">Maker, forca e inovacionit<IMG border=0 src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Maker, forca e inovacionit
  2015-04-20 16:43:26

Këtë janar studioja "Chaihuo Makerspace" priti një mysafir të veçantë, kryeministrin e Kinës Li Keqiang. Gjatë vizitës, ai pa nga afër teknikat dhe produktet e krijuara nga të rinjtë, duke e cilësuar veprimtarinë e tyre si motor që mund të nxisë zhvillimin e ardhshëm ekonomik të vendit.

"Maker" në anglisht do të thotë "prodhues", por tani po përdoret si një term për ata që kanë pasion krijimesh, dizenjimin dhe shndërrimin e fantazive në realitet. Në librin "Makers:The New Industrial Eevolution" të Chris Anderson-it, ish-kryeredaktor i gazetës teknologjike amerikane "Wired", "maker-it" përdorin programet digjitale, dizenojnë me kompjuter dhe prodhojnë nëpërmjet robotëve. "Ata janë brezi i internetit. Ndajnë arritjet në hapësirën kibernetike dhe krijojnë të ardhmen me duart e tyre, në përmasa të jashtëzakonëshme ", thotë Anderson. Në vitin 2014, një "Maker Faire" u zhvillua në Shtëpinë e Bardhë nga presidenti Barak Obama, duke treguar vëmendjen që qeveria amerikane i kushton nxitjes së inovacionit.

Ndërsa, "makerspace" është vendi me funksionet e një studioje, laboratori apo punishteje për organizimin e takimeve të krijuesve. Chaihuo Makerspace ndodhet në qytetin bregdetar Shenzhen të Kinës juglindore, në të cilin mblidhen rregullisht anëtarë nga profesione dhe mosha të ndryshme. Deri tani, në Chaihuo Makerspace janë regjistruar mbi 1 mijë anëtarë, duke përfshirë edhe kryeministrin e Kinës Li Keqiang.

Pan Hao është themelues i studios. Që në fëmijëri atij i pëlqente të merrej me elektronikën dhe gjatë studimeve në universitet merrte pjesë në konkurse të ndryshme të dizenjimit dhe të robotëve. Në vitin 2007, Pan Hao nisi punën si inxhinier në kompaninë e njohur botërore Intel, por, vetëm pas 13 muajsh, ai dha dorëheqjen. "Në një kompani të tillë gjigante, mund ta shihja jetën time edhe pas 10 vjetësh. Ajo është e qëndrueshme, por unë pëlqej ndryshimet e mëdha ", thotë Pani.

Pas dorëheqjes, ai filloi të mendonte se çfarë dëshironte realisht dhe nisi udhëtimin e tij me biçikletë. Udhëtimi i tij nga qyteti Ya'an i provincës Sichuan në jugperëndim të vendit zgjati rreth tre muaj deri në veri të Pekinit . Gjatë qëndrimit në kryeqytet, Pani pa një ekspozitë për mediat e reja në Muzeun Kombëtar dhe takoi disa krijues. Kjo vizitë e nxiti të merrej me ofrimin e pajisjeve elektronike ndaj krijuesvenë mbarë botën.

Tani, mbi 90% e klientëve të tij janë nga vende të tjera. Me kolegët, Pani jo vetëm ofron modelet e dizenjuara dhe të prodhuara sipas kërkesës, por edhe publikon në website teknologjinë dhe mënyrat e prodhimit. Sipas tij, kjo mund t'u japë krijuesve më shumë leverdi për realizimin e ideve fantastike, madje mund t'i nxitë për punën e ardhshme. Pas punës katërvjeçar, kompania e Panit, "Seeed Studio" është bërë e dyta më e madhe në botë dhe website i saj është edhe platforma e shumë homologëve të rinj për biznesin dhe inovacionin.

