">Megi Dumi në Pekin<IMG border=0 src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Megi Dumi në Pekin
  2015-07-09 14:32:09

Megi Dumi ka studjuar një vit për master në degën e tregtisë ndërkombëtare pranë Universitetit të Shkencës dhe Teknikës në Pekin, por kjo nuk ishte hera e parë që ajo vinte në Kinë. Vizita e saj e parë u krye për të takuar një mik të saj, që studjonte në Kinë. Megi vizitoi Rajonin Autonom Guangxi Zhuang ku u njoh nga afër me kulturën e pakicave kombëtare kineze dhe të gjitha këto i lanë një përshtypje të veçantë, ndaj vendosi të vinte për studimet master në Kinë.

Pas diplomimit në Shqipëri Megi erdhi në Kinë dhe shkak për këtë u bë jo vetëm zhvillimi i këtij vendi, por sepse ajo u ndje mjaft mirë këtu.

Në ditët e para të mbërritjes në Pekin, Megi u përball me shumë vështirësi, por miqësia me studentin shqiptar Rudi Novi bëri që ajo të ambjentohej lehtësisht me jetën në Kinë.

Ndonëse ka jetuar një vit, Megi mendon se Kina ka ndikuar shumë në rritjen e saj jo vetëm studimore, por edhe personale. Ajo nuk ka ndonjë plan të përcaktuar për të ardhmen, por mendon se pas diplomës master vitin e ardhshëm, të kontribuojë në forcimin e marrëdhënieve Kinë-Shqipëri.

Ndjekim intervistën e gazetares sonë Zhang Zhuo me studenten shqiptare Megi Dumi.