">Skulptori Chen Xiulin në Ekspozitën Botërore Milano<IMG border=0 src=" /mmsource/images/2004/06/29/litsen1.gif">
Skulptori Chen Xiulin në Ekspozitën Botërore Milano
  2015-03-26 14:46:48

Kur ishte 20 vjeçar Chen Xiulin pilotoi me avion në disa zona të Kinës, por ai nuk e kishte menduar kurrë se përveç pasionit për fluturimin në rradhët e Ushtrisë Çlirimtare Popullore, jeta e tij do të lidhej ngushtë me skulpturën.

78 vjeçari i lindur në Weifang të provincës Shandong, punon natë e ditë për të përfunduar setin e skulpturave prej bronxi, të cilat do të ekspozohen në Ekspozitën Botërore të Milanos 2015, në maj të këtij viti. Vepra e tij në skulpturë paraqet shkëmbimet tregtare dhe ato kulturore midis Kinës dhe vendeve të tjera nga kalonte rruga e lashtë e mëndafshit.

Ansambli skulpturor me një lartësi 170 metra përmban 23 statuja dhe do të niset drejt Italisë këto ditë për tu vendosur në pavionin kino-italian të një dege të ekspozitës, që është hapur në Venecia, thotë drejtori ekzekutiv i Shoqatës kineze të arteve, Lu Yintao. Krahas kësaj vepre do të paraqiten në ekspozitë dhe vepra të tjera të skulptorit Chen të punuara në gurë, ndër to dhe 500 dishepujt e Budës.

Lidhur me punimet në skulpturë të Chen-it, kuratori Lu thotë se skulpturat e dishepujve kanë përmasa të përsosura dhe shprehjet e portreteve në gur duken si të gjalla.


NGA Chinadaily [foto  nga Ju Chuanjiang/ Asianewsphoto]

Pjesmarrja e skulptorit kinez Chen në ekspozitën ndërkombëtare është një rast i mirë për njohjen e këtij artisti në nivel ndërkombëtar por edhe për një njohje më të gjerë të kulturës tradicionale kineze.

Profili i Chen Xiulin

I lindur në Weifang, një qendër artizanale e pikturave në gur, Chen që në fëmijëri mrekullohej nga punimet artizanale të krahinës së tij. Pas shërbimit ushtarak në vitin 1961 ani nisi studimet për pikturë dhe skulpturë dhe gjatë kohës së lirë imitonte mijëra modele dhe teknika punësh në skulpturë.

Kur flet për punimet e tij Chen kujton se puna e tij e parë si skulptor ishte një frymëzim nga shokët e tij të ushtrisë, madje kjo vepër qëndron ende e ekspozuar në Muzeun e Aviacionit në Pekin. Kur mbushi 30 vjeç Chen u tërhoq nga ushtria dhe u zhyt në botën e skulpturës.

Në oborrin e banesës së tij studio në Weifang skulptori ka punuar për rreth 30 vjet për kompleksin e statujave të dishepujve të Budës. Me përmasa më të mëdha se ato të zakonshmet statujat paraqesin priftërinjtë budistë të moshave të ndryshme, që nga të rinjtë energjikë deri te pleqtë e moçëm.


NGA Chinadaily [foto  nga Ju Chuanjiang/ Asianewsphoto]

Lidhur me këtë vepët madhore të tij skulptori Chen thotë se është përpjekur ti paraqesë murgjit budistë ndryshe nga tradicionalja dhe këtë e ka realizuar mbështetur në vëzhgimet e tij. Ai tregon se sejcila statujë ka një shprehje të ndryshme fytyre, në qëndrim trupor të ndryshëm, madje dhe një personalitet të ndryshëm.Të parë të gjithë sëbashku këto statuja duket sikur u tregojnë një histori vizitorëve.

Për realizimin e këtij ansambli arkitekturor Chen ka kaluar 2 vjet duke vizituar tempuj budistë në Indi, Nepal dhe në Rajonin Autonom të Tibetit, ku janë ruajtur piktura kushtuar murgjëve budistë. Ai tregon se i janë dashur deri në 2 muaj për realizimin e një statuje të vetme por ndërsa i lindnin ide të reja, ndodhte që skuptori të shpenzonte dhe deri në 2 vjet për një statujë. Përveç njohjes me veprat e arteve figurative kushtuar murgjve budistë, Chen ka studjuar dhe mitologjinë, historinë dhe kulturën që lidhet me budizmin, veçanërisht veprën e Konfucit dhe 72 dishepujve të tij. Pasi mblodhi materialin e nevojshëm kulturor dhe historik Chen nisi punën kolosale të realizimit të këtij ansambli skulpturor, i paji nga lloji i tij në Kinë.


NGA Chinadaily [foto  nga Ju Chuanjiang/ Asianewsphoto]

Për realizimin e kësaj vepre monumentale Chen ngrihet në mëngjes në ora 5.00 dhe punon rreth 12 orë çdo ditë, por gjithmonë i duket se nuk i mjafton koha.

Kultura tradicionale kineze përfshin një sërë virtutesh si toleranca, mirëkuptimi dhe harmonia. Lidhur me këtë skulptori Chen thotë se është përpjekur që nëpërmjet veprave të tij në skulpturë të shprehë ide të nevojshme për botën, në ditët tona. (Eda Merepeza)