Përveç përhapjes së frymës së krijuesve në metropole si Pekini, Shangai dhe Shenzheni, tani trajnimi për këtë ka nisur edhe në qytete më të vogla si Wenzhou. Në dy vitet e fundit, të gjithë mëuesit e shkollave të mesme dhe fillore kanë marrë mbi 50 orë trajnim teknik. Ndërkohë, mbi 100 klasa në 50 shkolla vendore janë përcaktuar si pika mësimdhënëse dhe labaratorë për nxënësit që kanë interes për teknologjinë e robotit, prodhimet elektronike, programimin kompjuterik PHP etj.

Ka propozim nuk mbërriti papritur në Wenzhou, por sepse më parë nga ky qytet kanë dalë mjaft krijues. Ndër ta, është dhe Xu Chiheng.

Ky 20 vjeçar nga Wenzhou studion në Universitetin Tshinghua. Por, Xu tani është bashkëthelmeltar i kompanisë Sensetime që ka thithur mbi 10 milionë dollarë amerikanë investime. Sensetime merret me zhvillimin e programeve vizuale kompjuterike. Në vitin 2014, sistemi i tyre për njohjen e fytyrës u testua me një përqindje përpikërie prej 99%, më e lartë si programi Deepface i Facebook-ut(97%), duke fituar shumë kontrata të ndërmarrjeve ndërkombëtare.

Sipas z. Wang Shenglin, drejtor i makerspace, "Beijing Maxpace", tani në Kinë ka afro 40 mijë makerë. Për shumicën e tyre dëshira më e madhe është që një ditë produktet eksperimentale të mund të ndihmojnë më shumë njerëz. Por, ata ndodhen edhe para shumë sfidave si mungesa e investimeve, procedurat e ndërlikuara të regjistrimit etj.

Shumë krijues presin ndihma konkrete dhe ndryshimi po ndodh pasi kryeministri vizitoi Chaihuo Makerspace. Gjatë vizitës, kryeministri Li Keqiang premtoi se do të marrë masa për të inkurajuar inovacionin e të rinjve dhe zhvillimin e mini-firmave. Vetëm një javë më vonë, Li drejtoi një mbledhje për nxitjen e krijimit të makerspace në vend. Për makespace, qeveria do të lehtësojë kriteret e regjistrimit, do t'u japë subvencione për qira, internet dhe shpenzime të tjera infrastrukturore, do të inkurajojnë institucionet financiare t'u japin kredi projekteve të makerëve.

Propozimi i qeverisë qendrore ngjalli një reagim të menjëhershëm. Bashkia e qytetit Shangai deklaroi nisjen e krijimit të 100 studiove me pajisje laboratore tekniko-shkëncore me 100 metra katrore sipërfaqe secila për makerët e këtij qyteti. Ndërsa, një fondacion me kapitale të përbashkëta ndërtoi një qendër financimi me bashkëpunimin e Beijing Maxspace për projektet që kanë vlerë biznesi.

Njëkohësisht, kompanitë e mëdha përbëjnë një grup tjetër që ka interes për të ardhmen e produkteve të makerëve.

Korporata Hai'er krijoi një laborator për makerët ku të ekspozojnë produktet, të shkëmbejnë mendimet si dhe i ka financuar me fonde. Ndërsa, për të tërhequr makerë të talentuar, kompania e suksesshme e kompjuterit, Lenovo nisi një konkurs kombëtar për të gjetur talente, që mund t'i punësojë.

Sipas znj. Xue Jingping, drejtore e shkollës së makerëve pranë Institutit Studimor të Teknologjisë së Përparuar të qytetit Shenzhen-it, sektorët kinezë të prodhimit ndodhen në një rrugë kyçe mes imitimit dhe inovacionit. Makerët, me anën e përdorimit të internetit dhe teknikave të reja identë i kthejnë në vepra konkrete, duke nxitur edhe daljen e gjithnjë e më shumë produkteve. "Kombinimi i internetit me manifakturën tradicionale do të jetë një proces i industrializimit të ri. Në Revolucionin e Katërt Industrial, makerët do të jenë një forcë e spikatur", tha znj. Xue.