">Përfundoi Festivali i Filmit i Pekinit<IMG border=0 src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Përfundoi Festivali i Filmit i Pekinit
  2015-04-29 16:25:19

Festivali ndërkombëtar i Filmit i Pekinit përfundoi të enjten e kaluar dhe trofeja e tij i kaloi filmit meksikan "The Beginning of Time".

Filmi trajtonte jetën e një çifti 90 vjeçar dhe iu akordua dhe çmimi për fotografinë më të mirë, duke mundur 14 nominime të tjera, të përzgjedhura nga 930 filmat kandidatë të mbi 100 vendeve dhe rajoneve.

Çmimi Tiantan i festivalit iu "Regjizori më i mirë" iu dha francezit Jean Jacques Annaud për filmin "Wolf Totem" një bashkëprodhim kino-francez. Edicioni i pestë i festivalit ndërkombëtar të filmit i Pekinit zgjati një javë dhe në ekranin e tij parakaluan shumë premiera filmash kinezë dhe të huaj, që u shoqëruan me shfaqjen e disa filmave në kinematë e kryeqytetit kinez, por dhe me debate mbi tregun e filmit, tavolina të rrumbullakëta, takime me median si dhe shkëmbime midis producentëve dhe kineastëve pjesmarrës në festival.

Fansa të shumtë ndoqën parakalimin e yjeve aziatike dhe ndërkombëtare të filmit në tapetin e kuq të festivalit, ndër të cilët dhe aktori dhe producenti i njohur Jackie Chan. Në artikujt e medias kineze edicioni i sivjetëm i festivalit u cilësua si një pelegrinazh i filmit.

Festivali i artit "Meet in Beijing"

Nga 23 prill deri në 30 maj zhvillohet në kryeqytetin kinez edicioni i 15-të i festivalit të artit "Meet in Beijing" ku marrin pjesë 42 trupa artistike dhe 104 grupe muzikore nga 25 vende dhe rajone të botës, të cilat do ti dhurojnë publikut 100 shfaqje në salla teatrosh dhe 50 në natyrë.

Festivali u hap me një balet të interpretuar nga Trupa e Baletit Kombëtar të Kinës, me pjesmarrjen e Ma Xiaodong dhe Wang Ye si dhe të balerinës soliste të Teatrit të Baletit Amerikan Isabella Boylston dhe balerini solist i Trupës së Baletit të Bostonit, Paulo Arrais. Në natën e parë të festivalit ndërkombëtar interpretoi dhe kori i Universitetit amerikan të Brighamit, i cili e ka vizituar 30 herë Kinën.

Kori sivjet interpretoi shfaqjen e parë në Universitetin Tsinghua të Pekinit ndërsa sonte interpreton në Universitetin Beihang. Trupa të tjera amerikane në Festival janë kori i djemve i Xhorxhias, Ansambli William and Mary Wind si dhe Trupa e Baletit Richmond. Në listën e pjesmarrësve në Festivalin e sivjetëm të artit në Pekin është dhe artisti i muzikës elektronike, japonezi Isao Tomita, i cili ndonëse në moshën 82 vjeçare njihet si një ndër pionierët e kompozimit në këtë rrymë muzikore. Ndënëse ka lindur në Tokio, Tomita e ka ka kaluar një pjesë të fëmijërisë së tij në Kinë. Në këtë edicion të festivalit ai do të performojë simfoninë Ihatov në Teatrin Century në Pekin. Në mbyllje të festivalit Zhang Huoding, një nga yjet e Operas së Pekinit do të mbyllë këtë edicion me shfaqjen "Bashkim në Ëndërr", më 27 maj në Qendrën Kombëtare të Performimit të Arteve, në kryeqytetin kinez.

Mësohet ndërkohë se Festivali i muzikës latinoamerikane dhe karaibiane do të zhvillohet nga 1-3 maj. Mbi 30 DJ nga SHBA-ja dhe shtetet europiane do të performojnë në festivalin Intro Electronic Music në Pekin, më 1 maj në parkun Chaoyang.

"Dita e Kinës" në Festivalin e Filmit në Hjuston

Disa filma artistikë dhe dokumentarë kinezë u shfaqën fundjavën e kaluar në kuadër të festivalit ndërkombëtar të filmit në Hjuston të SHBA-së, një ndër 3 festivalet më të mëdha të filmave në Amerikën e Veriut.

Kjo ishte hera e parë që producentët kinezë morën pjesë në këtë veprimtari, me filma artistikë dhe dokumentarë të industrisë kineze të filmit. Një nga filmat ai me titull "Të shkosh në shkollë" tregon historinë e një 7 vjeçari nga pakica etnike Lisu në provincën Yunnan në Kinë, i cili çdo ditë arrin në shkollë duke përshkuar një kabëll që zëvendëson urën mbi lumin e fshatit të tij. Por ura e re ndërtohet dhe djali shkon në shkollë i lumtur. Regjizori i filmit Peng Chen ka thënë për Xinhua se kur filmi u shfaq në ekranin amerikan ai shpresonte të prekte audiencën me këtë histori jete. Sipas tij për të huajt në botë janë të njohura metropolet kineze si Pekini apo Shangai por ata nuk kanë njohuri për jetën e fshatarëve të thjeshtë në provincën Yunnan. Një tjetër film i shfaqur në festivalin ndërkombëtare në Hjuston është si me titull " Tepër i ri" me regjizore dhe producente aktoren e njohur kineze Zhao Wei.

Festivali ndërkombëtar i filmit në Hjuston u themelua në vitin 1961 dhe është një ndër tre festivalet më të njohur në Amerikën e Veriut pas atij të San Franciskos dhe të Nju Jorkut. (Eda Merepeza)