">Intervistë me Drejtorin e Muzeut Historik Kombëtarë (MHK), Melsi Labi<IMG border=0 src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Intervistë me Drejtorin e Muzeut Historik Kombëtarë (MHK), Melsi Labi
  2015-06-07 16:43:52

R.H: Unë Jam Raela Hafizi, gazetare pranë CRI Shqip, Pekin. Sot do të ndiqni intervistën telefonike me Z.Labi, drejtor i Muzeut Historik Kombëtarë të Shqipërisë.

Më 14 Maj është bërë i njohur zyrtarisht takimi juaj me Ambasadoren e Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri, znj. Jiang Yu, i cili ishte dhe takimi i dyte i saj në një hark kohorë të shkurtër.

1. Do doja të dija diçka më shumë rreth impaktit, që pritet të sjell ky takim për njohjen e artit, kulturës dhe historisë së Shqipërisë nga populli kinez?

M.L: Është e vërtetë që më datë 14 është kryer një takim me ambasadoren e Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri, Znj. Jiang Yu. Gjithashtu kemi shëmbyer mendime lidhur me forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Muzeut Historik Kombëtarë, Ambasadës Popullore të Kinës, në fushën e artit por pse jo dhe me institucione të tjera homologe të Republikës Popullore të Kinës. Gjithashtu kemi biseduar për interesat që mund të ngjallin shkëmbimet kulturore dhe historike, ndërmjet dy vendeve. Pasi marrëdhëniet mes Popullit shqiptarë dhe atij kinez respektivisht i kanë hedhur hapat e tyre të para diku nga vitet 1949 deri 1974. Jetëgjatësia e këtyre marrëdhënieve ka pasur një impakt pozitiv për kohën, si për shkëmbimet tregtare që Kina dhe Shqipëria ka pasur në këtë periudhë dhe njëkohësisht, duke u bazuar në këtë lloj marrëdhënie historike, mendoj se për të dyja palët do të ishte me interes të promovonin kulturën e dy vendeve, respektivisht në secilën republikë.

R.H: 2. Është bërë e ditur se do të nisë një projekt i ri, mbi shkëmbimin kulturor Shqipëri-Kinë, ku dhe do të shfaqen filma kinez për njohjen e kulturës dhe traditës kineze nga audienca shqiptare. Mund të na njihni me hollësisht me komponentët e këtij projekti dhe tematikat që do të prekë ky projekt?

M.L: Ashtu sikur unë citova pak më lartë dhe ju përmendët, do të shfaqen filma kinez në ambjentet e Muzeut Historik Kombëtarë, për një periudhë kohore rreth një javë-dhjetë ditë. Këto filma do të paraqesin jetën, kulturën, marrëdhëniet shoqërore, marrëdhëniet historike, pse jo dhe atë që e quajmë "Legjendë Historike" e popullit kinez. E gjitha kjo, për të konsoliduar edhe një herë apo për ta përdorur si platformë solide e bashkëpunimit për të ardhmen, e cila do të n'a ndihmonte ne, për të përjetësuar idetë e të gjithë institucioneve duke i shndërruar këto aktivitete konkrete në progres të ndërsjelltë historik e kulturorë, për të cilin kemi kaq shumë nevojë. Duhet cilësuar se Republika Popullore e Kinës dhe Shqipëria tashmë kanë një etapë të re në këtë lloj bashkëpunimi. Dhe MHK-ja nuk do të fokusohet bashkë me Ambasadën e RP të Kinës, vetëm në këtë lloj aktiviteti, por do të jetë vetëm hapi i parë. Pasi, mbrapa shpresojmë dhe mendojmë se do të kemi edhe disa aktivitete të tjera në fushën e ekspozitës, të artit, pikturës apo fotografisë nga artistë të ndryshëm kinez.

R.H: 3. Ju keni pohuar në takim se, është një miqësi e bazuar në mirëkuptim dhe jetëgjatësia e kesaj miqësie diplomatike, favorizon realizimin e të gjitha projekt-ideve që MHK ka me RP të Kinës.

A mund të dimë më konkretisht, se cilat janë linjat e bashkëpunimit që u përcaktuan në këtë takim dhe që priten të sanksionohen me nënshkrimin e një Marrëveshje Bilaterale Bashkëpunimi Kinë – Shqipëri ?

M.L: Në të ardhmen marrëdhënia dy palëshe mes dy institucioneve mendoj se do të intensifikohen edhe me ritme më të shpejta mbas këtyre aktiviteteve të fundit, që presim t'i inagurojmë sa më shpejtë. Kjo për të kontribuar sa do pak në njohjen e kulturës dhe traditës kineze nga populli shqiptarë, e cila në të vërtet ka tërheqjen apo atraktivitetin e vet në thelbin e saj.

Kam frikë dhe jam pak dyshues se masat e gjëra dhe popullit shqiptarë do t'i duhet edhe pak kohë të njihen thellësisht me kulturën e popullit kinez. Dhe si rrjedhoj e këtij materiali, që do të vij nga ky bashkëpunim, do të hapim prespektiva konkrete në fushën e kulturës për të dyja këto institucione, pse jo edhe për institucione të tjera homologe në Kinë. Dhe për të arritur realizimin e të gjitha këtyre "ide-projekteve", sigurisht që na vijnë në ndihmë marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve. Të cilat dëshmojnë një vlerë bazuar në mirëkuptim dhe reprocitet mes dy vendeve tona. Ato që ne pretendojmë apo presim që të sanksionojmë si pika bashkëpunimi me nënshkrimin e një marrëveshjeje bilaterale Shqipëri – Kinë. Presim që shtylla kryesore e tyre të jenë marrëdhëniet ndërkulturore ndërmjet dy popujve tanë.

R.H: Ju faleminderit Z.Labi, ishte një kënaqësi që ishit sot me ne, këtu në valët e Radio Ejani. Ju faleminderit.

M.L: Ju faleminderit ju dhe ju uroj suksese të më tejshme. (RAELA HAFIZI)