">Kujtojmë për të mos harruar, Cao Songqing<IMG border=0 src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Kujtojmë për të mos harruar, Cao Songqing
  2015-04-08 15:50:33

Në programin e sotëm takohemi me inxhinierin kinez Cao Songqing. Ai ishte më i riu në mesin e specialistëve kinezë që punuan në Shqipëri. Ai qëndroi katër vjet në Kombinatin e Çelikut të Elbasanit, në një kohë që marrëdhëniet kino-shqiptare ishin të ngrohta, si dhe përjetoi çastin e tërheqjes së specialistëve dhe prishjen e marrëdhënieve. Tani ai është një pensionit që vijon të kontribuojë në industrinë e çelikut të Kinës. Cao thotë se eksperienca e tij në Shqipëri e ndihmoi atë të rritet.

Dëgjoni tani intervistën e tij dhënë korrespodencës Zhang Zhuo.

Gazetarja: Kur filluat të merrni pjesë në punët për ndërtimin e Kombinatit të Çelikut dhe përse përgjigjeshit?

Cao Songqing: Në Shqipëria më dërgoi Drejtoria Metalurgjike e Shangait. Unë përgjigjesha për makineritë dhe grupi ku merrja pjesë kishte tre specialistë. Por brenda Kinës shumë njerëz na ndihmuan, ndoshta ishin 50 apo 60 veta. Në Shangain e atëhershëm u krijua një grup i ndihmës për Shqipërinë, ku kishte dy degë, një teknikës dhe një e pajisjeve. Unë isha në degën e pajisjeve që përgjigjesha për blerjen e pajisjeve, kërkimin e tyre dhe transportin e pajisjeve në Shqipëri. Nga viti 1972 fillova këtë punë brenda Kinës, ndërsa pas disa vjetësh, isha i qartë për të gjithë të dhënat e pajisjeve. Në vitin 1974, drejtori më tregoi se do të shkoja në Shqipëri. Isha 29 vjeç, shumë i ri. Në atë kohë brenda Kinës katër veta përgjigjën për këtë punë. Kur tre të tjerët mësuan se do të shkoja në Shqipëri më përkrahin pamasë.

Gazetarja: SI u ndjetë kur mësuat do të shkonit në Shqipëri?

Cao Songqing: Në fillim isha i emocionuar. Së pari, në atë kohë shumë pak njerëz dilnin jashtë vendit. Së dyti, isha i ri. Drejtori vendosi që të shkoja unë e kjo tregonte se ai kishte besim. Kisha presion. Kina mësuar se Shqipëria ishte mik i mirë i Kinës dhe isha i gëzuar. Puna ime ishte e gjithanshme dhe kisha mbajtur shumë shënime për pajisjet. Kur mësuan se do të shkoja unë në Shqipëri, shokët e tjerë më dhanë materiale të dobishme.

Gazetarja: Ishit beqar? Si reaguan prindërit tuaj për largimin jashtë vendit?

Cao Songqing: Ata mendonin se ishte një rast shumë i mirë, sepse vendi më kishte ngarkuar një detyrë. Në atë kohë mendimet ishin të thjeshta. Kur zgjidheshe për një punë të tillë ishte si fatndjellës për familjen dhe pohim për rezultatet e punës së mirë. Grupi im i specialistëve kinezë në Shqipëri atëkohë kishte tre veta. Unë përgjigja për pjesët elektrike, një për makineritë dhe tjetër për ndërtim. Ne të tre përgjigjeshim për pajisjet e dy ndërmarrjeve, njëra ishte fabrika e kushinetave dhe tjetra kombinati i çelikut.

Gazetarja: Çfarë vështirësi kishit në fillimin në Shqipëri?

Cao Songqing: Në atë kohë nuk ndjeja ndonjë vështirësi, sepse kishte shumë njerëz që më përkrahnin. Unë mbaja përgjegjësi vetëm për gjendjen e pajisjeve dhe isha i ri, i shkathët dhe punëtor, prandaj puna nuk më dukej e vështirë. Por në atë kohë kishte shumë projekte, prandaj administrimi i palës shqiptare ishte i shumë i ngjeshur dhe shpesh kishte gabime për transportin e pajisjeve. Për shembull pajisjet që duhet të transportoheshin në Durrës, përfundon në Elbasan. Në atë kohë ishte e vështirë t'i kërkojë.

Gazetarja: Jetuat dhe punuat në Shqipëri për katër vjet, çfarë përshtypje keni për Shqipërinë?

