">Meri Kumbe, teknologjia sfidë për folklorin<IMG border=0 align=absMiddle src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Meri Kumbe, teknologjia sfidë për folklorin
  2015-05-27 17:47:02

Shqipëria shpalosi thesarin e saj folklorik në Festivalin Mbarëkombëtar të Gjirokastrës, i cili ka pak javë që u mbyll në kalanë e qytetin të gurtë. Aktiviteti kulturor është më i madhi që përmbledh trashëgiminë kulturore jomateriale.

Festivali që i mungoi për afro gjashtë vjet skenës së kalasë së Gjirokastrës, këtë vit shfaqi kostume të ripunuara të ngjashme me modelet e trashëguara, instrumente muzikore të prodhuara në mënyrë artizanale dhe muzikë e tekste të këngëve të trashëguara e jo krijime të reja. Këto ishin kushtet e rrepta të organizatorëve për ta lehtësuar trashëgiminë kulturore jomateriale nga komercializmi dhe banaliteti që e ka karakterizuar së fundi.

Për drejtoren e Qendrës së Veprimtarive Folklorike, Meri Kumbe, koha që jetojmë është një sfidë e madhe për folklorin për shkak të ndikimit të teknologjisë. Por nga ana tjetër teknologjia dixhitale po ndihmon për ruajtjen dhe ekspozimin e trashëgimisë.