">Një pushim i ndarë nga "bota dixhitale"<IMG border=0 src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Një pushim i ndarë nga "bota dixhitale"
  2015-06-16 16:44:10

24 vjeçarja Ba Yuan punon si dekoratore në Pekin. Asaj i pëlqen jeta e thjeshtë dhe shëtitjet në natyrë dhe shpesh ndjehet e lodhur nga bota dixhitale. Prandaj, me të parë një lajm në internet për pushimin njëditor pa internet, Ba Yuan u regjistrua pa hezitim.

"Shumë miq ishin kureshtarë për mënyrën si mund ta kaloj një ditë kaq të veçantë. U thashë se kjo nuk ishte aq e vështirë sa në imagjinatën e tyre. Për mua ishte një eksperiencë interesante me supriza", tha ajo pas një udhëtimi pa celular, kamera dhe çdo pajisje elektronike në Changping, një distrikt në periferi të Pekinit.

Kur teknologjia dhe interneti po përhapen gjithnjë e më shumë në jetën tonë, na duket sikur nuk mund të jetojmë pa to. Udhëtimi nuk është përjashtim. Shumë njerëz janë mësuar të përdorin celularin të bëjnë selfie, të gjejnë rrugë nëpërmjet APP-ve, të lexojnë udhëzimet në internet për itineratin e detajuar.

Një sondazh i zhvilluar vitin e kaluar nga platforma e njohur botërore e rezervimit turistik, "hotels.com" zbuloi se turistët nga vende të ndryshme kanë varësi të ndryshme ndaj pajisjeve dixhitale. Sipas rezultateve, 60% e të intervistuarve kinezë pohojnë se nuk duan të lënë pajisjet elektronike në dhomë kur janë jashtë për udhëtim turistik, duke u renditur të katërtët ndër udhëtarët e pyetur nga vende të ndryshme.

Megjithatë, ka njerëz që kur udhëtojne "heqin prizën "duke u ndjerë si në kohën kur nuk kishte smartfon dhe internet. Sipas të intervistuarve për gazetën Metropolitan të botuar në Kinë, shumica e udhëtarëve që kanë provuar udhëtimin " pa pajisje elektronike" u shprehën të kënaqur, duke komentuar se mungesa e tyre i ndihmon të njohin peisazhin, të bisedojnë me njerëzit dhe të " dezintoksikohen" nga pajisjet dixhitale. Tani, gjithnjë e më shumë hotele, resorte dhe kompani turistike po e promovojnë këtë koncept.

Për sa i përket eksperiencës së saj në udhëtimin pa pajisje digjitale, Ba Yuan u shpreh e qeshur: "Para nisjes, lashë celularin mbi tryezën e dhomës sime me një letër për prindërit ku shkruhej se po të mos kthehesha ditën tjetër, ata duhet të denonconin në polici zhdukjen time".

Në fakt, në fillim të udhëtimit Ba ndjehej e shqetësuar nga mungesa e celularit. "Në të kaluarën, përdorja internet të lëvizshëm për të përcaktuar itinerarin ose marrja në telefon miqtë kur ndaheshim pa dashje. Por këtë herë, kisha në dorë vetëm një hartë letre dhe pak para. Pa asnjë plan, pa përvoë, nuk dija çfarë mund të më ndodhte gjatë rrugës drejt dy destinacioneve", shton Ba.

Ajo së bashku me organizatorin e aktivitetit Mao Erbin arriti në destinacionin e parë: Parku Cuihu Wetland. Duke ecur në këmbë disa kilometra dhe me ndihmën e hartës mbërritën në këtë vend dhe Ba u kënaq shumë me natyrën e bukur, por surpriza ishte një kala që panë ndërsa po shkonin drejt autobusëve për të vizituar destinacionin e dytë.