Cao Songqing: Në fillim mu duk se Shqipëria ishte e varfër. Kisha shumë raste që shkoja me shërbim jashtë vendit dhe mendova në fillim se ishte vendi më i varfër në Europë. Por në krahasim me Kinën, Shqipëria nuk ishte e varfër. Për shembull fshatarët kineze punonin nëpër ara pa çizme, por fshatarët shqiptarë kishin çizme. Nga qershori i vitit 1974 deri në gushtin e vitit 1978 qëndrova në Shqipëri. Gjatë kësaj periudhë, marrëdhëniet midis nesh dhe shqiptarëve ishin shumë miqësore. Për shkak të qëndrimit të gjatë aty mund të flisnim pak shqip. Kur kishte divergjenca për punën, ne mund të shkëmbenim sinqerisht mendime dhe mund t'i zgjidhnim ato në fund. Gjendja në përgjithësi ishte e mirë.

Gazetarja: Çfarë detaje ju vijnë ndërmend nga jeta në Shqipëri?

Cao Songqing: Ka pasur disa episode interesante. Në Shqipëri çdo ditë hanim mish pule që importohej nga Hungaria. Në fillim nuk kishte kuzhinier kinez, ndaj ai shqiptar vetëm sa e piqte pulën dhe ne shtonim pak kripë pasi nuk ishim mësuar. Më vonë specialistë u shtuan ndaj dhe u dërguan kuzhinierë kinezë u dërguan. Por në oborrin e specialistëve kishte shumë njerëz nga krahina të ndryshme të Kinës dhe kuzhinierët poashtu ishin nga krahina të ndryshme. Për të pasuruar menynë, mbollëm shumë zarzavate. Kinezë nga veriu përgatisnin ushqime me zarzavate të zonës së tyre dhe ata nga jugu gjithashtu. Një herë kuzhinier nga veriu i Kinës nuk e dinte një lloj zarzavate që quhet Candou, dhe në fund ai përgatiti Candou me gjithë lëkurë, doli diçka shumë interesante.

Gazetarja: Për shkak të ndryshimit të marrëdhënieve midis Kinës e Shqipërisë, të gjithë specialistët duhet të largoheshin. Si e kujtoni largimin?

Cao Songqing: Koha që qëndrova në Shqipëri ishte e gjatë. Në mbarë Drejtorinë e Metalurgjisë, vetëm tre ose katër veta ishin në një pozicion me mua. Unë përgjigjesh për ndërtimin. Kur arrita në Elbasan, zona e fabrikës ishte një tokë bosh. Projekti kishte dy pjesë. Kur mbaroi pjesa e parë qëndrova katër vjet, prandaj mendova se duhet të kthehesha. Por drejtori më kërkoi që të qëndroja, sepse në pjesën e dytë të projektit kishte punë që lidheshin me pajisjet. Ai shpresonte se njerëzit që e njihnin punën me detaje mund të vazhdonin punën. Por ndërsa diskutonin për unë, erdhi njoftimi i ambasadës së Kinës për t'u tërhequr.

Gazetarja: Ishit pjesë e grupit të fundit të specialistëve që u tërhoqën nga Shqipëria. Sa kohë u desh për t'u larguar dhe si ishte gjendja?

Cao Songqing: Tërheqja kërkonte disa muaj. U shqetësuam pasi kushtet e punës dhe të jetës do të ndryshonin dhe ishim në tension. Por shqetësimet tonë ishin të panevojshme. Të gjithë ishin si në të kaluarën. Furnizimet e hotelit për ne nuk ndryshoi. Kuzhina ishte e pasur. Deri në kohën e largimit, nuk kishte njerëz që na vinin në vështirësi. Kur u larguam nga hoteli, shumë kamerierë qanin. Kaluam disa vite dhe kishim lidhur miqësi. Ishim të gjithë teknikë. Kur u tërhoqëm nga Shqipëria, të gjitha qytetarët na përshëndetën. Kur kaluam nëpër oborrin e hotelit, kamerierët na përshëndetën me dorë, përkthyesit shqiptarë gjithashtu na përshëndetën. Nuk kishte shumë njerëz në rrugë. Shqipëria kishte vetëm dy milionë banorë. Elbasani është një qytet me dhjetëra e mijëra njerëz. Por kur panë nisjen e makinave tona, të gjitha qytetarët dolën jashtë në rrugë për të na përcjellë e përshëndetur me dorë. Kjo ishte një eksperiencë e çmuar dhe e vërtetë. Isha në grupin e fundit të specialistëve kinezë në Elbasan. Ishim dhjetëra kinezë aty, kishte avionë që u prodhuan nga ish-Bashkimi Sovjetik. Nuk ndodhi asgjë, edhe avionët u larguan me qetësi nga Shqipëria.

Gazetarja: Ju edhe sot mbani një medalje të dhanë nga qeveria shqiptare?

Cao Songqing: Qëndrova për një kohë të gjatë dhe më dhanë një medalje pune si dhe fletë lavdërimi të firmosur nga udhëheqësit e asaj kohë. Medalja ime është prej bronzi. Niveli i parë është medalja e arit, i dyti i argjendit. Kjo tregon miqësinë dhe besim tek unë. (Çang Çuo)