">Dong Lei, modelja kineze me këmbët më të gjata në botë <IMG border=0 src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Dong Lei, modelja kineze me këmbët më të gjata në botë
  2015-06-11 17:55:35

Një modele e veçantë, me një karakteristikë ndryshe nga të tjerat. Kina "çmendet" pas Dong Lei, modelja 20-vjeçare e cila është bërë shumë e famshme pikërisht për këmbët e saj të gjata.

Këmbët e saj janë 114 centimetra të gjata dhe janë kthyer në sekretin e suksesit të saj.

Dong ka studiuar për mësuesi duke shpresuar se do bëhej e tillë, por që të gjithë i sugjeronin që të përfshihej në botën e modës. Kështu ajo mori pjesë në një konkurs bukurie në Pekin, prej ku ju hapën rrugët drejt programit televiziv amerikan "Supermodel" .

Dong thotë se ndihet e befasuar nga suksesi i arritur, "Më pëlqen shumë jeta dhe puna ime. Udhëtoj nëpër botë dhe më duket sikur jam vazhdimisht me pushime. Do punoj shumë për të pasur sukses në të ardhmen për të arritur më të mirën".

1 2 3