">Brenda studios së filave vizatimorë të Koresë së Veriut<IMG border=0 src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Brenda studios së filave vizatimorë të Koresë së Veriut
  2015-05-07 16:02:05

Prodhuesi më i madh i filmave vizatimorë në Korenë e Veriut është duke punuar mbi serinë "Gjenerali Young", duke përditësuar një film të viteve 1980.

Korrespodenti ynë raporton nga Peniani.

Mund të duket si një film i animuar për fëmijë i Hollywood-it, por në të vërtetë portretizon një peizazh krejt të ndryshëm.

Është një film vizatimor i prodhuar në Korenë e Veriut, në vitin 2012 me titull "Awanyo".

Ngjarjet e vendosura në kohët antike, tregojnë historinë e një gruaje të quajtur Awanyo, e cila gjen rrugën për të ndezur zjarrin dhe e sjell atë në komunitetin ku jeton, i cili ndodhet i izoluar e në kushte të këqija atmosferike.

Më parë vëllai dhe babai i saj dështuan për ta sjellë zjarrin në mesin e njerëzve.

Ky film u punua nga prodhuesi më i madh i filmave të vizatimorë të Korenë së Veriut, Studija e Animacionit '26 prilli'.

Kjo studio punëson mbi një mijë veta dhe ermi i saj lidhet me ditën kur ish-udhëheqësi verikorean Kim Jong Il, bëri thirrje për themelimin e laboratori të pavarur për prodhimin e filmave vizatimorë më 26 prill të vitit 1985.

Më parë, ky laborator ishte pjesë e studios që prodhonte dokumentarë.

Kineastët tani po punojnë mbi serinë e titulluar "Gjenerali Young" që kur udhëheqësi i tanishëm Kim Jong Un e vizitoi studion nëntorin e kaluar.

Midis udhëzimeve për punën, ai i kërkoi stafit të punonte mbi serinë "Gjenerali Young", e cila për herë të parë u dublua në vitin 1982.

Kim Hyo Jun është zëvendës drejtori i përgjithshëm i studios.

"Kohët e fundit jemi duke punuar mbi filmin vizatimor "Gjenerali Young" të cilin na e la si detyrë udhëheqësi ynë i nderuar si dhe filma të tjerë me tematika të ndryshme të porositur nga kompani të vendeve të tjera. Për shkak se filmat tanë të animuar kanë tema shumë të ndryshme, por edhe stil, ato janë jashtëzakonisht të pëlqyera nga publiku."

"Gjenerali Young" është një seri e shkurtër vizatimore e transmetuar në televizionin verikorean. Ngjarjet e saj janë të vendosura në kohët antike dhe tregojnë historinë e një djali të ri që vinte nga një familje e varfër që luftonte kundër armiqve të kombit.

Personazhi i "Gjneralit Young" është një nga më të njohurit. Një kopje e këtij filmi mund të gjendet në të gjitha dyqanet e DVD-ve në mbarë Penianin. Ato gjithashtu shesin disa prodhime të huaja, filma rusë dhe kinezë dhe disa seri televizive.

Kopshtet e fëmijëve që kanë burime të mjaftueshme duan që të kenë këtë film vizatimor.

Kim Gyong Hye është edukatore e një kopshti të përparuar në Penian. Ajo shprehet mjaft e gëzuar për vlerat e mësimit nëpërmjet argëtimit.

"Filmat vizatimorë e tregojnë jetën në një mënyrë të kuptueshme për fëmijët, ata reagojnë me shpejtësi ndaj filmit dhe iu duket shumë interesant. Pasi e kanë shijuar filmin vizatimor mimika e fëmijëve pasurohet, personazhi ose kafshët që kanë parë i ndihmojnë ata të mësojnë më shpejt për jetën."

Një tjetër film i prodhuar së fundi nga studioja verikoreane e filmave vizatimorë është fantastik shkencor dhe tregon jetën nën ujë, një temë e cila mund të përhapet me shpejtësi edhe në kinematë e mëdha të botës.