundimtar do të vendoset të premten pas një prezantimi përfundimtar. (Leftion Peristeri)