">Një jetë shekullore në libër <IMG border=0 src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Një jetë shekullore në libër
  2015-06-11 17:55:35

Autobiografia e 109 vjeçares Juliana Young Koo

Ndonëse në moshën 109 vjeçare, Juliana Young Koo një intelektuale e shquar kineze, e njohur në botë botoi ditët e fundit autobiografinë e saj. Biografia e zonjës Koo e titulluar "Historia ime" është realizuar me ndihmën e vajzës së autores Genevieve Young. Në libër tregohen kujtimet e zonjës me një jetë njëshekullore, por në të njejtën kohë lexuesi njihet me historinë e Kinës në 100 vjetorin e fundit.

Zonja Koo lindi në një familje të pasur tregtarësh kinezë dhe u diplomua në Universitetin Fudan të Shangait. Jeta e saj private ka shënuar shumë ulje-ngritje, duke nisur nga martesa e parë e saj me Yang Guangsheng i cili ishte konsull i përgjithshëm i Kinës në kryeqytetin e Filipineve, Manila në vitet 1938-1942, i vrarë mizorisht nga ushtria japoneze.

Zonja Koo ka luftuar me armë së bashku me anëtarë të tjerë të stafit të ambasadës kundër japonezëve. Pas luftës ajo bashkë me 3 vajzat u vendos në SHBA, ku nisi punën si shefe e Departamentit të Protokollit të OKB-së. Libri i zonjës Koo është një dëshmi e tmerreve të Luftës dhe më pas e jetës në paqe.

Autobiografia në kinezisht e Juliana Koo është një rrëfim i jetës së saj përmes ngjarjeve historike, për ndryshimet që ka pësuar Kina dhe bota gjatë një shekulli. Shumë prej fotove të librit botohen për herë të parë për publikun kinez.

Kryetari i Shtëpisë Botuese "Bota e re" që e ka botuar librin e vlerëson për pasqyrimin realist të historisë. Promovimi i librit u bë në Sallën e madhe të popullit në Pekin, të dielën e kaluar në prani të personaliteteve të kulturës dhe të letrave në Kinë.

Nënkryetari i Shoqatës së shkrimtarëve të Kinës He Jianming tha se kjo autobiografi tregon se si një grua e zakonshme arrin të bëhet e jashtëzakonshme. Ai shtoi se duhet të shërbejë si shembull jeta dhe veprimtaria e zonjës Koo, veçanërisht optimizmi i saj. Ndërsa kritiku letrar Zhou Mingwei, kryetar i Administratës së Botimeve në Gjuhë të Huaja të Kinës thotë se autobiografia e zonjës Koo pritet të ketë një ndikim të madh tek të rinjtë. Shembulli i saj është i një gruaje të fortë, optimiste që nuk përkulet ndaj vështirësive të jetës, por i përball ato me një buzëqeshje, thotë Zhou.

1 2