"Ishte një kala e ndërtuar para 80 vjetësh me stil perëndimor, dritare të vogla, mure shumë të lartë dhe një dekor mahnitës. Pranë kalasë kalonte uji, kishte ura dhe të dukej sikur ishe në një përrallë ", e përshkroi Ba Yuan plot emocion mjedisin. Pas udhëtimit ajo tha se nuk kishte qenë shumë e vështirë të ndahej me pajisjet elektronike dhe kishte fituar më shumë besim në vetvete.

Kjo është nisma e organizatorit 26 vjeçar Mao. Interesat e tij për udhëtim pa pajisje elektronike nisën nga korriku i vitit të kaluar kur kreu një udhëtim 70 ditot nga Pekini në Paris. Pajisjeve të tij dixhitale u mbaruan shumë shpejt bateritë dhe shpesh ndodhej jashtë shërbimit të internetit. Kështu ai vendosi të kryejë udhëtimin pa pajisje dixhitale. Sapo u kthye në Pekin, Mao i nxitur nga përvoja vetjake nisi të organizonte udhëtime të tilla të shkurtëra.

Ka udhëtarë që mbeten të pakënaqur pas një udhëtimi të tillë. 28 vjeçari Lai ka vizituar mbi 35 vende e rajone të botës pas nisjes së një turneu në vitin 2007. Ai sapo u kthye nga Kuba, ku kreu një udhëtim pa pajisje elektronike.

Lait i pëlqen të fiksojë momente të bukura të udhëtimeve të tij dhe t'i shpërndajë në rrjete sociale. "Jam i varur nga pajisjet elektronike. Në udhëtimin e parë pa to në Korenë e Veriut në vitin 2012, mu duk vetja si i shkëputur nga bota. Tërë ditën më dukej sikur kisha humbur diçka në rrugë", tha Lai.

Pas dy vjetësh, kur Lai vizitoi Kubën ai kishte një smarfon në xhep, por nuk e përdori. Këtë herë, sipas tij, u ndje më mirë. "U përpoqa të heq mendjen nga pajisjet dixhitale, duke u fokusuar te shijimi i peisazheve. U çlodha në një bar dhe komunikova me banorët vendës. Shëtita në supermarkete dhe qyteza të vogla. Ndërsa, gjatë vizitës në Korenë e Veriut, pas mbarimit të itinerarit të ditës parë, nxitova të gjeja një vend me shërbimin Wifi-së për t'i postuar të gjitha fotot në rrjetin social", shtoi Lai ndërsa krahasonte të dy udhëtimet. Ai u këshilloi atyre që duan të bëjnë udhëtime të tilla, më parë të kryejnë disa prova.

"Propozoj që në fillim ata të vizitojnë vende ku nuk ka sinjal të Wifi-t. Pastaj, ata mund të provojnë të mos përdorin aparatet që marrin me vete në vizita të mëvonshme". Megjithatë, Lai pohoi se, prapë është e pamundur të kryejë çdo udhëtim pa teknologjinë dixhitale se këto pajisje tani përbëjnë një pjesë të jetës sonë.

Megjithëse, Mao Erbini, organizator i udhëtimit të Ba Yuan-it u zhgëngjye me të parë se ndër 20 regjistruesit, vetëm 2 erdhën më në fund, ai i tha gazetarit se do të vazhdojë të punojë në këtë drejtim. "Për mua, rëndësi nuk ka që ke apo s'ke aparate në xhep sepse disa udhëtarë edhe pse nuk marrin me vete smarfon, mendjen e kanë te puna apo shtëpia. Sipas mendimit tim, gjëja më e rëndësishme është që të shijosh me gjithë zemër të gjitha eksperiencat e reja në çdo udhëtim", tha Mao. Këtë muaj, ai publikoi një informacion në internet për të gjetur partnerë në kryerjen e një vizite pa pajisje digjitale në qytetin Hangzhou të Kinës Jugore.

Po të doni të bëni një udhëtim të tillë, ja disa këshilla të vlefshme.

1. Merrni me vete disa libra.

2, Merrni një ditar me kapak kundër ujit.

3, Grumbulloni informacione bazë për krahinat ku do të shkoni.

4, Merrni me vete një letër ku shënohen numrat e telefonit më të rëndësishëm.